Parësisht nga kjo emrat që mund të vijnë në Shqipëri të blejnë prona në Sazan apo në Pish Poro janë një reklamë e madhe për turizmin shqiptar edhe një ngritje e vlerës së pronave të shqiptarëve.Urrejtja e komunistëve ndaj biznesit nuk sjell zhvillim, por tollona për ushqime.
Në mediat sociale ka plasur një “sulm” pa asnjë analizë reale dhe pa asnjë përfundim ligjor mbi mundësitë e një investimi të kompanisë së Jared Kushner, dhëndri i Presidentit të 45 të SHBA Donald J. Trump.
Ngatërresa të muhabetit të kafes së kooperativës ku diskutoheshin si do vrasin Brezhnjevin apo Ronald Reagan bëhen sot tek “Sofra e Zukut”!
Një urrejtje primitive për një zhvillim ekonomik që përgjan shumë me anekdodën filozofike të lopës.
Kujt nuk i kujtohet po ua tregoj.
Në një fshat del Zoti edhe thërret një nga vëllezërit e shtëpisë edhe i thotë çfarë do, më bëj një kërkesë dhe fshatari i përgjigjet: një lope o Zot të marr qumësht për fëmijët.
Dhe Zoti ia dha.
Me pas shkon komshiu para Zotit dhe ai e pyet njësoj: Çfarë do? Komshiu e pyet çfarë mori ai para meje, Zoti i thotë: mori lope, ti çfarë do. Komshiu i të parit përgjigjet: nuk dua asgjë por merri lopën që i dhe atij para meje.
Të kalojmë tek mundësia e investimit me pak histori.
Për shkak të punës kam qenë pjesë e një grupi që donim të sillnim investitorë të rëndësishëm në Sazan, për t’i dhënë një emër të rëndësishëm Shqipërisë si patentë për turizmin. Kemi bërë fluturime pa fund për të dhënë Sazanin apo Karaburunin me një euro investitorëve italianë, amerikanë apo kujtdo tjetër.
Kemi sjelle grupe pa fund që kanë bërë rilonjicione dhënë udhëtime me helikopter në Sazan apo Karaburun. Arritëm sa te çonin edhe Berlusconin në Sazan për ta parë nga afër. Nga të gjithë e njëjta përgjigje: mungon totalisht infrastruktura dhe ajo më e nevojshmja, uji i pijshëm. Pas kryerjes së studimeve dilnin në perfundim që investimi i infrastrukturës ujësjellësit dhe energjisë elektrike ishte shumë i madh dhe pa ndonje garanci dhe nuk kishte asnjë përftim ekonomik.
Sot pashë gjithologë që komentonin pa parë asnjë projektligj apo VKM. Pa lexuar asnjë projekt, por thjesht si talebanë sulmonin një investim në pritje. Për këdo që do të investojë në Shqipëri do i gjejmë “vegjën” ta sulmojmë politikisht.
Nëse Rama e ka bindur Kushner të investojë me fondin e Arabisë Saudite në Shqiperi është e vetmja lëvizje ekonomike që sjell zhvillim të madh jo vetëm të turizmit por edhe të pronave të shqiptarëve në bregdet, afër apo larg investimit të Kushner.
Kush është familja Kushner
Një nga investitorët më të mëdhenj të real estate në New York edhe në vendet për rreth. Nga një familje me tre breza që investon në ndërtim në SHBA. Kur Jared mori drejtimin e kompanisë ishte me mbi 7 miliard dollarë asete. Jared vetë është një nga iniciatorët dhe udhëheqësi i bisedimeve të nënshkrimit të marrëveshjes së SHBA-Kanada-Meksikë. Është autori i paqes në 2018 në Lindjen e Mesme. Fillimin e zbutjes së marrëdhënieve të vendeve arabe edhe Izraelit që solli edhe njohjen e Kosovës nga Izraeli.
Sot drejton jo vetëm biznesin e familjes të cilin e rriti me shpejtësi para se të zgjidhej këshilltar i administratës Trump por edhe i Affinity partners.
Paska lidhje me Shefqet Kastratin thonë mediat dhe komentatorët e rrjeteve sociale!!!
Po me kë të ketë?! Shefqet Kastrati ka 33 vite biznes dhe ka arritur shumë në biznes, si pak kush. Punëson me mijëra veta dhe bën biznes me xhiro qindra milionë dollarëshe. Edhe nëse e ka bërë të mundur këtë investim të jashtëzakonshëm për Shqipërinë, sikur vetëm për faktin që Shqipëria, pronat e shqiptarëve edhe turizmi shqiptar është në mediat me të rëndësishme të botës ekonomike edhe politike duhet ta nderojmë biznesmenin Shefqet Kastrati.
Por një pjesë e shqiptarëve jetojnë akoma në vitin 1945, atë të tatimeve të jashtëzakonshme, kur biznesi shihej si armik edhe duhej shkatërruar.
Nuk e kuptoj si kërkojnë investime të huaja edhe kur afrohen të investojnë në një vend ku askush nuk ka pasur guxim për shkak të llogarive ekonomike të investojë, komentatorët vullnetarë hidhen edhe e mallkojnë edhe damkosin, njësoj si në mbledhjet e Frontit Demokratik!
Na e morën thone atë që ka 30 vite që çdo qeveri ishte e gatshme ta jepte me një euro, por nuk ka pasur asnjë “guximtar” ta marrë deri tani.
Kështu shqiptarët larguan investitorë në turizëm edhe më parë duke i anetemuar, por edhe investitorë të tjerë në fusha të tjera.
Pamja e zezë e paraqitur për çdo ndryshim edhe pa e lexuar edhe parë ndikimin ekonomik është si tatimet e jashtëzakonshme të 1945 dhe thirrjes: T’i varim në litar sabotatorët.
P.S. pak politike:
Ivanka dhe Jared nuk janë pjesë e fushatës se Trump për 2024 nga dita e parë. Ivanka ka kërkuar që i ati të mos kandidojë dhe ka dalë për dëshmi në një komision partizan në Kongres, ku të gjithë këshilltarët e Trump e refuzuar dhe njeri u dënua me burg për këtë refuzim.
Parësisht nga kjo emrat që mund të vijnë në Shqipëri të blejnë prona në Sazan apo në Pish Poro janë një reklamë e madhe për turizmin shqiptar edhe një ngritje e vlerës së pronave të shqiptarëve.
Urrejtja e komunistëve ndaj biznesit nuk sjell zhvillim, por tollona për ushqime.
Lini një Përgjigje