A do të lajthisë Kryeministri aq shumë sa të kërkojë edhe jetën e ish-bashkëpunëtorit të vet të ngushtë, në këmbim të mbylljes së dosjes?
Është plotësisht e paprecedent mënyra sesi po trajtohet rasti i ish-zv Kryeministrit, Arben Ahmetaj. I lidhur me skandalin e inceneratoreve, edhe pse ashiqare ai është vetëm një pjesëz e vogël e pazëllit të kësaj vjedhjeje, një nga më të mëdhatë në vend, për Arben Ahmetajn ka dalë urdhri i arrestit dhe pas mos gjetjes në Shqipëri, është shpallur në kërkim.
Por a e plotëson kjo panoramën dhe a janë këto masa që vërtetojnë që SPAK po e kryen detyrën siç duhet?
Përgjigja është "jo"!
Sepse për herë të parë në historinë e drejtësisë, në rastin e Arben Ahmetajt, po hetohet personi dhe jo çështja. Madje mund të thuhet se po përndiqet personi i dyshuar dhe aspak çështja. Sado që bëhet fjalë për një mega- skandal në të cilin fajtorët kanë emër, fytyrë e madje edhe adresa, sado që për të njëjtët inceneratorë ka njerëz që kanë firmosur dhe dokumentet janë aty, SPAK vazhdon kërkon gjurmën, edhe pse ujkun e ka përpara...
Askush nuk po merret me protagonistët e vërtetë.
I famshmi SPAK, përtej spektaklit me kërkesa për heqje imuniteti të ish-ministrit, përtej urdhrit të arrestit apo shpalljes në kërkim, nuk po kryen procedurat siç ligjet e drejtësisë e kërkojnë. SPAK nuk po heton çështjen, por individin.
Dhe ky, përveçse skandal, është një precedent i rrezikshëm.
Por, ndoshta do t'i gjendej dermani sikur problemi të ishte vetëm ky.
Rasti i Arben Ahmetajt ka tronditur thellësisht themelet e kësaj qeverie. Presioni nga lart që Beni të mbyllë gojën është shumë i fortë. Zërat nëpër korridoret e Kryeministrisë thonë se ish-zëvendësi i Ramës ka ikur bashkë me dosje pikante dhe mesazhet që ka dhënë kanë qenë të qarta.
Një grup kriminal i strukturuar është ngritur posaçërisht për këtë rast dhe të njëjtat zëra thonë se Arben Ahmetajt i rrezikohet edhe jeta.
Ky grup, i drejtuar nga vetë Edi Rama ka vetëm një mision: t’i mbyllë gojën ish-ministrit dhe çështjes t'i vihet kapaku. Kjo është arsyeja që pak ditë më parë është larguar nga Shqipëria edhe bashkëjetuesja e Arben Ahmetajt. Me fëmijën në krah, ajo ka i ka vënë çelësin shtëpisë dhe është larguar për të shpëtuar jetën e për të qenë pranë partnerit të saj.
Ndërkohë në Tiranë, me të tillë presion, Edi Rama, i tërbuar tashmë, po u jep mesazhe të vetëve.
Loja është e qartë: kur i bëhet një gjueti e tillë Arben Ahmetajt, të cilit deri më sot nuk i ka dalë asnjë provë bindëse apo e pakundërshtueshme për lidhjen e tij të drejtpërdrejtë me inceneratoret, merret me mend se ç'mund të ndodhë me ata që firmat i kanë e zeza mbi të bardhë në këtë mega vjedhje.
Sidoqoftë, ky është menaxhim i brendshëm dhe Babloku e ka provuar që është shumë i zoti të hedhë në zjarr për së gjalli bashkëpunëtorët e vet.
Aktualisht halli është tek Arben Ahmetaj dhe ato çfarë ai di.
A do të lajthisë Kryeministri aq shumë sa të kërkojë edhe jetën e ish-bashkëpunëtorit të vet të ngushtë, në këmbim të mbylljes së dosjes?/Pamfleti
Lini një Përgjigje