TAGS-AT E JAVËS

Forum 2 Qershor 2026, 09:05

10 pyetje për protestuesit e Zvërnecit

Shkruar nga Kreshnik Spahiu
10 pyetje për protestuesit e Zvërnecit
Kreshnik Spahiu

Për këtë arsye kam disa pyetje për patriotët e Zvërnecit...

Protesta e Zvërnecit mund të ketë 100 motive, por vetëm patriotike nuk është, sepse ajo mbështetet zyrtarisht nga Athina.

Dje po lexoja të gjitha mediat e huaja dhe ato kishin një titull të ngjashëm: “Mijëra protestues shqiptar kundër familjes Trump”.

Po a ja vlen të protestohet kundër Donald Trump?

Pa dyshim që po. Ka 1000 arsye të jesh kundër Trump, por ju për Zvërnecin.

Në 36 vite, qeveritë shqiptare, përfshirë dhe Ramën, kanë qenë pengesë për investimet e huaja në bregdet dhe ky është investimi i parë serioz i një korporate ndërkombëtare.

A ju kujtohet si e rrahën libanezin mafia shqiptare për ta larguar nga Gjiri i Lalzit?

A ju kujtohet si e vrau mafia gjyqtarin Skerdi Konomi për pronat në bregdet?

A ju kujtohet si e përzunë me dhunë kompaninë franceze Club Med në gjirin e Kakomesë, duke paguar 30 fshatarë me kazma dhe lopata?

Sa herë shfaqet një investim i huaj në bregdet, gjithmonë ndodh një rebelim i paguar nga mafia apo shërbimet inteligjente anti-shqiptare.

Për këtë arsye kam disa pyetje për patriotët e Zvërnecit:

Pse nuk protestuat kur deti Jon ju fal 6 milje Greqisë?

Pse nuk protestuat kur Porto Romano ju shit për 1 euro Serbisë dhe serbit Damir Fazlliç?

Pse nuk protestuat kur porti i Durrësit ju shit Arabisë?

Pse nuk protestuat kur mjedisi u shkatërrua në Palasë?

Pse nuk protestuat kur investimet greke betonuan Dhërmiun dhe Drimadhën?

Pse nuk protestuat kur mafia shkatërroi gjithë shtëpitë e pushimit të kohës së Enverit?

Pse nuk protestuat kur mafia preu gjithë pishat e Gjirit të Lalzit?

Pse nuk protestuat për 200 pallatet që po ndërtohen në Qerret dhe po pritet çdo pemë?

Pse nuk protestuat për rosat e Shëngjinit apo zogjtë e Ksamilit kur bandat shqiptare ndërtuan pa kriter dhe pa leje ndërtimi?

Pse nuk protestuat për Marinën e Vlorës?

Përgjigjja është e thjeshtë: “Ata nuk ishin amerikanë si në Zvërnec.”

Protesta në shesh është shumë e bukur, vetëm sepse ajo nuk drejtohet nga Berisha, por edhe pse është në derën e qeverisë.

Edi Rama duhet larguar nga pushteti, por jo për Zvërnecin. Nëse ai do tërhiqej nga leja për investime në Zvërnec, ai do ishte tradhtar i interesave kombëtare dhe do bënte lojë anti-amerikane.

Resorti i projektuar nga Ivanka Trump dhe Kushner duhet përfunduar me çdo çmim, sepse përfitimet e Shqipërisë janë strategjike, ekonomike dhe gjeopolitike.

A e keni parë bregdetin turk? 90% janë investitorë gjermanë, rusë, amerikanë, francezë etj.

A i keni parë ishujt e Greqisë dhe investimet e huaja?

A e keni parë bregun francez apo spanjoll?

85% e ishullit Mallorca është blerë nga gjermanët dhe anglezët, madje nuk flitet spanjisht?

I gjithë bregu i Mesdheut dhe turizmi janë zhvilluar nga investimet e huaja dhe jo vendase.

Injoranca shqiptare ka arritur në ato nivele sa mund t’i manipulosh duke i thënë që të gjitha tokat e Zvërnecit do merren me karrotrec dhe do transportohen në Izrael.

Fatkeqësisht, turma jo gjithmonë ka të drejtë.

Sidomos ato turma që heshtën kur bregdeti shqiptar iu shit Serbisë, Greqisë, Arabisë dhe u betonua në çdo cep nga mafia shqiptare, e cila pas çdo maune droge që shet, i pastron me hotele. Ata nuk protestuan aspak.

Lexojeni këtë analizë pas 3 muajsh, kur këta protestuesit të jenë duke notuar në plazhet me fekale dhe ujëra të zeza nga Saranda deri në Golem, dhe të kuptoni sa artificial është rebelimi i tyre në mbrojtje të zogjve të Zvërnecit.

