
A ka SHBA ndonjë biznes serioz në Shqipëri në këto 34 vite përveç disa OJF, OJQ, SHQRCV, LGBQ që ka ngritur me “kujdes” e majta Amerikane nëpërmjet fëlliqësirës Sorros?
Meqenëse pashë tek portali “PAMFLETI”, që Zj Nancy e ngarkuara me punë si ambasadore e SHBA në Tiranë paska takuar kryeministrin Rama dhe e paska “këshilluar” që qeveria të ketë kujdes me bizneset Kineze.
Po e “ndihmoj” pak Zj Nancy me këtë video të sotme ku vagonët botë të ngarkuar me naftë nga nëntoka Shqiptare “grabitet” çdo ditë nga kompania Kineze BANKERS prej 20 vitesh rresht nga viti 2004 dhe nuk paguan kokërr leku tatim fitimi se del me “humbje” 20 vjet rresht.
Është një gjobë 110 milion euro që guxoi drejtoria rajonale e doganës Fier ta gjobis për kontrabandë, ja “hoqi” ministresha e Ramës me porosi të Ramës.
Një pyetje kam Zj Nancy?
A ka SHBA ndonjë biznes serioz në Shqipëri në këto 34 vite përveç disa OJF, OJQ, SHQRCV, LGBQ që ka ngritur me “kujdes” e majta Amerikane nëpërmjet fëlliqësirës Sorros?
Se naftën e kanë Kinezët, Kurumin, minierat e Kromit, Albtelekomin, kompaninë telefonike Igëll, BKT, Hidroçentralet në Bistrice dhe gjysmën e Portit në Durrës i kanë Turqit, Vodafonin, Alfa Bank, Bankën Greke të Pireut, Sidenorin e kanë Grekët, kompaninë telefonike ONE, OTP BANK, Kompaninë e fluturimeve Wizer e kanë Hungarezët, portin Dubai 2 në Durrës e kanë mare “sheikët” hajdutë të qeverisë nën emrin ALABAR të Arabisë, dhe Grurin për bukë na e sjellin nga Serbia.
Aaa..., se desh harrova që edhe brekë e kanotiere, bluza tuta xhupa këpucë e opinga (atlete) vijnë nga Turqia.
Përveç dy anijeve rrangalle nga Bangladeshi që për dy vjet nuk janë ndezur kurrë por që thonë se kanë “qerasur” Grenellin me 70 milion euro se e dinin që do zëvendësonte Blinkenin, dhe ishullin e Sazanit që donin t’ia jepnin njërit prej dhëndurëve të Presidentit Trump, por që më duket se Trump nuk po e pjerdh shume këtë dhëndëri, a dini gjë ku zj, Nanci se çfarë biznesi kanë amerikanët në Shqipëri?
Nëse quani si biznes vetëm reformën në drejtësi dakord.
Se edhe kjo si njëfarë zyre imobilare po shërben e ndoshta “komisioni” është i mirë dhe ja vlen sa kohë që keni dekoruar e promovuar në kupolën e kësaj drejtësie qelbanikë ish hetues të rrëgjimit fëlliqësirë komunist.
Kur të kesh kohë Zj Nanci deri nga muaji prill dil një xhiro nga BANKERSI dhe do shikosh që i “ke rëne në qafë” kot Ramës për bizneset mafioze Kineze.
Lini një Përgjigje