TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia27 Nëntor 2024, 12:47

Amerika “këshillon” Bablokun: Largo mafiozët kinezë nga “Bankers” dhe nga koncesionet e energjisë

Shkruar nga Pamfleti
Amerika “këshillon” Bablokun: Largo mafiozët kinezë
Edi Rama dhe Nancy VanHorn /

Nuk është rastësore, që të gjitha kompanitë mafioze kineze, të saksionuara e të skeduara nga SHBA, si rrezik për sigurinë në rajon, por të favorizuara me licenca, koncesione e pasuri shtetërore nga Edi Rama, i kanë fijet lidhëse te kompania “Bankers”...

Javën e kaluar, Departamenti Amerikan i Shtetit, nëpërmjet të Ngarkuarës me Punë në Tiranë, Nancy VanHorn, i ka nisur një mesazh kryeministrit Edi Rama, për ndalimin e kompanive ruse e kineze që tentojnë të futen në Shqipëri dhe atyre që qeveria u ka dhënë koncesione.

Dosja “Rama- McGonigal”, zbuloi se kryeministri, kishte dhënë leje për resorte e ferma 100 hektarë buzë detit në Divjakë dhe kontrata koncesionare në naftë e energji, pas pazareve që kishte bërë kundrejt përfitimeve reciproke.

Pozitat e oligarkut rus në Shqipëri kanë humbur, dhe aktualisht nuk ka asnjë kompani ruse në vendin tonë, por nuk përjashtohen mundësitë që kapitalet ruse, të jenë pjesë e fshehtë brenda kompanive të huaja offshore e legale si ONE Albania, Raiffeisen Bank etj.

Ndërsa kompania kineze me biznes legal në Shqipëri është “Bankers”, futur në sektorin dominues të nxjerrjes e eksportit të naftës më 31 maj 2016, kur kinezët e blenë këtë kompani.

Sipas ligjit shqiptar, shit-blerja e koncesionit “Bankers”, duhej miratuar nga parlamenti, siç i është dhënë më 19 qershor 2004, mbasi është sektor strategjik, por nuk u kalua në parlament

E Ngarkuara me Punë e SHBA në Tiranë, Nancy VanHorn, në këshillën që i dha kryeministrit Edi Rama, nuk e përmendi me emër kompaninë “Bankers”, por foli për ndërhyrjen kineze në ekonominë shtetërore e private të Shqipërisë.

Fakti që në Shqipëri është vetëm kompania kineze “Bankers”, këshilla e SHBA ndaj Edi Ramës, është për këtë kompani, sepse SHBA e konsideron rrezik për sigurinë në Rajon, pasi bëhet fjalë për miliarda Euro naftë, që qeveria ia dhuron mafies kineze të lidhur me mafien ruse.

Shqetësimi i SHBA për kapjen e kryeministrit Edi Rama nga mafia kineze, qëndron në faktin, se janë shumë raste të lidhjes së tij me mafiozët kinezë të dënuar me burg e të saksionuar nga SHBA, të cilëve u ka krijuar favore me pasuri e licenca në sektorët strategjik e të sigurisë kombëtare.

SHBA e ka skeduar kreyministrin Edi Rama, kur bëri pazarin me kinezët, për implementimin në Shqipëri të rrjetit “5 G”; dhe financimit e ekspozitës së pikturës në Hong-Kong nga kompania kineze CEFC, të cilës i ka dhënë PPP nafte, gazi energjie, ku drejtor është këshilltari i tij Dorjan Duçka.

SHBA ka skeduar faktin, që Edi Rama miratoi PPP me afat 10 vite, për mbledhjen e detyrimeve tatimore, me fitim 100 milionë Euro, të cilën ia dha kompanisë kineze “M.POS Limited”, në ortakëri me Olsi Ramën e Endri Meksin, por e anuloi pasi SHBA i “tërheqi veshin”.

SHBA ka skeduar rastin, kur Edi Rama miratoi ndërtimin e një parku energjitik mbi 500 ha tokë pronë shteti në Spitallë, duke lidhur kontratë me kompanië mafioze kineze “Zheijang Haiteng Investment Co.Ltd”, madje dërgoi Olsi Ramën paraprakisht në Kinë, për të mbyllur pazarin.

Amerika “këshillon” Bablokun: Largo mafiozët kinezë

SHBA ka skeduar dhe faktin, që gjatë pandemisë “Covid 19”, Edi Rama bëri pazare dhe mori ilegalisht vaksinat kineze “Sinovax”, por dhe vaksinat ruse nëpërmjet Emirateve të Bashkuara, duke qene i vetmi vend anëtar i NATO-s, që lidhi kontrata me kompanitë ruso-kineze.

Nuk është rastësore, që të gjitha kompanitë mafioze kineze, të saksionuara e të skeduara nga SHBA, si rrezik për sigurinë në Shqipëri e Ballkan, por të favorizuara me licenca, koncesione e pasuri shtetërore nga Edi Rama, i kanë fijet lidhëse te kompania “Bankers”.

Për këtë rrjet mafioz kinez, dominues në ekonominë shqiptare të drejtuar nga mafia “Bankers”, ka reaguar e Ngarkuara me Punë e SHBA në Tiranë, Nancy VanHorn, me “këshillën” ndaj kryeministrit Edi Rama për të larguar këtë rrjet nga Shqipëria./Pamfleti

 

bankers amerika babloku këshilla koncensionet e energjisë

Lini një Përgjigje