Kjo është pasqyra reale e një qeverie dhe shteti që nuk u shërben qytetarëve të tij por vetëm klienteve të tij politik.
Rritja deri në 30% e siguracioneve të makinave në Shqipëri është një vjedhje e pastër publike ndaj qytetarëve. Eshte një grabitje!
Ky është vendim që godet drejtperdrejtë shumicen e familjeve shqiptare! Është një politikë që fut duart në xhepat dhe kursimet e çdo shqiptari që zotëron një automjet.
Pas deshmive të qytetarve , analizat e tregut dhe raportet zyrtare, rezulton se kjo rritje është e pajustifikuar ekonomikisht dhe rëndon drejtpërdrejt mbi familjet shqiptare, në një kohë kur fuqia blerëse është në rënie dhe kostoja e jetesës në rritje të vazhdueshme.
Ky vendim antipopullor duhet zhbërë me urgjence! Një formë arrogante korrupsioni që të perplaset në fytyre paturpesisht!
Shqipëria keto ditë është e bllokuar nga veriu në jug. Rrugët janë të pamirëmbajtura dhe nuk plotesojnë kushtet e sigurisë së udhetimit . Rruga e Kombit, një nga akset më të rëndësishme kombëtare, u kthye në një kurth për qytetarët për shkak të mungesës së ndërhyrjes së shtetit në kushtet e motit të keq.
Po ashtu, rasti më flagrant ishte rruga nga Ura e Bustricës në Elbasan, ku kilometra të tëra u mbuluan nga ngrica, duke lënë qytetarët në të ftohtë për orë të tëra në pritje. Po kaq e veshtirë ishte gjendja në rrugët e Veriut !
Aksidentet e shumta, shpesh me pasoja fatale, flasin qartë për mungesë totale të shtetit, për indiferencë dhe për mungesën e Policisë së Shtetit në terren.
Ndërkohë, energjia elektrike ndërpritet në qytete dhe fshatra, madje edhe në natën e Vitit të Ri, siç ndodhi në disa zona të Tiranës.
Qyteti më i madh i jugut, Vlora, mbeti për ditë të tëra pa ujë.
Kjo është pasqyra reale e një qeverie dhe shteti që nuk u shërben qytetarëve të tij por vetem klienteve të tij politik!
Mos u merzisni se edhe neper bote keshtu eshte edhe me keq. Marifetet e grabitjes nga shteti, korrupsioni politik, korrupsioni i policise u mesuan mjafte mire prej tyre nga Shqiperia e shih rrushi rrushit e piqet. Grykesia per para e pasuri perhapet si kanceri. Ku dihet kush i zoteron bizneset, kompanite, industrite e bankat e sidomos organizmat me kanceroze Siguracionet. Ne Britani u be sherr i madh kur u shemb muri Berlinit se pse ishte siguruar nga nje kompani Engleze per 100% vjet. Me duket se kishin kaluar vetem 40 vjet e gjermanet kerkuan kethimin e parave mbrapsht. por sipas kushteve nuk ishte parashikuar qe muri do te shembej me qejf te madh e keshtu siguracioni u tha gjermaneve, fuck off. Te bie tjetri poshtersisht ne rrotullame e siguracioni te kerkon prova ose deshmitare. Dishmitar nuk del kush, kamerat e rrotullames nuk punojne e ti duhet te vendosesh kamera ne makine e keshtu kalvari i shpenzimeve e trashja e qafes se Rothschild e Co. dhe mushkonjave e shushunjave te vogla rritet e rritet qe mos u ngopshin.
Paske probleme me te renda se keto tonat.. Ne flasim per sigurimin e makinave ti ja fut me Rothschild..