TAGS-AT E JAVËS

Forum 4 Janar 2026, 13:58

Aksidentet: Këmbësorë/biçiklistë, kini kujdes!

Shkruar nga Eduard Zaloshnja
Aksidentet: Këmbësorë/biçiklistë, kini kujdes!
Foto ilustruese

Shumica dërrmuese e drejtuesve të mjeteve të përfshirë në aksidente fatale e kanë pasur datëlindjen pas vitit 1990...

Vdekjet e këmbësorëve/biçiklistëve në rrugët e Shqipërisë, fatkeqësisht, filluan edhe për këtë vit…

Në fakt, qysh kur u lejua pronësia private e automjeteve e deri më sot, rreth gjysma e viktimave të aksidenteve rrugore në Shqipëri kanë qenë këmbësorë/biçiklistë. Jo rastësisht, shumica dërrmuese e këtyre viktimave e kanë pasur datëlindjen para vitit 1991, kohë kur fare pak automjete lëviznin nëpër rrugët e Shqipërisë. Atëherë, lëvizja në këmbë ose me biçikletë nëpër rrugë ishte vërtet e parrezikshme (vetëm 4 vdekje rrugore u shënuan gjithsej në vitin 1990!).

Nga ana tjetër, shumica dërrmuese e drejtuesve të mjeteve të përfshirë në aksidente fatale e kanë pasur datëlindjen pas vitit 1990. Pra statistikisht, kemi të bëjmë me një fenomen brezash, të rinjtë në timon kanë vrarë këmbësorë/biçiklistë të moshuar.

Të rinjtë në timon duhen disiplinuar, të moshuarit në këmbë apo biçikleta duhen edukuar!

Lini një Përgjigje