
Ajo që shoh në komente është kategoria e patronazhisto militantëve që të shqyejnë për Maduron e tyre...por ju këshilloj të mos gëzoheni shumë, se kam merak se do qani brenda korrikut për Maduron e zemrës tuaj të robëruar.
Mund të vjedhësh, mashtrosh e nënshtrosh një popull fukara për një periudhë të caktuar duke blerë me para prona, konçesione dhe servilizëm të pështirë faktorin ndërkombëtar.
Por vjen shpejt dita kur të gjithë e kuptojnë që je një hajdut ordiner dhe fundërrinë e pistë, që ndryshe sillesh me ata që mendon se i ke poshtë vetes, e ndryshe kërkon të dukesh përpara atyre që nuk të pjerdhin dhe nuk të kanë në llogari as si frymor.
Koha e çdo qelbaniku pushtetar e politikani fundërrinë është shumë e shkurtër, edhe pse vuajtjet që mund t’ju shkaktojë qytetarëve të pamundur mund të jenë të mëdha.
Fundi i çdo qelbësire është i njëjtë, pavarësisht vendeve dhe shteteve që drejtojnë, kombësisë dhe gjuhës që flasin; se surratin e kanë të ngjashëm në pështirësinë e tyre të zgërdhyer për t’u dukur sikur qeshin.
Dhe shoh se arrestimi i Maduros nga SHBA po përshëndetet edhe nga “hallexhinjtë” që sonte besoj që nuk do flenë gjumë rehat, duke menduar secili për zullumet e veta dhe duke e menduar veten si Maduro.
Ajo që shoh në komente është kategoria e patronazhisto militantëve që të shqyejnë për Maduron e tyre dhe që në kuptimin e plotë të sotëm mund të quhen pa frikë “skllevër politikë”, të verbuar ndaj Madurës që dashurojmë.
Kjo kategori, për mendimin tim, lind, rrit, ushqen, mbështet, mban mbi shpinë dhe vajton duke shkulur leshtë e kokës për çdo Maduro politik, pavarësisht stilit që “dashurojnë”. Kështu që ju këshilloj të mos gëzoheni shumë, se kam merak se do qani brenda korrikut për Maduron e zemrës tuaj të robëruar.
Me 4 min video kupton qartë pse diktatorët dhe Madurët politikë në çdo cep të globit kanë të njëjtët “idhtarë”, mbështetës e tifozë, që do t’i kishte zili çdo tufë tjetër gjallesash përmbi tokë.
Lini një Përgjigje