TAGS-AT E JAVËS

Kronike2025-11-30 21:00:35

Bajri-Lici clash/ The complete file of Fatbardh Lici's murder!

Shkruar nga Pamfleti

Bajri-Lici clash/ The complete file of Fatbardh Lici's murder!

In the heart of Shkodra, where alliances are built overnight and hostilities last for years, a silent but bloody conflict marked the life of an entire city.

The clash between the Bajri group and the Lici family, two well-known names in the underworld, became one of the darkest chapters of criminality in the north of the country.

Contract killings, assassinations, disappearance of evidence, silent witnesses, and an investigation that dragged on endlessly. Seven years... In seven years, the file changed prosecutors, changed direction, changed dynamics, until the investigations were transferred to SPAK.

Investigations that were completed on November 25, 2025 and the file is now expected to go to trial. Defendants: Behar Bajri, Astmer Bilali and Safet Bajri. They are accused of the murder of Fatbardh Lici, Ibrahim Lici's uncle in 2018.

We are reconstructing the conflict step by step. We are entering the file that remained in the drawer for almost a decade. We are analyzing the evidence, the shortcomings, the pressures, the decisions that were made and those that were never made.

We discover how the Bajri - Lici clash shook Shkodra, how it affected security structures, and how it became a clear example of what happens when crime moves faster than justice.

This is a journey into the territory of silence, fear, and invisible agreements.

At the center of this conflict that shook Shkodra, lie broken friendships and complicated betrayals. How Ibrahim Lici's former friendship with Astmer Bilal and Behar Bajri, it seems, turned into hostility. But what was a bond of trust, turned into a game of manipulation. Behar Bajri, with a planned phone call, decided to incite anger between Ibrahim Lici and Astmer Bilal, making sure that every word was heard and misunderstood. Friendship was destroyed, trust was betrayed, and tension grew to an irreversible point. The former clash of friends culminated tragically with the murder of Ibrahim Lici's uncle. This is the story of a conflict that began with proximity and ended with violence.

And all of this seems to have been exploited by someone else for another purpose.

As the Special Prosecution Office emphasizes in the file, the mastermind was Behar Bajri. After all, the murder was planned, prepared and organized by the 3 people under investigation, under the direction of Behar Bajri, for the purpose not only of revenge for the murder of his friend, former police officer Boran Bërçana, but also due to conflicts over possession of the territory between these two families that operate and have activities in the city of Shkodra.

The clashes between the two groups did not arise overnight. They are the fruit of years of organized crime taking root in Shkodra, creating a fragile balance between gangs fighting for territory, drug trafficking, money laundering, debts, and connections to larger criminal structures.

Sipas hetuesve të asaj kohe, përplasja nisi nga një konflikt për zonat e influencës i shoqëruar me ndërhyrje për tregun e paligjshëm të lojërave të fatit.

Një debat, një fyerje, një kërcënim dhe pastaj, armët flasin.

Dhe kur armët flasin në Shkodër, rrallë ndodh të flasin vetëm një herë.

Nga jashtë, dukej sikur policia po lëvizte. Kontrollet shtoheshin, patrullat dukeshin më të shpeshta, ndërsa qendra e Shkodrës kishte më shumë uniforma se zakonisht.

Por brenda skedarëve, gjërat nuk ecnin me të njëjtin ritëm. Hetimet nisnin, por prova mungonin. Kamerat nuk punonin. Dëshmitarët nuk flisnin. Njerëzit kishin frikë. Disa dosje bashkoheshin, disa ndaheshin. Asgjë nuk ishte e qartë.

Dërisa me një vendim për bashkimin e procedimeve penale, të marrë në datë 19 tetor 2018 nga 4 prokurorë të Shkodrës, duke vlerësuar se hetimet kanë të bëjnë me procedime të lidhura, si në raport me viktimat e ngjarjeve, ashtu edhe me autorët e tyre, është vendosur bashkimin e 6 procedimeve në një të vetëm dhe njohjen e akteve të bashkuara si procedimi penal nr. 80 të vitit 2018.

Bëhej fjalë për ngjarjen e datës 13 janar 2018, në lagjen “Partizani”, Shkodër, në vendin e quajtur markata “Rus”. Aty, si pasojë e shpërthimit të lëndës plasëse, janë dëmtuar objekti dy katësh, objektet përreth, automjete, si dhe kanë mbetur të dëmtuar disa persona, e konkretisht shtetasit Lulzim (Ademi) Kulla, Gentian Suça, Ditmir Myftija, Pjetër Arra, Arolta Gjonaj, Rajka Gardaseviç dhe Merita Canaj.

