TAGS-AT E JAVËS

Forum 4 Janar 2026, 14:12

Gruaja, paraja dhe pushteti politik!

Shkruar nga Spartak Ngjela
Gruaja, paraja dhe pushteti politik!
Nicolas Maduro dhe gruaja e tij Cilia Flores

Prandaj nuk jemi larg së vërtetës kur themi që: në këtë qytetërim tre janë magjitë e tij që krijojnë thelbin e jetës qytetare në një shtet gruaja e bukur, arti, paraja

Paraja dhe gruaja janë ende pasionet e burrit, të princit, dhe të mbretit kudo, edhe në këtë qytetërim. Por tani dihet nga historia që këto të tria kanë qenë edhe shkaqet e shumë luftërave për

pushtim, apo për pushtet.

E shihni që, madhështia e gjuhës shqipe, i ka të lidhura këto tri fjalë: pushtet, pushtoj, pushtim, dhe që të tria vijnë nga fjala pushtet? Asnjë gjuhë tjetër në botë nuk është sot në këtë nivel

Dhe na duhet tani të theksojmë që edhe sot, instinkti që sjell dëshirën e sëmurë për pushtet politik, është ende i pranishëm edhe në qytetërimin e modern.

I.

Dje, në shtetin e Venezuelës, presidenti i saj diktator, Nicolas Maduro, u arrestua për 47 sekonda.

Nëpër përcaktimet ndërkombëtare shkruhet;

Maduro gjerësisht ishte konsideruar se ai ka një qeveri autoritare të karakterizuar nga një mashtrim elektoral, nga abuzime me të drejtat e njeriut, korrupsion, dhe krime të tjera kundër rivalëve të tij politik.

Por ky gjest, që erdhi në ditën e tretë të vitit 2026, na flet se viti 2026, mund të sjellë një ekuilibër të fortë midis krimit shtetëror dhe goditjes së tij. Sepse, diktarori si fenomen, ende nuk ka ikur nga jeta jonë shoqërore edhe në qytetërimin e sotëm; por rasti Maduro, i arrestuar si diktator krimesh, mund të jetë nisma e një fenomeni të ri demokratik, sepse shembuj të tillë në historinë antidiktatoriale të këtij qytetërimi kanë qenë gjithmonë në favor të lirisë, demokracisë dhe të drejtave të njeriut.

Të shohim: a do ta përcjellë koha jonë këtë fenomen?

I.

Krimi në shumë shtete të botës, sot drejton jetën kombëtare dhe shtetërore njëherësh.

Por në fakt duhet ta bëjmë ta qartë se ende qytetërimi ynë po drejtohet nga dy pushtete:

Pushteti i parasë dhe Pushteti politik.

Dhe sigurisht që ky është një fenomen i vjetër që ka ardhur bashkë me shtetin dhe ka vijuar deri në ditët tona. .

Ngaqë kjo është në thelb sot ende vet natyra aktuale njerëzore. Sepse, para, është edhe pushteti politik, por para është dhe gruaja e bukur që vërtitet nga vështrimi i saj erorik, te dashuria e saj, nga dashuria e saj, te shtrati i dashurisë në akt, dhe, brenda këtij raporti ajo gjithçka shkon e mbështet te paraja.

Por shpesh, në një rrjedhë të tilla psikologjike ecën edhe krimi, i cili vijon shpesh edhe me vdekjen e atij që ka paratë, por edhe me luftën ku mbështillet edhe pushteti, edhe karriera e komandantit të ushtrisë ose kryetarit të shtetit që po kërkon hegjemoninë e tij. Sepse krimi, duke përjashtuar natyrën e hakmarrjes, është akt që bëhet në funksion të parasë ose pasurisë që në thelb është e njëjta gjë.

Dhe prandaj sot, edhe në  këtë qytetërim ku po jetojmë, thellë-thellë qëndron pyetja: kush po na drejton, krimi apo arsyeja njerëzore?

Cila është primare sot: dëshira kriminale për para, apo dëshira për pushtet?

II.

E pra: kush po na drejton, krimi apo arsyeja njerëzore?

Por na duhet të theksojmë se në përgjigjen e kësaj pyetjeje ka një ngërç që nuk thuhet, sepse krimi është një makth që nuk përmendet hapur në politikë, në shtet, por edhe në konkurrencën që ndodh në dashuri ndaj një gruaje, kur janë në konkurrim dy apo tre bura kundrejt një gruaje shumë të bukur.

Prandaj nuk jemi larg së vërtetës kur themi që: në këtë qytetërim tre janë magjitë e tij që krijojnë thelbin e jetës qytetare në një shtet gruaja e bukur, arti, paraja; dhe pushteti politik si karrierë instiktive, si konkurrencë, por edhe si krim i diktatorit.

Por duhet ta pranojmë që shpesh në trininë gruaja e bukur, paraja dhe pushteti politik, epiqendra e kësaj tresheje të "shenjtë" është gruaja e bukur. E cila shpesh është vetë ajo që, me bukurinë e saj dhe mendjen luçide, ka drejtuar shtete, mbretëri dhe perandori.

III.

Dhe ja, se ku po e drejton jetën e këtij qytetërimi sot gruaja e bukur: te romani në letërsi, te poezia në letërsinë e madhe, te intriga për pushtet, te xhelozia e burrit në një aspekt gjeneral të këtij qytetërimi, te kinemaja ku dominon gruaja e bukur si aktore e madhe e kinematografisë, por, edhe në muzikë, dhe, edhe te kënga e bukur: në skenë e në film, ku gruaja e bukur ka lëshuar magjinë e bukurisë dhe nga ajo janë frymëzuar: shkrimtari, poeti, piktori dhe vetë kompozitori apo dramaturgu me gruan e bukur si aktore magjike, kur këta kanë krijuar në skenë: dramën, tragjedinë, operan dhe filmin e madh në këtë qytetërim -sepse të gjitha këto kanë qenë dhe janë ende thelbi i jetës së zhvilluar edhe në qytetërimin e sotëm.

spartak ngjela maduro pushteti

Lini një Përgjigje