TAGS-AT E JAVËS

Forum17 Mars 2024, 16:30

Heroi që i dha jetë UÇK-së; si Vuçiç po kërkon të krijojë një Adem Jashar serb që të ripushtojë sërish Kosovën

Shkruar nga Spartak Ngjela

Heroi që i dha jetë UÇK-së; si Vuçiç po

Vuçiçit gjithçka po i vjen nga marrëzia e humbjes. Dhe, humbja e tij dhe e Serbisë, në raport me shqiptarët, do të vijojë...

Në 7 Mars të këtij viti u mbushën plot 26 vjet nga rënia në luftë e heroit Adem Jashari.

Heroi i dashur i një populli që ka rënë në luftë për lirinë e tij i jep shpirt, frymë, jetë dhe magji kombëtare asaj shoqërie që është çliruar nga robëria e të huajit dhe hasmit të vet.

Një shembull të madh tani shqiptarët kanë Adem Jasharin.

Luftëtarin unik e të madh të Kosovës e të gjithë Shqipërisë e shqiptarëve kudo ku ata ndodhen.

Dhe është kënga e dashurisë kombëtare me titullin Mora Fjal, që tani është kthyer në një hymn kombëtar për trimërinë dhe lirinë e atdheut.

Kjo këngë është një hymn heroik lufte që i ka plotësuar më tej shqiptarëve krenarinë kombëtare, por që i ka bërë edhe më të motivuar për historinë e tyre që tani ka rilindur nga një shtypje e gjatë e pushtuesëve shekullorë të trojeve shqiptare.

Mora fjal

Mora fjal e mora vargun

Mora çarkun

Me i thur kang

Me i thur kang bash legjendarit

Ti këndoj

Ti këndoj Adem Jasharit t'i këndoj...

Kudo e këndojnë shqiptarët këtë këngë, e cila iu fut tmerrin dhe makthin armiqve të popullit shqiptar.

Aq e fuqishme është sa as ligësia e serbit Vuçiç nuk e përmbajti dot veten dhe kërkoi që edhe serbët të kenë një Adem Jashar. Komedi...

Adem Jashari ishte heroi që i dha jetë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe çlirimit të Kosovës nga Serbia, kurse Vuçiç kërkon të krijojë edhe ai një Adem Jashar serb që të ripushtojë sërish Kosovën.

E pra, tani kjo është një komedi që i bën të qeshin shqiptarët, por që tregon se politika aktuale serbe asgjë nuk ka kuptuar ende nga ajo që i ka imponuar forca shqiptare.

Asgjë nuk bën dot.

Vuçiçit gjithçka po i vjen nga marrëzia e humbjes. Dhe, humbja e tij dhe e Serbisë, në raport me shqiptarët, do të vijojë...

Por, a do ta nxjerrë edhe Çamëria Adem Jasharin e vet?

Unë jam i bindur se po... do ta nxjerrë!

hero uck adem jashari serb kosove ripushtim vucic

Lini një Përgjigje