Gjithashtu edhe për vrasjen e shtetasit Mehdi Kavaja, ndodhur në një servis për riparim dyer dhe xhama automjetesh, në lagjen “Sulo Halili”, në Shkodër, më 18 qershor 2018. Ngjarja e datës 15 korrik 2018, kur u vranë Boran Bërçana dhe partnerja e tij Silva Ndoci, brenda automjetit tip “Mercedes Benz” me targë AA 006 НА, e ndodhur në bulevardin “Bujar Bishanaku”, lagjja “Naim Gjylbegu”. Vrasja e Fatbardh Licit e ndodhur më 10 gusht 2018, në lagjen “Guerrile”, Shkodër. Rrëmbimi dhe zhdukja e Agron Mollajt dhe Gëzim Hysajt më 24 gusht të vitit 2018, si dhe vrasja e Arjan Ferracakut më 1 shtator 2018.

Me vendimin për bashkimin e procedimeve penale të marrë në datë 25 tetor 2018 nga Ylli Pjetërnikaj, me detyrë drejtues i Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, duke vlerësuar se hetimet kanë të bëjnë me procedime të lidhura me autorët e tyre dhe me provat dhe shkaqet e ndodhjes së tyre, është vendosur bashkimi i akteve të procedimeve penałe.

Duke vlerësuar se kompetenca lëndore për kryerjen e hetimeve paraprake në lidhje më ketë procedim penal i përkiste ish-Prokurorisë për Krime të Rënda, është vendosur:

Ish-Prokuroria për Krime të Rënda, duke vlerësuar kompetencën e saj për ushtrimin e ndjekjes penale, me urdhër të prokurorit Arenc Çela, pranoi aktet dhe regjistroi procedim penal. Me krijimin e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, mbi bazën e akteve të dërguara nga ish- Prokuroria Për Krimet e Rënda, më datë 20 dhjetor 2019, SPAK ka regjistruar procedimin penal nr. 112 të vitit 2019.

Në kuadër të këtij procedimi penal, Prokuroria e Posaçme ka urdhëruar të regjistrohen në regjistrin e njoftimit të veprave penale, emrat e shtetasve Behar Bajri, Astmer Bilali dhe Safet Bajri, si të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja me paramendim”, në dëm të viktimës Fatbardh Lici, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atij të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Në vijim të hetimeve paraprake, më datë 10 shkurt 2025, Prokuroria e Posaçme ka depozituar në Kryesekretarinë e Gjykatës së Posaçme, kërkesë për caktim mase sigurimi personal ndaj këtyre tre personave.

Nga ana tjetër, avokati mbrojtës i Safet Bajrit dhe Astmer Bilalit, shprehet se për të njëjtën çështje ata janë gjykuar edhe më parë, madje kur ishin 17 persona të akuzuar si grup dhe jo vetëm 4 që janë sot. Ndërsa Gjykata e Lartë e ktheu çështjen për kompetencë në Shkodër me arsyetimin se nuk bëhej fjalë për grup të strukturuar kriminal.

Gjykata e Lartë në vitin 2020, në çështjen e asaj kohe, në kuadër të grupit “Oaz”, e dërgoi çështjen për kompetencë në Shkodër, ku ishin me masë sigurimi 17 persona, mes tyre edhe Safet Bajri, Astmer Bilali dhe Behar Bajri. Në atë çështje objekt hetimi ishin 7 vrasje, 2 zhdukje personash e të tjera vepra penale. Po në kuadër të atij hetimi ishte dhe çështja e Fatbardh Licit. Gjykata e ktheu dosjen në Shkodër me pretendimin se nuk janë grup kriminal por janë fis.

