Frida, Olta e Belinda, shihen si Perëndesha mistike të kësaj qeverie që jeton nëpër skutat e çdo hajdutërie: Preke njërin, dhimbjen e ndjejnë të gjithë...
Frida Krifca krekoset si Monika Kryemadhi majë koshave me plehra, jo se është ministre, por se flokët që ja ka shprishur BE-ja kur e zuri duke vjedhur fondet për bujqësinë, ja kreh me kujdes Edi Rama.
Edhe pse përfaqësuesit e Zyrës Europiane Kundër Mashtrimit (OLAF), kanë konstatuar vjedhje të fondeve IPARD nga Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural (AZHBR), vazhdon cicëron nga kafazi i Qeverisë.
Frida Krifca, Olta Xhaçka e Belinda Balluku, shihen si Perëndeshat e mistikës së kësaj qeverie që jeton nëpër skutat e çdo hajdutërie dhe shpirtrat e çdo mrekullie.
Preke njërin, dhimbjen e ndjejnë të gjithë.
Askush nuk e di sa herë kanë dhënë shpirt Fatmir Mediu e Ilir Beqja, Shkëlzen e Sali Berisha, Ilir Meta e Monika Kryemadhi, askush nuk shpjegon pse çdo i shëmtuar për njerëzinë, në balancën mes ndëshkimit dhe shkëlqimit, shfaqet margaritar që të verbon sytë.
Këta edhe brenda nëntë shpirtrave, kanë materie të tjera, që jo SPAK-u, po as vetë Dreqi nuk ua ngordh parazitët që i mbajnë ende me frymë.
As parazitët e Parlamentit nuk ndjejnë rrezik.
Asgjë nuk e marrin seriozisht. Shumë nga pasuritë e çmendura, i kanë vetë deklaruar si lule të këputura diku nëpër livadhin e fshatit, ku më I forti kap më shumë.
Se prodhimeve të fshatit ju mungojnë frutat, ministrja Frida Krifca, u vizatua si “Sorra” që ka kollufitur taksat e europianëve, si hija që fshehet pas Edi Ramës, ose siç flitet në fshat, i ngjitet pushtetit si gjethet në pemë. Po të lexosh me kujdes mes rreshtave të akuzave të forta për shpërdorim fondesh, Drejtori i Agjencisë Shtetërore të Programin Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës Ilir Beqja, është as më pak as më shumë se Wifi në bateri të Krifcës.
Edhe Bablokut, po i hoqe Krifcën, i shkëpute baterinë, i ra linja.
Linjat e hajdutëve janë deformuar shumë, ndaj po përdoren sot alternativa detyruese për tonifikim, për pak jetë në akullnajën që ka ngrirë tepsinë dhe timonin e qeverisë.
Skandalet janë aq shumë, sa po shtyhen rrugës për në SPAK.
Ilir Meta, gati po bën karambole me hajdutët e tjerë, duke vrapuar nga një televizion në tjetrin, batalioni prej afro 500 forcash i inceneratorëve është sëmurë nga “mushkonjat” e SPAK-ut, opozita është traumatizuar duke vrapuar rreth një vule.
Por për sot e kemi merakun tek Luleshrydhja, se po i mbaron sezoni e vitin tjetër parashihet kohë e keqe. Pra, meraku ynë është, po në burg, kush do t’ia krehë flokët Frida Krifcës?!/Pamfleti
Lini një Përgjigje