10 pyetje protestuesit e zvërnecit

16 Komente

  1. C
    Cxx

    Po mire mor injorant po keto te gjitha jane bere ne kohen e ketij qe i thote vetes se eshte lider botror dhe se shqiperine e trajton sikur e ka pronen e vete e te beje cte doje shume mire bene qe u mgritem dhe me ate qe ke shkruar qenkan ngritur po nuk jepet asgje se palet jane te dy bashke si ps e pd

    1. G
      Gjykatesi

      Kreshnik, ke moral te besh moral? Si cerr i Bamir Topit ne ate periudhe, te kujtojet se cbeje me KLD? Pushimet i beje ne ishujt grek me sherbime te vecanta.

      1. T
        Tony

        Populli nuk eshte ngritur kunder Amerikes por kunder perversit Trump qe po tallet e gjithe bota e vete Amerika. Ne investimin e Zvernecit e Sazanit nuk jane Amerikanet por, birbo dhenrrushi cifut i Trum me parate e Arabeve. Ti o avoqati me nam, meqenese i hyre politikes sigurove Gjermanine e na kakarit qe andej. Ne se do te ishe kaq patriot pse nuk rrije ne Shqiperi ta beje?

        1. M
          Mandi

          Nuk eshte problemi te investimet e huaja por fillimisht duhet te beheshin keto gjera: 1-Te rregjistrohej toka ne shkalle kombetare sipas faktit qe eshte sot, 99% e tokave eshte pa probleme dhe e ka qe ne kohen e turkut, tokat me probleme te kalonin ne nje gjykate te krijuar pasaqerisht dhe te vepronte shpejt. 2-Te percaktohej si prone shteterore e perbashket rera e detit dhe hotelet qe jane shume afer detit te prishen, te tjereve tua qosh shetitoren nje m nga ndertesa e hotelit, dhe te prishen te gjithe pishinat, lokalet provizore etj qe jane ne breg, ne rere te detit dhe rera e detit ti kthehej popullit dhe vendosja e cadrave te ishte pa leke. 3-Te krijohen struktura qe popullit ti jepet leje pa korrupsion per ndertime shtepish,etj. Per nje leje çatie ne Tirane duhet te paguash bakshish me shume se te kushton catia. Te liberalizohen lejet e ndertimit te gjitha deri te hidrocentralet dhe tu jepen bashkive, pasi te vendosen kritere tee mirepercaktuara, te krijohen struktura efikase per dhenien e lejeve te ndertimit etj. Te gjitha jane te mundura por duhet vizion dhe vullnet. Te gjitha keto jane te mundura,

          1. T
            Toni

            Niku nje pyetje kam. Cfare u be me portin e Durresit? Do ishte investim 3 miliard. Ka filluar ne 2021 me fishekzjarre. Di gje cbehet. Na ndrico pak. Po me Kuksin aeroportin? Me djegesit? Bechetin qe nuk merr asnje cent dhe boshatisi arken e Alb kontrollit.....etj etj...njerezit thjesh nuk besojne le dhe kjo eshte arritje.

            1. l
              loni

              u bush kupa! ka gjithmone nje here te pare...

              1. Z
                Zherzhi

                Po si mund te kete moral te dale nje kuqefaqezi si ky te beje moralistin. Ne fillim te flase kur drejtonte ZMQ, me leket e kujt e mbante "Shkoqaten" dhe a i di gje nese ka humbur ndonje fond apo a e kane zkuzuar per ndonje humbje fondesh, perfshire edhe F. Kad....in. Kur ishte n/kr i ish KLD ka marre ndonjehere ndonje dhurate te "VOCKEL" dhe nese po sa here. Kur iku jashte shqiperise me çfare pazari iku dhe sa paguhet andej dhe nga kush ??? Keto kerma vetem ere qelbin..... sepse ketu nuk shtrohet pyetja per investimin (nuk ka njeri te jete kundra) por per menyren si po vepron kryeministri i cili e ka kthyer te gjithe shqiperine ne plaçke dhe e jep si ti doje qejfi vetem per te ndejt ne kolltuk. Ka te beje me menyren si dhe deri ku eshte i perfshire kryeministri, sepse nese eshte çeshtje private çfare dreqin e shqeteson qe perfshihet .... (apo ju hap barku per popullin) le ta zgjidhin vete privatet. Ne momentin qe hyn, perfshihet dhe ben patriotin (maskarain e fundit) atehere eshte brenda duke e njohur sic e njohin te gjithe edhe te vetet per 20 %, ne mos me shume. Protestat shyqyr qe behen ne kete menyre dhe shyqyr qe njerezia te fillojne te ndergjegjesohen, por dalin keta funderrina e kerma sebashku me te gjitha merdiat dhe bejne namin. Pra jane keta dhe merdiat qe e instrumentalizojne dhe duan ta paraqesin si proteste anti-investim, e sikur shqiptaret jane kundra cdo investimi, apo aamerikes etj etj. Jo o kerma, dhe ju te medias bashke me keta, shqiptaret po zgjohen dhe protestojne se u ka ardhe ne maje te hundes trajtimi si lecke dhe vjedhja ashiqare me arrogance. Ju si merdia vazhdoni ti mbani iso qeverise e rames e te gjithe hajduteve, pasi edhe ju me seleksionim i keni investigimet...... jeni ne rrugen e duhur

