Përtej sloganit të gjithë të barabartë para ligjit, ‘Peshqit e Mëdhenj’ i mbron ligji...
SPAK-u është bërë përrallë... Ose prokurorët nuk janë për këtë punë, ose kanë marrë përsipër ca punë të liga, për të ngatërruar edhe më keq gjithë punët për të cilat fshatarët i paguajnë.
Peshqit e mëdhenj, ose i këpusin grepat, ose sapo “theren” pak, hanë karremin dhe ja mbathin për në ujërat më të thella, ku kërkojnë drejtësi, si specie të kërcënuara.
Të tërë synojnë të shpëtojnë kokën.
Edhe vetë SPAK-u, ka dikë mbi kokë.
Babloku mban shënime në bllok, si dikur Ilir Meta në bllokun e famshëm, ku në një rresht nënvizonte përfitim 700 mijë euro për një tender. U rri mbi kokë, me “grep” në njërën dorë e me ushqim në dorën tjetër, edhe SPAK-ut, edhe Peshqve, pasi ashtu i kanë përshtatur edhe ligjet, në dakortësi edhe me Sali Berishën. SPAK-u nuk ka të drejtë, as të përdorë grepa të mëdhenj për Peshq të mëdhenj, as të kapë më shumë se duan këta, duke dëmtuar detin e korrupsionit të Mafies.
Peshqit e Mëdhenj nuk duhen shqetësuar.
Ujërat e Inceneratorëve, Dosjes McGonigal, investitorëve strategjikë, vjedhjes së fondeve të BE-së për bujqësinë, Qeverisë dhe Politikës, nuk mund t’u kapen ‘Peshqit e mëdhenj’, pa votimin e Parlamentit, ku Babloku i ka në rresht për një, për çdo vendim.
Pra, me evidenca të studiuara, i trajton Peshqit e qeverisë dhe pushtetit, sipas rrezikut që idiotët e tij, kanë rënë viktima të grykësisë, apo mangësive mendore.
Përtej sloganit të gjithë të barabartë para ligjit, ‘Peshqit e Mëdhenj’ i mbron ligji.
Prandaj edhe shohim prej shumë vitesh komedinë me Peshqit e Mëdhenj të korrupsionit dhe grepat e vegjël të SPAK-ut e pastaj, e flemë mendjen, ç’të bëjmë, ky paska qenë fati i madh i ‘Peshqve të mëdhenj’, kanë mik kryeministrin!/Pamfleti
Lini një Përgjigje