TAGS-AT E JAVËS

Forum22 Mars 2024, 21:04

Komisioni i Reformës nuk prodhoi dot ligj të ri por një flirt të ri!

Shkruar nga Mero Baze

Komisioni i Reformës nuk prodhoi dot ligj të ri por një flirt

Reforma elektorale nuk do të ketë asnjë rezultat, por të paktën do të kemi një çift të ri, pa pajë.

Komisioni i Reformës Zgjedhore drejtuar nga bashkëkryetarët Gjiknuri Alibej e mbaroi afatin e tij ligjor dhe politik, pa bërë asgjë. 

Ai komision e konsumoi mandatin e vet politik, jo për të bërë diçka për Reformën në Drejtësi, por për të tërhequr grupin e rithemelimit në dialog dhe për ti bërë partner me socialistët në një marrëveshje të re.

Përmes këtij Komisioni PD dhe Basha nuk arritën dot të marrin konsensus për idetë e tyre për reformën zgjedhore, por ama arritën ti hedhin poshtë gjithë akuzat për bashkëpunim me Ramën dhe PS, pasi jo vetëm që nuk u morën vesh për asgjë, por arritën që gjithë akuzat që u janë bërë atyre për bashkëpunim me Ramën ti transferojnë tek rithemelimi, i cili ka gjashtë muaj që betejë të jetës nuk ka heqjen e Edi Ramës por heqjen e Alibejt nga Komisioni i Reformës zgjedhore.

Pra PD dhe Basha dolën politikisht të pastruar nga ky Komision që nuk funksionoi asnjë ditë dhe provuan se më të gatshëm se ata për pazare me Ramën janë njerëzit e Berishës.

Tani do të rifilloj një episode i ri hipokrit i gjoja reformës zgjedhore që do të përfundoj po pa rezultat. Ku kjo e gjitha të mbaroi, e vetmja gjë e qartë që do kuptohet si sukses do të jetë fakti, që Gaz Bardhi e prishi krushqinë e “Lulzim Bashës me Taulant Ballën” siç akuzon ai dhe e zëvendësoi atë me krushqinë e tij me Damian Gjiknurin.

Reforma elektorale nuk do të ketë asnjë rezultat, por të paktën do të kemi një çift të ri, pa pajë. Dhe ky është iu vetmi sukses i PD së Bashës, që për rezultat të njëjtë me këta të Berishës, pra për dështim të reformës elektorale, PD hoqi njollën e bashkëpunëtorit socialistëve, kurse këta të Berishës po e pranojnë me qejf. Pra bisedimet për reformë prodhuan një flirt të ri politik, në vend të një ligji të ri.

Lini një Përgjigje