Ky ka qenë edhe thelbi i rekursit në Gjykatën e Lartë, që avokati i ka bërë në muajin prill 2015 vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit. Me argumentimin se:

Ky procedim penal për ngjarjen e vrasjes së shtetasit Fatbardh Lici është regjistruar në qytetin e Shkodrës dhe nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësorë Shkodër janë kryer hetime dhe janë mbledhur prova por pa pasur një autor të identifikuar, kjo Prokurori e ka sjellë çështjen për kompetencë pranë Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kjo e fundit ka regjistruar procedimin penal nr.112 të viti 2019 dhe me të njëjtat prova në dosje për këtë çështje ka regjistruar me datë 09.02.2025 si shtetas që i atribuohet vepra penale shtetasin Safet Rustemi, parashtrojmë përpara kësaj Gjykate faktin se për ngjarje të ngjashme konkretisht për procedimin nr.60\2018 që është përfshirë dhe shtetasi Safet Rustemi si i dyshuar për vepra penale të ndryshme, është vendosur nga Gjykata e Lartë me vendimin e datës 30.04.2020 se Gjykatë kompetente do jetë Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkoder pasi sic është arsyetur dhe nga organi i prokurorisë që kishte paraqitur rekursin nuk ndodhemi përpara një grupi të strukturuar dhe faktin që dy personat e hetuar në këtë gjykim kanë lidhje familjare gjini e afërt nuk i bën ato një grup të strukturuar dhe komunikimet që kanë pasur siç rezultojnë në përgjimet telefonike janë për arsye se janë familjarë me njëri-tjetrin dhe në asnjë moment nuk kanë diskutuar apo planifikuar asnjë vrasje apo vepër tjetër që mund të krijojë dyshime se bëhet fjalë për një grup të strukturuar. Për këtë arsye në këto momente procedural ngremë pretendime mbi kompetencën dhe kërkojmë që çështja të mos hetohet si grup i strukturuar.

Më 21 shkurt 2025, dy ditë pasi ai u shfaq publikisht, RENEA u rikthye sërish, në banesën e Safet Bajrit, ku kishte qenë edhe para 3 ditësh, për të zbatuar një vendim të Gjykatës së Posaçme, që kishte vendosur masën “arrest në burg” për të.

Pasi ishte kontrolluar tri herë nga forcat speciale, që pas vrasjes së katërfishtë, të njohur si “Masakra e Dobraçit”, ishte shoqëruar e lënë i lirë, më 21 shkurt, Safet Bajri hipi në furgonin e RENEA-s, që e shoqëruan deri në Policinë e Tiranës. Këtë herë nuk bëhej fjalë thjeshtë për një shoqërim rutinë e procedurial.

E njëjta masë u ekzekutua në burg edhe për Behar Bajrin e Astmer Bilalin, të arrestuar në shtator të vitit 2023 në kuadër të operacionit “Metamorfoza”. Ata, në bashkëpunim me Safet Bajrin, akuzohen për vrasjen e Fatbardh Licit, ngjarje e ndodhur më 10 gusht të vitit 2018 në lagjen Kiras të Shkodrës, si dhe për grup të strukturuar kriminal. Ndërsa më 24 shkurt, Gjykata e Posaçme u komunikoi të treve të njëjtën masë që kishte dhënë më herët në mungesë.

Për të dytën herë, SPAK konfirmoi zyrtarisht konfliktin mes familjeve Bajri e Lici, duke deklaruar se vrasja e Fatbardh Licit në vitin 2018, ishte kryer nga Behar Bajri, Astmeri Bilali dhe Safet Bajri, si hakmarrje ndaj Ibrahim Licit. Sipas Prokurorisë së Posaçme, vrasja e Fatbardh Licit ishte kryer pasi Behar Bajri i atribuonte Ibrahim Licit vrasjen e të njohurit të tyre, Boran Bërçanës dhe partneres së tij Silvi Ndoci, ngjarje e ndodhur më 15 korrik të vitit 2018.

Avokati i Safet Bajrit, Sokol Tahiraj, shprehet se pas kërkesës për arrestimin e klientit të tij nga SPAK, më 24 gusht 2024, gjatë seancës së masës së sigurisë, mbrojtja ka kërkuar që provat t’u viheshin në dispozicion por nuk u janë dhënë me pretendimin se janë sekret hetimor. Ndërkohë, nga ana tjetër, avokati pretendon se më 24 gusht 2025 është kërkuar zgjatja e hetimeve për të siguruar prova.

