TAGS-AT E JAVËS

Forum 3 Qershor 2026, 17:43

Dialogu, Liria Fetare dhe Kohezioni Shoqëror

Shkruar nga Pamfleti
Dialogu, Liria Fetare dhe Kohezioni Shoqëror
Skënder Asani

Kryetari Qendrës për Trashëgimi Shpirtërore e Kulturore, Prof. Dr. Skënder Asani, zhvilloi një takim me përfaqësues të Ambasadës së SHBA-së në Shkup, ku u diskutua për dialogun ndërkulturor e ndërfetar, lirinë fetare, trashëgiminë kulturore dhe forcimin e vlerave demokratike në shoqëri.

Prof. Dr. Skënder Asani, kryetar i Qendrës për Trashëgimi Shpirtërore e Kulturore, zhvilloi sot një takim pune me z. Andrew Kovtun, këshilltar politik, dhe z. Adrian Ismaili, analist politik në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup.

Takimi u zhvillua në një atmosferë të hapur, konstruktive dhe bashkëpunuese, ku u diskutuan një sërë temash me interes të përbashkët që lidhen me zhvillimet shoqërore, kulturore dhe demokratike në vend. Vëmendje e veçantë iu kushtua konceptit të ndërtimit të një shoqërie parandaluese, të mbështetur në dialogun ndërkulturor dhe forcimin e mekanizmave që promovojnë stabilitetin dhe kohezionin shoqëror.

Gjatë diskutimeve u theksua edhe rëndësia e ruajtjes, studimit dhe promovimit të trashëgimisë shpirtërore e kulturore si një vlerë universale që shërben si urë komunikimi ndërmjet kulturave dhe si bazë për mirëkuptimin e ndërsjellë. Në këtë kontekst, u nënvizua roli i institucioneve shkencore dhe kulturore në dokumentimin, hulumtimin dhe afirmimin e trashëgimisë historike e kulturore.

Një nga temat qendrore të takimit ishte liria fetare dhe rëndësia e saj në konsolidimin e shoqërive demokratike. Bashkëbiseduesit vlerësuan se respektimi i të drejtave dhe lirive fetare përbën një nga shtyllat themelore të demokracive bashkëkohore dhe një parakusht të domosdoshëm për ruajtjen e harmonisë ndërmjet komuniteteve të ndryshme.

Po ashtu, u diskutuan sfidat dhe mundësitë që lidhen me avancimin e dialogut ndërfetar, promovimin e tolerancës dhe kultivimin e kulturës së paqes, si elemente thelbësore për forcimin e besimit publik dhe zhvillimin e proceseve demokratike.

skender asani liria fetare dialogu kohezioni shoqeror

1 Komente

  1. G
    Gjergji

    Ne Shqiperi terrorizmi islamik e ka devijuar besimin Islam shqiptare,nga del dialogu,liria,toleranca ketu

    Lini një Përgjigje

    Forum