TAGS-AT E JAVËS

Politike2026-07-05 10:10:00

35 ditë protesta, Rama “qetëson” situatën me bonuse për pensionistët dhe rritje pagash

Shkruar nga Pamfleti

Sipas kreut të qeverisë kjo nuk është fushatë, po faktet dhe koha e lançimit të kësaj pakete tregojnë të kundërtën, teksa qeveria është nën presion prej 1 muaji tashmë nga protesatat që kërkojnë dorëheqjen e tij.

35 ditë protesta, Rama “qetëson” situatën me bonuse
Edi Rama

Teksa protestat para Kryeministrisë kanë hyrë në ditën e 35, Edi Rama prezantoi sërish sot paketën e re mbështetëse që, sipas tij është miratuar përmes Aktit Normativ të buxhetit 2026. Gjatë podkastit "Flasim", kreu i qeverisë tha se rritja e ekonomisë përtej parashikimeve ka krijuar mundësinë për financimin e një sërë masash në mbështetje të qytetarëve.

Paketa përfshin bonus për pensionistët, fonde shtesë për medikamentet e pacientëve me kancer, rritje pagash për mjekët e urgjencës, si edhe dyfishim të mbështetjes për personat me aftësi të kufizuar dhe fëmijët me nevoja të veçanta.

Duke u ndalur te bonusi për pensionistët, Rama tha se ai nuk lidhet me ndonjë proces elektoral, por me performancën ekonomike të vendit dhe mënyrën se si qeveria ka zgjedhur të shpërndajë të ardhurat shtesë.

Rama thotë se kjo paketë nuk është fushtë, po faktet dhe koha e lançimit  tregojnë të kundërtën, teksa qeveria është nën presion prej 1 muaji tashmë nga protesatat që kërkojnë dorëheqjen e tij.

"Aprovuam një bonus për pensionistët. Një kujtesë këtu, sepse duhet kujtuar herë pas here ndonjë gjë, edhe pse kujtesa bëhet gjithmonë e më e shkurtër dhe gjithmonë e më shumë janë ata që nuk duan t’ia dinë se nga po vijnë. Por e thotë bukur Çurçilli që “kush harron se nga po vjen, nuk ka idenë se ku po shkon.

Kujtesa është që vjet u tha se bonusi i pranverës për pensionistët, i cili kishte të njëjtën logjikë, pra rritjen e ekonomisë dhe parimin që, në momentin kur ekonomia rritet dhe ne arrijmë t’i plotësojmë ato që kemi parashikuar e na mbetet diçka, ajo që mbetet duhet të ndahet me ata që kanë më shumë nevojë dhe pensionistët janë në radhë të parë ata. “E bënin për fushatë”, thanë. Jo. Ne nuk kemi asnjë fushatë. Fushatën tjetër e kemi në 2029-ën. Kështu që pensionistët morën një tjetër bonus, ku u fut edhe çdo qindarkë e përfituar nga rritja e panatyrshme e çmimit të naftës, si rezultat i krizës së luftës mes Shteteve të Bashkuara, Izraelit dhe Iranit dhe asaj që ndodhi në Ngushticën e Hormuzit.
Pra, ne nuk futëm në buxhet asnjë qindarkë që erdhi më shumë nga taksat mbi naftën, por ua dhamë ato pensionistëve.", tha Rama.

Kryeministri renditi edhe masat e tjera që janë përfshirë në paketën e miratuar, duke veçuar fondet shtesë për trajtimin e pacientëve me kancer, pagat e mjekëve të urgjencës dhe mbështetjen për shtresat në nevojë.

"Po kështu, ne vendosëm në dispozicion të të sëmurëve me kancer 15 milionë euro të tjera për medikamentet e tyre dhe vendosëm po ashtu rritjen e pagave të mjekëve të urgjencës. Heronj të vërtetë!
Vendosëm rritjen e garancisë sovrane për programin kombëtar që fillon së shpejti, të dyfishimit të ndërmarrjeve.Vendosëm dyfishimin e mbështetjes për personat me aftësi të kufizuar.
Vendosëm dyfishimin e mbështetjes për fëmijët me aftësi të veçanta. Kujtoj se vjet, falë edhe një gafe që unë bëra, për të cilën kërkova ndjesë, u bë problem çështja e fëmijëve autikë. Unë u zotova në atë fushatë se do ta dyfishonim mbështetjen për ta dhe e bëmë. Ashtu sikundër u dhamë edhe kujdestarëve të personave me aftësi të kufizuar apo të fëmijëve me aftësi të veçanta një mbështetje që ata e kërkonin prej kohësh, pa llogaritur këtu pastaj edhe pjesët e tjera që shkuan në drejtim të zhvillimit rural dhe të zhvillimit urban.", tha shefi i qeverisë.

Në fund të deklaratës së tij, Rama komentoi edhe protestat që vijojnë prej më shumë se një muaji para zyrës së tij. Ai tha se qeveria po ndjek me vëmendje shqetësimet e qytetarëve që marrin pjesë në tubime, por bëri edhe dallimin mes protestuesve që, sipas tij, kanë shqetësime reale dhe atyre që i cilësoi si përgjegjës për tensionet dhe aktet e dhunës.