Ndërsa më datë 24 shkurt 2025 SPAK kërkon arrestimin e këtyre personave, Safet Bajrit, Astmer Bilalit, Behar Bajrit dhe Eria Ago me pretendimin se kishte zbardhur çështjen e Fatbardh Licit. Sipas SPAK këta ishin personat e dyshuar për këtë ngjarje të datës 10 gusht 2018 në dëm të Fatbardh Licit, ku ngeli i vrarë ky i fundit dhe si motiv ishte konflikti për disa rosa që mendonte Ibrahim Lici që ia kishte vjedhur Astmer Bilali dhe për këtë shkak kishte filluar një konflikt mes tyre. Gjate seancës së asaj date, pra 25 shkurt 2025 provat nuk na u vendosën në dispozicion me pretendimin se janë sekret hetimor. Më 24 gusht 2025 Prokuroria zgjatë hetimet dhe thotë po siguroj provat ndërkohë që kur caktoi masën e sigurimit i kishte provat dhe nuk na i vendosi në dispozicion.

Nga ana tjetër, avokati Sokol Tahirajt, ka paraqitur si argument në rekurs edhe faktin që klienti i tij, Safet Bajri, nuk është pyetur asnjëherë për çështjen në hetim gjatë kohës që mbahej në paraburgim për një tjetër çështje penale.

Pasi jemi njohur me vendimin nr.12 të datës 17 shkurt 2025, të caktuar në mungesë nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e organizuar parashtrojmë përpara kësaj gjykate faktin se sipas akteve dhe provat e cituara në faqen 53 -54 të këtij vendimi ku janë cituat procesverbalet dhe urdhër për regjistrimin e personit, të cilit i atribuohet vepra konkretisht, është cituar si provë “urdhër për regjistrimin e personit që i atribuohet vepra penale”, datë 20.12.2019 ku gjatë kësaj kohe të përfaqësuarit prej meje ndodheshin në ambientet e paraburgimit për një çështje tjetër dhe si ka mundësi që në asnjë moment nuk janë njoftuar apo marrë në pyetje në lidhje me këtë ngjarje por pas 6 viteve, më 5 shkurt 2025 i është regjistruar emri si person autor të kësaj ngjarje pa pasur asnjë prove të re apo të ndryshme nga ato që janë marrë që nga Prokuroria e Rrethit Shkodër. Gjithashtu janë cituar si provë për këtë ngjarje dhe vendim për ndarjen e çështjes datë 5 tetor 2020 nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, veprime këto që deri më sot kanë qenë pa autor, dhe vetëm pas 5 vitesh këto ngjarje nga kjo Prokurori i atribuohen të mbrojturit prej meje.

Pra për herët të dytë, pas operacionit “Metamorfoza” në vitin 2023, SPAK zyrtarizon hasmërinë mes fiseve Bajri e Lici në Shkodër. Përplasja më e madhe mes tyre ndodhi përgjatë vitit 2018. Por kulmoi pasditen e 30 tetorit të vitit 2024, kur u vranë 4 persona, dy prej të cilëve kalimtarë të rastit dhe që SPAK po e heton si vijim të sagës së hakmarrjeve mes dy grupimeve, pa çka se ende nuk ka prova konkrete.

Sokol Tahiraj shprehet se klienti i tij, Safet Bajri nuk rezulton të ketë përdorur asnjë platformë të eknkriptuar, qoftë SKY apo Matrix.

Klienti im nuk rezulton të jetë në aplikacionin SKY apo Matrix apo i lidhur me ndonjë grup tjetër kriminal në këto aplikacione. Safet Bajri në vitin 2010, i dënuar me 25 vite, mori pafajësi kur akuzohej për vrasje. Safet Bajrit në vitin 2020 i pushohen çështjet për vrasje dhe vuajti një pjesë të dënimit që i kishte mbetur pa vuajtur në shtetin belg. U lirua nga drejtësia shqiptare më 23 janar të vitit 2023.

Këto procedime penale bëjnë fjalë për disa vrasje e rrëmbime të kryera, të ndodhura në qytetin e Shkodrës përgjatë vitit 2018, të cilat dyshohet se janë kryer në kuadër të konflikteve të hershme ndërmjet familjeve Bajri dhe Lici.

Konkretisht, në datën 15 korrik 2018, në bulevardin “Bujar Bishanaku”, lagjja “Naim Gjylbegu”, poshtë pallatit nr. 1050, në Shkodër, brenda automjetit tip “Mercedes Benz” me targë AA 006 HA janë gjendur të vrarë me armë zjarri shtetasit Boran Bërçana dhe Silva Ndoci. Ata janë vrarë në kohën që ktheheshin për në banesën e tyre, ku nga pamjet filmike të marra nga vendi i ngjarjes rezulton se vrasja është kryer nga një person, i cili është afruar në momentin që ata kanë parkuar mjetin pranë banesës dhe ka qëlluar në drejtim të tyre me armë zjarri, automatik, duke i’u shkaktuar vdekjen. Pas kryerjes së vrasjes personi është larguar me vrap.

