
Javën që vjen fillon përçarja dhe sherri për drejtimin e protestës. Ata që po synojnë të përfitojnë nga turma sapo kanë filluar luftën e bërrylave...
90% e protestuesve, komentuesve dhe analistëve kanë nxjerrë një teori të re: Zvërneci nuk është shkak, por pretekst për t’u revoltuar kundër dyshes Rama-Berisha.
Në thelb, ky është dëmi më i madh që i bëhet luftës kundër establishmentit të vjetër Rama-Berisha.
Për këto arsye, po ju jap disa fakte që hedhin poshtë të dyja teoritë: si atë që Zvërneci është shkaku kryesor, ashtu edhe atë që Zvërneci është thjesht një “sebep”.
1. E para, nëse Zvërneci është shkaku kryesor i urrejtjes kundër Ramës dhe Berishës, po parashtroj disa pyetje për protestuesit:
* Pse për Zvërnecin e Ivanka Trump dhe jo për kullat e mafies në Tiranë?
* Pse për Zvërnecin e Ivanka Trump dhe jo për Bankers-in, që ka 20 vjet me puset e naftës?
* Pse për Zvërnecin e Ivanka Trump dhe jo për Vainën dhe Shëngjinin?
* Pse për Zvërnecin e Ivanka Trump dhe jo për Kodin Zgjedhor?
* Pse për Zvërnecin e Ivanka Trump dhe jo për ushqimet e skaduara në supermarkete?
* Pse për Zvërnecin e Ivanka Trump dhe jo për hidrocentralet greke apo turke?
* Pse për Ivanka Trump dhe jo për Damir Fazlliçin?
* Pse për amerikanen Ivanka Trump dhe jo për grekun Gjikuria?
* Pse kundër amerikanëve në Zvërnec dhe jo kundër firmës greke që fitoi portin e Durrësit?
A mendoni se është rastësi që protestohet kundër kërkesave amerikane?
* Rebelimi i vitit 1997 filloi pas kërkesave amerikane.
* Rebelimi kundër armëve kimike filloi kundër kërkesës amerikane.
* Rebelimi kundër Zvërnecit është kundër kërkesës amerikane.
Tri herë jemi rebeluar ne shqiptarët, çuditërisht kundër kërkesave amerikane, dhe po aq çuditërisht, të tri rebelimet janë mbështetur nga Athina.
2. E dyta, për ata që thonë se Zvërneci është sebep, por në thelb bëhet fjalë për urrejtjen ndaj Rama-Berishës.
Nëse vërtet është kështu, atëherë ky është shërbimi më i mirë që i bëhet dyshes Rama-Berisha. Duke zgjedhur kauzën e gabuar, nuk bëhet gjë tjetër veçse forcohet pushteti i kësaj dysheje.
A e dini çfarë do të ndodhë pas kësaj?
Javën që vjen fillon përçarja dhe sherri për drejtimin e protestës. Ata që po synojnë të përfitojnë nga turma sapo kanë filluar luftën e bërrylave.
Së shpejti do të zihen me njëri-tjetrin për mikrofonin, se kush do të flasë në bulevard.
Mos harroni: shumica e atyre që drejtojnë sot protestat kundër Ivankës janë po ata që vitin e kaluar festuan fitoren e babait të saj.
Këta trumpistët e Tiranës, sapo të mbyllet protesta, do të bëjnë sikur nuk kanë qenë aty dhe do t’ia shtrëngojnë duart ambasadorit të ri amerikan në festën e 4 Korrikut.
Por një pyetje kisha për ta:
A do ta vazhdoni protestën kundër Ramës dhe Berishës nëse Ivanka Trump tërhiqet nga projekti?
Kam frikë se ata nuk e dinë sa shumë u trishtua Beogradi kur Kushner dhe Ivanka u tërhoqën nga projekti prej 4.5 miliardë eurosh në Serbi.
