TAGS-AT E JAVËS

Forum10 Prill 2025, 16:30

George Bush, SPAK dhe lajmi...

Shkruar nga Klodian Tomorri
George Bush, SPAK dhe lajmi...
Bledar Maksuti dhe Olsi Dado në Kushtetuese

Si t’ia shpjegojmë Maksutit të SPAK-ut këtë punë? Që në Amerikë, liria e shtypit mundi dhe sigurinë kombëtare, jo më dosjet e leshit të hajdutëve të qeverisë, që i di gjithë Shqipëria.

Pas sulmeve të 11 shtatorit, qeveria amerikane nisi një program përgjimi masiv të email-eve të popullatës me qëllim për të parandaluar aktet e mundshme terroriste, përpara se të ndodhnin. Programi sekret, praktikisht, kishte vënë në përgjim të gjithë popullin amerikan.

Një burim anonim nga brenda administratës informon dy gazetarë të New York Times-it. Pasi u vuri në dispozicion të gjitha materialet, gazetarët nisën të bënin shkrimin.

Por përgjimi merrte vesh në kohë reale se çfarë bëhej kudo, përfshirë edhe lajmet që përgatiteshin në redaksitë e lajmeve. Dy gazetarët u thirrën me urgjencë në Shtëpinë e Bardhë për takim me Presidentin.

George Bush u tha tekstualisht: “Unë nuk ju ndaloj dot të publikoni lajmin, se ne jemi një vend me shtyp të lirë. Por po jua kërkoj si qytetar amerikan dhe si prind: ju lutem, mos e publikoni, se dëmi që bëhet është shumë i madh. SHBA-të do të jenë të ekspozuara keq ndaj akteve terroriste”.

Mirëpo gazetarët nuk po bindeshin. “Në rregull, – u thotë Bush, – nëse e publikoni, në sulmin e ardhshëm terrorist, kur të vriten amerikanë, do vini të uleni të dy në krahun tim, do dalim para kamerave dhe t’ua shpjegoni ju familjeve të tyre se pse u vranë.”

Si përfundim, shkrimi nuk u botua. Por njëri prej gazetarëve nuk ndihej rehat me faktin. Nuk zgjati shumë dhe ai la punën në New York Times. Pasi doli gazetar i pavarur, shkroi një libër me të cilin bëri publik skandalin e përgjimeve masive.

Tani, si t’ia shpjegojmë Maksutit të SPAK-ut këtë punë? Që në Amerikë, liria e shtypit mundi dhe sigurinë kombëtare, jo më dosjet e leshit të hajdutëve të qeverisë, që i di gjithë Shqipëria.

Seriozisht e keni ju që do bllokoni lajmin? Po këtë s’e lë në këmbë asnjë gjykatë e të drejtave të njeriut në botë.

Lini një Përgjigje