Sipas procesverbalit të këqyrjeve të pamjeve filmike të marra nga vendi i ngjarjes dhe aktit të ekspertimit rezulton se personi i cili ka qëlluar ndaj tyre ka gjatësi 175 – 180 cm dhe për shkak të cilësisë së pamjeve bëhet i pamundur përcaktimi i të dhënave të tjera identifikuese.

Shtetasi Boran Bërçana ka qenë punonjës policie deri disa muaj para ngjarjes. Ai ka qenë njohje e personit nën hetim Behar Bajri dhe të ndjerit Gjin Boriçi. Edhe ky i fundit është vrarë në datën 9 gusht 2020 dhe për këtë vrasje akuzohet ndër të tjera personi nën hetim Behar Bajri, çështje e cila aktualisht është në gjykim pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Në lidhje me vrasjen e shtetasit Boran Bërçana, Behar Bajri kа dyshuar tek shtetasi Ibrahim Lici, djali i shtetasit Mustafa Lici. Për këtë shkak, Behar Bajri në bashkëpunim të veçantë me personat nën hetim Safet Bajri (Rustemi) dhe Astmer Bilali ka organizuar në muajin gusht të vitit 2018 vrasjen e Fatbardh Licit, xhaxhait të Ibrahim Licit.

Vrasja e shtetasit Fatbardh Lici ka ndodhur në datën 10 gusht 2018, ekzekutim i cili është kryer nga personat nën hetim Astmer Bilali dhe Safet Rustemi, ku ekzekutues i drejtpërdrejtë i tij dyshohet të ketë qenë personi nën hetim Astmer Bilali. Personat nën hetim Behar Brajoviq dhe Safet Rustemi provohet të kenë qenë në Tiranë në datën 9 gusht 2018 në shoqërinë e shtetasve Gjin Boriçi, Denis Brajoviq, Arjan Zogaj e Eria Ago, ndërsa personi nën hetim Astmer Bilali ka qenë në Velipojë, Shkodër. Personi nën hetim Safet Rustemi gjatë darkës i ka komunikuar Astmerit që të shkonte në Tiranë dhe ai është nisur nga atje në drejtim të Tiranës. Gjatë kësaj kohe personat nën hetim Behar Brajoviq e Astmer Bilali janë përfshirë në komunikime të vazhdueshme me shtetasin Ibrahim Lici, ku ka pasur debat ndërmjet këtyre të fundit. Kjo pasi shtetasi Ibrahim Lici e ka akuzuar Astmer Bilalin se ka vjedhur rikat e shtetasit Arjan Zogaj.

Behar Bajri, Astmer Bilali, Safet Bajri dhe shtetasi Ibrahim Lici kanë qenë në përgjim për shkak të ngjarjes së ndodhur në korrik 2018, kur u vra Boran Bërçana e partnerja e tij dhe njëkohësisht kanë qenë në përgjim dhe vëzhgim në kuadër të një procedimi penal që po hetohej nga ish-Prokuroria për Krime të Rënda, i dërguar për kompetencë më pas në Shkodër, me nr. 279, viti 2018. Një prej bisedave të përgjuara mes Behar Bajrit dhe Ibrahim Licit, është zhvilluar më 9 gusht 2018. Ata i drejtohen njëri-tjetrit me fjalën “kumar”, duke qenë se Ibrahim Lici ishte kumbari i djalit të Behar Bajrit.

Behar Bajri: O kumar, ma thuj kur ja ka vjedhë Arjanit rikat.

Ibrahim Lici: Këtij ia ka vjedh,… ka kohë, ka kalu një mur nja 10 metra të lartë

a nja njëzet metra, ja ka vjedh rikat Behar….

Ibrahim Lici: E fute intrigën itash. Është 100%, por për me e fut ta thashë mos çaj kryet thuaja dhe Astmerit dhe Arjanit

Behar Bajri: Unë Astmerin nuk e kam shok vlla. Unë me Arjanin jam rrit.

Ibrahim Lici: Po s’ka lidhje s’e ke shok, e fut ti atë, shok apo shok nuk i ke asnjenin ti shok ata dhe njërit dhe tjetrit ja thua ti të dyve.