Dhe, për ta mbyllur, për ata që ëndërrojnë, por gabojnë në luftën kundër Ramës dhe Berishës, kam pyetjen e fundit:
Nëse sot shpallen zgjedhjet e parakohshme, a e dini çfarë ndodh dhe kush parti fiton?
Po nëse ata të dy frikësohen dhe ndryshojnë ligjin, duke e bërë pragun elektoral për partitë e reja 10%?
A e dini kush forcohet pas zgjedhjeve?
o plere qe brackollis se te kam patur dhe komshi....rendesi ka RAMA nBURG BERISHA nBURG ....ESHTE ME KUPTIM PLOTE dhe me e gjere se sa personale eshte thebesore SISTEMI TE NGRITUR PREJ TYRE......ta kesh te qarte zgjedhjet e parakoheshme nuk mund te behen te drejta NEN KTE QEVERI dhe OPOZITE qe Q.....bashke si dashnoret e ksaj katraure dhe DEMOKRACISE HIBRITE qe kjo dyshe ka ndertuar....kta skan ndermend te ndryshojne regullat e lojes pa te cilat dalin te humbur....behet fjale per nje revolucion demokratin ne themel....me regulla te ndryshuara ne theb per te miren e DEMOKRACISE dhe shendetit KOMBETAR....sigurisht me kto regulla ku penalltine e gjuajn kta se topi eshte i tyre dhe albiter jane vet dhe penalltin e japin per te fituat vetem kta...i gjith kombi eshte i humbur pa filluar ndeshja...ska ZGJEDHJE TE LIRA DHE TE DREJTA pa hequr AJDUTET DHE DEFORMUSIT E VOTES SE LIRE PD PS .......cna derdellit me tumnaja dhe pyetje tumuse qe perhapin mjergull dhe KUSH FLET KERSHNIKU LILIPUT keshtu te quante KUMBARI SALI ty qe u aratise pasi ta futen i grusht dhe ti nxine turinjt kur e pane qe doje ti merje taven ne CADREN E OPOZIES FALCO ne bashkepunim me pushtetin TEATER QE VAZDON DERI SOT...a te kujtohet dhe nje fjale thot me rih se te sherbej dhe leh SI QENUSH me mire se para se te me riheje...behesh sherbetor ME BESNIK pasi te nxijne turinjt....ne teatrin e perbasket per te mashtruar kombin ne CADREN PERPARA KRYEMINISTRISE....dhe dicka tjeter ky KOMB ESHTE MIK I AMERIKANEVE dhe qe KOSOVA sdo egzistonte pa mbeshtetjen e tyre jan MIQ te USA....IVANKA te vije si investitore ka perparsine si mike AMERIKANE me transparence AMERIKANE SHQIPTARE BASHKE .....protesta seshte kunder IVANKES dhe tinzarisht nen rogos te duket si ANTIAMERIKANE ....JO ASPAK eshte e qarte RAMA nBURG BERISHA nBURG....SI MINUES DEMOKRACIE ne kombin e tyre demi me i madh qe mund ti besh nje kombi te vuajtur dhe vjedhur nga kjo dyshe ..... ndertimi i nje DEMOKRACIE HIBRITE kastile si rjedhim shteti kthehet ne nje lecke e lehte par ta pecare dhe grabitur....ajo qe ka ndodhur 35 vjet dhe po vazdon akoma....shume e thjesht njezit e thjesht nuk duan me qe kjo te vazhdoj ky eshte qellimi dhe kane gjetur fajtoret e kesaj katrahure fiks fare....RAMA nBURG BERISHA nBURG....ti QENUSH lehes i aratisur...beju pjesmares i protestave ne gjermani DHE NA E DOKUMTO qe te fillosh te jesh i besushem se nuk je shtojse dhe ish bashkpuntor minister drejtesie i saliut dhe ktyre PLERAVE KOMUNISTO MAFIOZE TE TIRANES....