                1. T
                  Tangula

                  Ti palo Burre,e more meditjen edhe per nje muaj me artikullin gudulise kryeministrin qe te maresh meditjen,ti jep argument per turpin tend, jo info per ne o Mjerani ti.

                  1. G
                    Gimi

                    Shume i sakte ne arsyetim, por ky eshte popull vari lesht, cohet atehere kur nuk dihet te cohet. Mjere ky vend.

                    1. O
                      Oka

                      E drejt kjo qe thua Duhet të bëhet me seaben investimi në Zvërnec për krenarinë kombetare

                      1. X
                        Xon Tironsi

                        Argumentet e artikullit qëndrojnë por Edveri dhe Saluci duhen rrezu....e kane mbush vendin me bangladeshas duke perzon cunat e gocat tona dhe ky mund te jete sebepi.....uroj ta jete kshu! Kishin qenë fare e keqe antishqiptare!

                        1. M
                          M

                          Greqia mundet por ka dicka te vogel. Greqia eshte ne Europe atje ku ne duam te hyjme,me shqetesim kemi me Serbine e Vucicin mikun e kryeministrit. E para kjo klase politike e ketyre 35 viteve na eshte bere mort, me Sali, me Edi, me gjithe lakejt mbrapa pa haruar deputetet si Zeqine, Noka ,Sara, e 130 te tjere te pa njohur. E dyta. Ca u be me perlen e bregdetit Jon per turizmin? Vetem biznes imobiliar me miqte e kryeministrit, asgje turizem i mirefillte si ai qe permend ne Turqi (ti e di mire por po ben lepirjen e rradhes). E treta cilat investime te tjera ? AKSHI ? Tuneli Llogarase ? Inceneratoret? Rruget qe na ikin me nje shi? Porti ? E katerta pse nuk kemi reaguar me pare. Po kemi pase shprese se ky do qe me i mire se Saliu qe shkateroi shtetin por duhej nje kohe ta kuptonim dhe duhet dhe nje kohe qe zullumi te trashet, apo jo? Mbyll gojen se del sherbetor i peshtiree. Hapni syte ne proteste eshte gjithe rinia. Sido qe ta beje eshte e arthmja e saj dhe protesta e tyre mbi te gjitha eshte shpresdhenese dhe e bukur.

                          1. K
                            Kld

                            Ore ke te drejte, por fakti qe keto argumenta i thua tii qe ke qene zv/kryetar i KLD me krijon idene te te pyes, sa mijera euro ke marre per kete shkrim? Sepse ti nuk ben asgje pa leke

                            1. X
                              Xon Tironsi

                              Argumentet e artikullit qëndrojnë por Edveri dhe Saluci duhen rrezu....e kane mbush vendin me bangladeshas duke perzon cunat e gocat tona dhe ky mund te jete sebepi.....uroj ta jete kshu! Kishin qenë fare e keqe antishqiptare!

                              1. pamfleti deri sot ke dukej sikur jeni e vetmja gazete e pavarur... sot e kuptova qe edhe ju jeni te shitur si gjithe mediat dhe gazetat e tjera! po ne tirane greku ishte? un banoj ne norvegji dhe kam ardhur ne atdhe per prostesta. sjam grek por jam mirditor

                                1. s
                                  spajsiu

                                  More kelysh i fshehur i Rames dhe Berishes pretendon te vish e te marresh ndonje pist ku te behesh pasanik oer nje muaj? Ndaj te pelqejne idete e Rames. Dhe kur ai te keputi qzfen edhe ate do ta kritikosh..,, Hajde jeto ne Shqiperi si njeri i zakonshem dhe ta shikosh more i oaudhe se si eshte varferuar populli shwiptar. Si po ikin cdo dite, po mbyllen shkolla, shkaterrohen biznese , shketretohen fshatra dhe qytete, njerzit nuk kane te ardhme

                                  Lini një Përgjigje