Behar Bajri: E pyeta a të ka hup noj rike. Po më tha, para nja katër vjetësh.

Ibrahim Lici: Po bravo, njashtu ka qenë.

Behar Bajri: Po jo në shtëpi time po diku tjetër.

Ibrahim Lici: Po ta tijat ça di unë, ka kapërcyer një mur të lartë, ka hek keq me e kapërcy. Dyshonte te Sidriti, jo te Astmeri.

Ibrahim Lici. A e fute vlla lomshin, se lomshe dona. Mos e ça kryt, se lomshe dona.

Ibrahim Lici: Po është gjë e vogël kjo se çfarë po i bën Arjanit se i ka vjedh dy rika, po ulen e po pijnë kafe, se kanë interesa të përbashkëta, s’prishen kollaj.

Behar Bajri: Po për krye të nënës nuk kam punë lomshi…

Ibrahim Lici: Po kanë interesa, nuk prishen për dy rika. Kanë interesa të perbashkëta. I kanë dhënë informacione njëri – tjetrit, njeni ai e tjetri ky janë bo shokë, nuk është se prishen për dy rika, është gjë e vogël.

Behar Bajri: Shokë nuk janë po…

Ibrahim Lici: Janë. Të kam thënë unë ty, të kam thënë kur shkojn njerzit te prifti rrëfehen mekatesh, rrefehen gjithë çfarë ka dhe zënë shok të ri.

Behar Bajri: Jo mor kumar, jo mor kumar.

Ibrahim Lici: E di kumara mirë ku pikon çatia, i njeh kumara carangat dhe mushkonjat, i njeh mirë.

Behar Bajri: S’di gjë në këto punë.

Ibrahim Lici: E çfarë të thotë kumara i ke të sakta.

Behar Bajri: Kurse shoku jot ka qenë gjarpër uji, është bërë gjarpër toke.

Ibrahim Lici: A e di çfarë ka kenë ai. Unë e kam dasht fort prapë.

Behar Bajri: Ka qenë gjarpër uji, është bërë gjarpër toke, i është forcu helmi.

Ibrahim Lici: Gjarpër e kam bërë unë mor kumar. Ai kurrë s’mundet me kafshu mu. Është shumё i vogël. Jo mor kumar, njaq sa të kafshon ty daku, njaty me u prish me ty njaq sa te kafshon ty, ai dhe kushdo në Shkodër.

Ibrahim Lici: Ku kanë me më zanë mu, ah po me m’thirr për kafe nuk i shkoj. A me m’thirr për noj muzikë nuk i shkoj kujt kumara se nuk i dihet.

Behar Bajri: Mos i shko kujt kumar dhe mos ja kthe shpinën Kirasit.

Ibrahim Lici: E nëpër kafe e nëpër shpija nuk i shkoj kujt për kafe, se aty nuk ka gjë në dorë kumara.

Behar Bajri: Jo normal, për mu u bëfsh 100 vjeç kumar.

Ibrahim Lici: Edhe ti për mu se jam kumara i djalit tat.

Behar Bajri: Kam qef me ndje mirë për ty, por janë disa njerëz që janë gjarpër uji bëhen gjarpër toke, u forcohet helmi. Nuk kam gjë tjetër me të thënë o kumar.

Ibrahim Lici: E di mor kumar, po nuk ka brum mor kumar. Duhet me pas n’rrënjë. A ke ni, dardha me ranë nën dardhë, a kupton, a ka helm Bal Bilali. nuk ka ku e merr helmin, ka noj vagabond gjashtëmujor e u rrah me ndonjë boks, me u rrah me ndonjë në grusht mа tepër nuk përbën kush kërcënim për mua kumar.

Behar Bajri: Nuk është shoku im.

Ibrahim Lici: E di sa shok e ke.

Behar Bajri: Jo nuk është shoku im për mu.

Ibrahim Lici: E ke pas nja dy javë apo nja tre javë se ke ardhë me ma lëvdu kumar se ma ke lëvdu pak si tepër.

Behar Bajri: Normale ka qef robi me i dit, kam pas dash me dit disa gjana.