"Ky është një kryeshënim që nuk zuri shumë vend, sepse dihet se me çfarë po merret i gjithë sistemi i komunikimit dhe informacionit në Shqipëri. Ndërkohë që, nga ana tjetër, unë jam shumë i vëmendshëm dhe një ekip i tërë po dëgjon me shumë vëmendje gjithçka që duhet dëgjuar nga protesta e bulevardit, e cila ka dy shtresa: “ujin e rrjedhshëm” të të gjithë atyre që dolën sinqerisht dhe që janë sinqerisht të shqetësuar apo që kanë halle reale dhe “koren e zezë” të gjithë dështakë-zemërakëve të ardhur nga të gjitha rrugët e jetës, që kanë krijuar një situatë konvulsive ku janë shfaqur edhe elementët e pashmangshëm të dhunës në këto raste, pasi kur shkon pas Berihait, në fund të del përpara muri.", përfundoi kryeministri.

35 ditë protesta rama “qetëson” situatën me bonuse

5 Komente

  1. l
    lejleku

    Cfare eshte ky kryeminister apo moster! Njeriu mund te vishet e paraqitet si te doje, por nje kryeminister jo. Nje kryeminister ka ca detyrime jo vetem ne politikat qeverisese qe zbaton, por edhe ne sjellje, veshje, deklarata reagime etj. Kurse ky u ben karshillek njerzve te varfer dhe popullit te thjeshte, duke dashur tu thote se une bej si te dua me ju dhe juve jeni sklleverit e mi. Per te nuk ka as protokolle, as sjellje te moderuara per te treguar nje respekt minimal ndaj popullit qe ai po qeveris ( tashme me dhune). Syte e tij tregojne egersi dhe urrejtje per popullin e sidomos per pensionistet me te cilet tallet me ato x-et ne rritjen e pensioneve dhe ato peqindjet fallse te indeksimit. Mund te thote pullikisht e te argumentoje se keto jane mundesite financiare qe ka qeveria, por jo te dali me paraqitje skandaloze neper podkaste e takime ku argumenton veprimet delirante te radhes ne raport me njerzit e ndershem e te thjeshte. Por kete nuk mund ta thote se jane ashiqare veprimet ku parate i dergon tek nje grusht njerzish e sidomos oligarket apo rrethin e tij te ngushte familjar, miqesor e shoqeror. Nuk mund ta thote se ministra e deputete apo dhe drejtor thesari ndertojne vila e pallate me te ardhurat e tyre mujore (pagat). Nuk mund ta thote se pas gjithe atyre genjeshtrave publike per fonde sovrane e naften e Shpiragut do ngninte pensionet, por qe po ndoth e kunderta, pensionistet realisht po i varferon. Nuk mund ta thote se nafta shqiptare vazhdon te vidhet e derohet jashte vendit dhe shqiptaret e paguajne me shtrenjte se Italia etj. Njk mund ta thote se Tirana po betonizohet e kthehet ne geto dhe familjet shqiptare nuk mund te blejne dot nje apartament se keshtu ua do interesi politikes, qeveritareve dhe mafjes se ndertimit ne Shqiperi. Nuk mund tua thote se edhe ne zonat e mbrojtura po ndertohen e do ndertohen vila e pallate dhe nderkohe joshen te huajt ti blejne qe shqiptaret te mbeten pa shtepi e te largohen. Tashme, ne personin e tij po integrohen mire forma me permbajtje , pra politikat antipopullore me pamjen e jashtme te tij. .

    1. A
      Aureli

      KARAGJOZ KRYEMINISTER. KJO NGJYR SYZESH ESHTE E PERSHTATSHME PER KLLOUNET DHE FEMIJET. KY NUK ESHTE NORMAL NGA TRUTE, NJE PSIKOPAT DHE KET SE LUN TOPI. JOOOOO NJE KRYEMINISTER DUHET TE JET SERIOZ EDHE NE VESHJE. KY ESHTE STANDARTI I PERENDIMIT QE NUK E LEJON SHARLATANIZMIN. NDAJ SHKRIHESHIN GAZIT ATA KUR SHIHNIN ED PSIKOPATIN ME ÇITJANE, ATLETE DHE SYZE PING. PSIKOJA I SHQIPNIS ESHTE FIKS PER MBRET I REPUBLIKES LGBT.

      1. d
        doktorri

        Curcilli tha se kush e ka idene nga po vjen nuk din nga po shkon.. Vjen nga nje baba anetare i komitetit qendror nga epoka e komunizmit. Vjen nga nje mama katunare qe punoje ne ministrine e shendetsise jo si profesioniste stomatologe por ne administrate te rregjimit komunist. Ju mbaruat nje shkolle per pikture dhe basketbollist dhe nuk kontribuat ne asgje.Kur filluan proceset demokratike te rrahen deri sa te thyen hunden. Ike ne emigracion dhe nuk punove ne profesionin qe kishe mbaruar,por te premtoje komunisti F.Nano minister kulture. Me vone kryetare bashkie i kryeqytetit dhe tani kryeminister.Tani nuk e ke idene nga po shkon.Po udhehiqesh nga idea e Curcullit. Bravo.

        1. L
          Lamtumire

          Askush nuk i ha me keto perralla ramiste. Une jam e semure me leucemi dhe kam nje .uaj pakurim,pasi mungon ilaci,gjendja po me rendohet,kurse kryeministri thote kemi bere investime ne shendetsi. Ministren se gjen dot,pasi rri jasht shtetit,kurse Rama vazhdon te tregoje perralla...

          1. B
            Bajrami

            Shko pirdhu me gjithe bonuse meshirues! Tall bythen me leket tona e na ben si babaxhan! Syte ju zençin ato qe keni vjedhur e mos e pafshi hajrin me breza!

            Lini një Përgjigje