Ata nuk dinë të jetojnë kurrë për veten e tyre, ngase jetojnë vetëm për të tjerët, për JETËN, për NJERËZIT, jetojnë për të shkuarën, për të tashmen dhe për të ardhmen….
Thonë se Jorgo Papingji e dha frymën e fundit dhe trupin i’a lëshoi tokës.
Por, më besoni Miq, Poeti nuk ka vdekur! Ai nuk vdes, sepse poetët si Ai nuk dinë të vdesin kurrë… Ose më mirë, le të themi se nuk kanë kohë që të vdesin…
Ngase Poetët e vërtetë si Papingji vijnë në këtë jetë si shërbestarë dhe misionarë të së mirës, të së bukurës…
Ata janë dishepujt e shpresave dhe dashurive të mëdha, por janë edhe mbartësit stoik e të qënësishëm të shqetësimeve e dhimbjeve të mëdha njerëzore.
Ata nuk dinë të jetojnë kurrë për veten e tyre, ngase jetojnë vetëm për të tjerët, për JETËN, për NJERËZIT, jetojnë për të shkuarën, për të tashmen dhe për të ardhmen….
A nuk ka ndodhur kështu edhe me Mjeshtërin e Fjalës së këngëzuar Jorgo Papingji…!?
Nuk ka fëmijë dhe të rritur, grua dhe burrë, gjyshe dhe gjyshër flokëbardhë që të mos e njohin poetin e Fjalës së Këngës.
Ai hyri natyrshëm pa trokitur dhe pa zhurmë në zemrat e të gjithë shqiptarëve, duke zënë vend në çdo sofër familjare.
Sa bukur e jetove JETËN Poet!
Në Vargjet e tua kishte vetëm shpresë, dritë dhe JETË…!
Ndaj edhe ti nuk ke vdekur, sepse nuk dite kurrë të vdesësh…!
Udhëtove pafundësisht në gjithë universin e kësaj bote që të rrethonte, gjithë gazmend, ndaj vazhdo dhe jeto Miku im Poet, ashtu siç vetëm Ti di të Jetosh!
Të më falësh Poet, por zemra nuk më bindet që të nxjerr nga goja fjalën: LAMTUMIRË!
Lini një Përgjigje