Ibrahim Lici: Ke pas shok disa ditë, se ma ka lëvdu pak si tepër, po tash ka ndërru mendim kumara unë kam pas ndryshu mendim dhe ja kam thënë atë ditë te shpia ime kur të thashë ty me ma thirr. Kam detyrime për ty dhe s’kam keq me ty njatë ja kam kallzu, se ai ka mendu se unë di pak për të, por ka gabu se unë di më shumë për të po ja kam kallzu që s’kam keq me ty, njikaq, pse nuk kam keq. Kam hangër bukë me të. Kam detyrime për të dhe është shumë i vogël me kenë rrezik për mua, për nji këta gjona mos ke ken njëra nga këta trija gjëra do t’ja kisha thënë noj gjë tjetër.

Behar Bajri: … nuk e kam shok.

Ibrahim Lici: Jo mo ishalla nuk ni keq për të, se ndoshta shok nuk e kam, me thënë të drejtën, por detyrime kam pas për të para, mbrapa ishalla nij vetëm mirë, por si i ka hyrë kësaj rruge, rrah një e rrah një tjetër, ka me rënë noj burg.

Behar Bajri: Për mua vlla rrah njerëz lart e poshtë.

Ibrahim Lici: Gjynah se ka hyrë në rrugë të keqe.

Kjo bisedë është zhvilluar një ditë para se të ekzekutohej xhaxhai i Ibrahim Licit, Fatbardh Lici.

Nga biseda vihet re se Behar Bajri kërkon të konfliktojë Astmer Bilalin me Ibrahim Licin. Biseda e zhvilluar ka qenë me zë të lartë, pasi e dëgjojnë dhe të tjerët. Ibrahim Lici e kupton këtë gjë dhe biseda merr tjetër karakter, pasi të dy personat pozicionohen në gjërat që thonë. Gjithashtu, në kontekst të kësaj bisede, Behar Bajri, duket sikur kërkon ta vërë në dijeni për ndonjë gjë që mund të ndodhë pasi e këshillon të mos ia ktheje shpinën lagjes së tij, Kirasit, pasi sipas tij shokët janë forcuar, nuk janë më ata që ka pasë njohur. Në ato komunikime nga ana e Behar Bajrit krijohet konflikt ndërmjet Ibrahimit dhe Astmerit dhe për këtë arsye ky i fundit edhe pse ishte larg, telefonohet nga personi tjetër nën hetim, Safet Rustemi, duke i thënë të shkonte në Tiranë. Pasi ai shkon në Tiranë, ka komunikime të shumta telefonike me tension ndërmjet tij dhe Ibrahimit, për faktin që ky i fundit e kishte akuzuar atë për vjedhjen e rikave të shtetasit Arjan Zogaj.

Në orën 00:57 të datës 10 gusht 2019, pra vetëm disa orë para vrasjes së Fatbardh Licit, Ibrahim Lici, i cili ishte subjekt në përgjim nga Prokuroria, i telefonon Astmer Bilalit.

Astmer Bilali: Ç’a niva punë rikash, diça a ja fusin kot, ç’a është puna?

Ibrahim Lici: Tu nigju jam mor Astmer.

Astmer Bilali: Më duket se nuk ke valë.

Astmer Bilali: Pune rikash, diçka me thanë, punë rikash.

Ibrahim Lici: Kush të tha, cili ja fut kot e po te them vetë?

Astmer Bilali: Njishtu më thanë, diçka niva.

Ibrahim Lici: Më thuaj kush të tha e po të them.

Astmer Bilali: Po Behari më tha mо.

Ibrahim Lici: Beharit po, i kam fol vetë punën e rikave.

Astmer Bilali: Aaa, çfarë është ky muhabet. A i the ti gjë a çfarë?

Ibrahim Lici: Po, unë i kam thënё

Astmeri Bilali: Aaa. E çfarë ishte kjo?

Ibrahim Lici: Si çfarë ishte?

Astmer Bilali: Kjo puna e rikave.

Ibrahim Lici: Puna e rikave, ke marrë do rika në një vend, ke fillu njishtu me rika dhe pastaj nga rikat ke fillu më gjatë…

Astmer Bilali: Po mirë, po çfarë janë kto muhabete.

Astmer Bilali: Për qef…… çfarë don me thënë me këtë muhabet.

Ibrahim Lici: Çfarë ke qef me të thënë unë ty?

Astmer Bilali: Me thënë atë çfarë ke thënë ti, s’po du gjë më tepër.

Ibrahim Lici: Tana, tana me kallzo çfarë ke thënë ti.

Astmer Bilali: Çfarë kam thënë unë…

Ibrahim Lici: Kam thënë pak, kam thënë gjane që si me thanë… me kallzu se kush je ti, jo për më tepër.

