
Përmbysje spektakolare në minutat e fundit. Interi ka mposhtur Komon me shifrat 3-2 dhe është kualifikuar në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë.
Skuadra e drejtuar nga Çesk Fabregas befasoi në pjesën e parë të lojës, duke kaluar në avantazh në minutën e 32-të. Martin Baturina finalizoi me saktësi një aksion të ndërtuar mirë, duke mposhtur portierin e Interit.
Skuadra e Kristian Kivu provoi të reagonte, por tentativat e Markus Turam dhe Federiko Dimarkos u ndalën nga mbrojtja kundërshtare dhe portieri Zhan Butez.
Në fillimin e pjesës së dytë, Como dyfishoi epërsinë. Në minutën e 48-të, Lukas Da Kunja shfrytëzoi një asist të Niko Paz dhe shënoi për 0-2, duke vënë në vështirësi serioze zikaltërit.
Interi reagoi dhe arriti të rikthehej në lojë falë një goli në minutën e 69-të. Hakan Çalhanoglu shënoi nga distanca, me një goditje të devijuar që përfundoi në rrjetë, duke ngushtuar diferencën në 1-2.
Zikaltërit shtuan presionin në minutat e mbetura, duke krijuar disa raste të rrezikshme përmes Çalhanoglu dhe Barela, por mbrojtja e Komos dhe portieri Butez arritën të ruanin avantazhin deri në minutën e 86, aty kur pritej të ndodhte mrekullia për ekipin e Fabregas.
Pikërisht në këtë minutë, Interi barazoi rezultatin me Çalhanoglu, ndërsa 3 minuta më vonë, realizoi golin e fitores. Petar Suçiç finalizoi me saktësi një aksion të ndërtuar mirë pas asistit të ‘alhanoglu, duke dërguar topin në këndin e poshtëm të portës.
Në minutat e mbetura, Komo tentoi të reagonte me disa goditje nga këndi, por portieri Josep Martinez u tregua i vëmendshëm dhe ruajti avantazhin.
Në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë, Interi do të ndeshet me fituesin e çiftit Atalanta-Lacio. Ndeshja e parë mes këtyre 2 ekipeve është mbyllur në barazim 2-2.
Lini një Përgjigje