TAGS-AT E JAVËS

Forum27 Nëntor 2024, 12:18

Lirimi i Berishës nga ‘burgu’ është fitore për çdo demokrat!

Shkruar nga Myslim Murrizi
Lirimi i Berishës nga ‘burgu’ është fitore për
Myslim Murrizi

Të “mërzitur” ose ne dukje si të “gëzuar” janë edhe disa bythec “opozitare” që ëndërronin gjithë natën të qenurit “lider” të opozitës duke cicëruar thashetheme me bythec ambasadash.

Te mërziturit e mëdhenj nga kjo liri mendoj që janë spurdhjakët ambasadorët që na treguan barin nëse nuk ulnim qafen, zagarë të Sorrosit në ambasadën USA dhe tutorë të “drejtësisë” së “re” që dekoruan dhe shpallen si “kampion“ të drejtësisë fëlliqësirat e hetuesit komunistë si Kraja, Dvorani, Sadushi, Panda etj.

Të mërzitur e ne siklet të madh janë “korporata” e rilindjes së Ramës me bandat në çdo cep të Shqipërisë që komunikonin dhe urdhëronin Ramën për listat e deputetëve, për emërime në çdo post shtetëror ku ka tendera, leje apo konçensione dhe komandojnë fëlliqësirat në kupolën drejtuese të policisë nëpërmjet telefonave BQ ( SKAY, ECRO).

Të “mërzitur” ose ne dukje si të “gëzuar” janë edhe disa bythec “opozitare” që ëndërronin gjithë natën të qenurit “lider” të opozitës duke cicëruar thashetheme me bythec ambasadash e duke bërë ndonjë foto me poza duarsh në formë “pjeshkë” me çdo të huaj që rastësisht mund ta takonin në banjot apo korridoret, hollet e hoteleve apo institucioneve ku mund të ishin të ftuar për tjetër punë.

Uroj dhe shpresoj që po sot Gjykata Kushtetuese të prishi mbylljen e 1/3 së listave si pazar antikushtetues te spurdhjakevë të politikës dhe pak a shume bëhemi Republikë Pluraliste në një udhëtim të vështire për t’u bëre më së fundmi  shtet demokratik.

 

lirimi i berishes myslim murrizi

Lini një Përgjigje