TAGS-AT E JAVËS

Forum28 Shtator 2025, 13:39

Altin, se mos flet ndonjë fjalë për takimin mafia-qeveri në Aruba!

Shkruar nga Myslim Murrizi

Altin, se mos flet ndonjë fjalë për takimin mafia-qeveri në

Për nga rëndësia, takimi në Aruba, mafia-qeveri, në vitin 2019 është i nivelit superior Altin.

Se mos flet ndonjë fjalë për takimin multilateral të Arubas në emër të SPAK-ut, Altin!

Prit njëherë, mos u “nxito” se nuk e ka botuar akoma Rama në fletoren zyrtare, siç botoi shkarkimin e njërit nga Erionat e bashkive.

Ky takim me përfaqësues të qeverisë dhe krerëve të mafias kombëtare e ndërkombëtare ka qenë samiti më i “rëndësishëm” që ka organizuar qeveria Rama prej vitit 2013.

Madje ka qenë një shtyrje e madhe e negociatave me kartelet e Amerikës Latine pas vendimit të qeverisë në 2013 për të mbjellë Shqipërinë kanabis, siç ka deklaruar publikisht ish-zv/kryeministri Ahmetaj.

Për nga rëndësia, takimi në Aruba, mafia-qeveri, në vitin 2019 është i nivelit superior, Altin, ndërsa për nga radha është i dyti pas takimit të parë në Kryeministri në 2017 mes përfaqësuesit të Ndraghetës dhe qeverisë, për të pastruar qindra miliona euro, sipas përgjimeve të antimafias italiane, por që nga një prokuroruc i SPAK-ut u mbajt fshehur ky përgjim për ta patur si “CV” për karrierë.

Fol, Altin, se nuk ke ndonjë ambicie më të madhe seç je për karrierë në profesion, se edhe po ke ëndrra për të zëvendësuar Ols Çelën në mars 2026, është shumë më i vogël ai pozicion sa ky që pate prej 3 vitesh deri në datë 15 dhjetor.

Fol dhe “jepi” rëndësinë e duhur këtij samiti “madhor” në Aruba, se pas këtij samiti qeveria është angazhuar pikë për pikë dhe i ka plotësuar të gjitha angazhimet e saj, duke miratuar leje hotelesh e resortesh brenda në det, madje përballë Italisë, nga inati që italianët i kanë përgjuar.

Për Krifcën, mor Altin dhe për inceneratorin e Tiranës nuk hape gojë, se prokurori që i ka si çështje ka qenë i zënë me montazh fotosh me të ngarkuarën me punë në ambasadën amerikane për t’i treguar dynjasë që Amerika vdes për këtë dhe e do shumë.

Për koncesionet e dializës së Allajbeut dhe të laboratorëve të Karathanasit nuk fole, Altin, se kishe hall mos mërziteshin turqit e Klodit apo grekët e Janit.

Për gjobën 100 milionë euro të Anilës, mor Altin, nuk hape gojë se kishe hallin mos mërzitej Sorrosi që e ka promovuar në politikë.

Për Benet Beçin, Tan Agollin dhe çdo drejtor të këtij niveli ke bërë “mirë” që nuk je marrë, se këta janë hajdutë me bonsens.

Për vilën e Ben Krajës që i vodhën hajdutët në Lalz dhe për tenderin mbi 8 milionë euro që bëri ai në janar 2022 për të “zbukuruar” godinën e SPAK-ut, nuk flet dot, Altin, se ai pa folur ti dhe votoi kundër teje për shefin e BKH-së, le më po të flisje!

Për tenderat e Manastirliut në ministrinë e Shëndetësisë dhe Arsimit, mos fol më, Altin, sa të bëhet kryetare bashkie e pastaj rri pa merak, se i rras një denoncim Nesti Angoni dhe e di vetë ti çfarë bëhet.

Për kullat dhe katet pa leje në Tiranë nuk flet, mor Altin, se mërzitet e gjithë politika dhe bordi financiar në Dubai, Holandë e Spanjë.

Për gjyqet ku janë vrarë njerëz nga babëzia për të vjedhur “mirë”, ben që i zvarrit 3 vjet, se në fund të fundit të vdekurit nuk ankohen dot më, dhe me nge e kanë, presin sa të mbarojë udhëtimet i akuzuari.

Vetëm për autokombajer Bektashin, prof. Edvin Priftin dhe denoncimet e Nesti Angonit keni qenë në gadishmëri totale.

Aaa, se desh harrova, Altin!

Se mos neglizhon ndonjë denoncim të Nesti Angonit pa filluar hetime, se kush e duron Nestin, të këput një bursë për “specializim” Nesti jashtë Shqipërisë e kur të kthehesh mbas 2-3 vitesh mund të të emërojnë “kolegët” e Nestit në KLP në Kukës ose Gjirokastër, pastaj do të kërkojnë të rihapësh dosjen e vrasjes së italianit dje në Tepelenë, pastaj do gjesh belan me italianët.

Të përshëndes, Altin, dhe mos e prish hiç terezinë, por shih punën tënde dhe sa të jetë Irena aty, që ka hallin e dënimit të vet në Greqi, bëj çfarë ke qejf deri në 15.

spak qeveria myslim murrizi

1 Komente

  1. M
    M

    Murriz e ke emrin e Murriz je. Bravo.

    Lini një Përgjigje