TAGS-AT E JAVËS

Editorial31 Korrik 2023, 10:10

Klani Mafioz i Edi Ramës më i fuqishmi në Ballkan

Shkruar nga Sokol Pepushaj
Klani Mafioz i Edi Ramës më i fuqishmi në Ballkan
Edi Rama

Qeverisë po i derdhet kupa e krimit e realiteti nuk do as syze, as investigim për të dhënë alarmin, kujdes nga shteti, ruani kokat tuaja...

Njërin nga 4 Klanet mafioze, e drejton vetë kryeministri, flitet gjithandej.

Pra, Babloku është në një lojë të frikshme. Përballë presionit amerikan dhe zemërimit të publikut, po i pret vetë “kokat” e krimit dhe korrupsionit, në njërin nga 4 Klanet Mafioze që drejtojnë 20 familjet e fuqishme kriminale.

Në 10 vjet, ky Klan Mafioz, arriti të renditet nga vendi i katërt në të parin, pasi bleu “lojtarë” yje. Me shefin e FBI-së Charles McGonigal, ish kryeministrin britanik Tony Blair, Fondacionin Soros, agjenturat dhe bizneset ruse, serbe, azere, arabe e kineze, sot Klani Mafioz Rama, është më i fuqishmi në Ballkan.

Veç skandaleve që i plasin si “dinamit” në dorën e çeliktë përditë, ka arritur të grabitë gjithë pasuritë e shqiptarëve dhe të shkatërrojë çdo opozitë politike dhe oponencë mediatike.

Ka tronditur harmoninë e Mafies, Qeverisë dhe Shoqërisë.

I përbetuar, t’i tradhtojë gjithë anëtarët e bandës që drejton, pasi u shtrydh tërë aftësitë që e mbajnë në pushtet, i çon në “gijotinë”, si një Perandor egoist që nuk njeh as pendesë, as ndjesë.

Jeton pushtetin absolut, ku edhe “kokëprerit” janë të lumtur që Babloku nuk u kthen mbrapsht xhepat. Pra nuk i grabitë, siç bënin ata kur e mbanin kokën mbi shpatullat e veta.

Babloku është mafioz katil, mbyll dyert e lajmit dhe hape derën e burgut.

Kokë prerët e Qeverisë, edhe kur dikush u ofron mikrofonin, prekin kokën me dorë, e kanë apo nuk e kanë me vete dhe nuk hapin gojë, se edhe lajmin e vret Babloku.

Ja Taulant Balla, Olta Xhaçka, Belinda Balluku, Niko Peleshi, Delina Ibrahimaj, Frida Krifca, Evis Kushi, Bora Muzhaqi etj., janë apo nuk janë rrugës për në burg e me kokën në gijotinën e Bablokut.

Ujdisja e nevojave të llahtarshme për të shpëtuar lëkurën e vet, të mos ia prekë SPAK-u, ka mahnitur jo vetëm fshatin që i njeh 4 Klanet Mafioze, që kur ambasadori Donald Lu, i nënvizoi me të kuqe, por edhe ndërkombëtarët, prej të cilëve viktimat besojnë t’u gjejnë lirinë.

Edhe arrestimi i personit që akuzohet për një projekt për vrasjen e Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, ngjan si fill i Arianës për hetime të specializuara, pasi grupi mafioz ka lidhje të ngushta me Kryeministrin e Shqipërisë.

Liritë janë vrarë nga Mafia.

Departamenti Amerikan i Shtetit, në raportin për klimën e biznesit, është aq i qartë dhe i ashpër me Shqipërinë. Qeverisë pra, po i derdhet kupa e krimit e realiteti nuk do as syze, as investigim për të dhënë alarmin, kujdes nga shteti, ruani kokat tuaja, Klani Mafioz i Edi Ramës është më i fuqishmi në Ballkan./Pamfleti

klani mafioz i edi ramës ballkani

Lini një Përgjigje