Astmer Bilali: Po mirë, arsyet pse?

Ibrahim Lici: Arsyet i ke thënë ti. Ta po t’i them. Hajde takohemi e t’i them arsyet e pa arsyet.

Ibrahim Lici: Jo ishtu në telefon.

Astmer Bilali: Po mirë në rregull.

Astmer Bilali: Po mirë mo hajde se flasim.

Rreth një orë më vonë zhvillohet edhe një tjetër bisedë mes Ibrahim Licit dhe Astmeri Bilalit, por kësaj here disi më e tensionuar.

Astmer Bilali: Po hape atë telefon. Na kena kenë shokë e kena fol me njëri – tjetrin, s’ka lezet.

Ibrahim Lici: O Astmer ta po folim nga afër.

Astmer Bilali: Po mo Ibrahim, po.

Ibrahim Lici: Mos merr në telefon në orën 1 të natës.

Astmer Bilali: Po të marr mo Ibrahim se çfarë janë këto punë rikash.

Ibrahim Lici: O Astmer Bilali! Ta po të sqaroj nga afër, se nuk kam qef me fol në telelefon me ty.

Astmer Bilali: Me fol në telefon me mua se kena pas qenë, si s’po flet në telefon punë rikash, çfarë janë kto gjëra.

Ibrahim Lici: O Astmer! Lëre telefonin o Astmer! Ta po rrimë nga afër e ta po të sqaroj te tana.

Astmer Bilali: Po rrimë, po s’ke si rri me mua Ibrahim me këto gjëra.

Ibrahim Lici: Po ti nuk ke ç’a rrin, se nuk vjen dot te unë.

Ibrahim Lici: Unë me qef duhet me tërheq me trajl e me zinxhirë me ardhë te unë, nuk ke ardhë.

Astmer Bilali: Nuk kam ardhë te ti, s’kam ardhë për punë të tjera. S’kam pas gjë me ty.

Ibrahim Lici: Unë e di pse nuk vjen ti.

Ibrahim Lici: Ta sqarova atë ditë.

Astmer Bilali: Nuk di gjë mo ti o shok.

Astmer Bilali: Nuk e di pse nuk vij te ti.

Ibrahim Lici: O Astmer Bilali, a të them një gjë…… je i vogël o Astmer.

Ibrahim Lici: Kena hëngër buke bashkë

Astmer Bilali: Kena hëngër bukë. Vetëm ti s’duhet me fol jam i vogël, vetem ti s’duhet me fol se ne e njohim shumë njëri – tjetrin, kush jam unë e kush je ti.

Astmer Bilali: Po pra, punë rikash ty nuk të shkon.

Ibrahim Lici: Kush jam unë mo Astmer?

Astmer Bilali: Vetëm ti nuk bën me fol.

Ibrahim Lici: Ti të kesh nder me kë ke nejt mo Astmer e kë ke pas shok.

Astmer Bilali: Ti do të kesh pas ner kë ke pas shok në radhë të parë.

Ibrahim Lici: Dhe të vij turp kë ke shit mo Astmer.

Astmer Bilali: Kë kam shit mo, ç’a po thua?

Ibrahim Lici: E të vi turp për kush je bërë

Astmer Bilali: Çfarë je duke fol mo?

Ibrahim Lici: E në çfarë je shndërru, e kush je bo. Je shumë i vogël.

Astmer Bilali: Çfarë kam bë? Kë kam shit unë mo?

Astmer Bilali: Po s’jam shoku jot unë mo.

Në orët e para të mëngjesit të datës 10 gusht 2018, Safet Rustemi, Astmer Bilali dhe Eria Ago, e dashura e Safet Rustemi janë nisur drejt Shkodrës me dy automjete, një “Benz” me targë AA 989 TE, në përdorim nga Safet Rustemi dhe tjetri “Volkswagen” me targë AA 383 PN, në përdorim nga Denis Brajoviq. Në orën 06:11 ata kanë qenë duke kaluar në Lezhë. Safet Rustemi dhe Astmer Bilali kanë shkuar në Shkodër, ku, ata kanë përdorur një mjet të vjedhur “Benz” ngjyrë gri, me targa AA 760 FX. Janë afruar tek vendi ku ndodhej lokali me qira i Sokol Licit, ku çdo ditë pothuajse në të njëjtën orë shkonte dhe pinte kafen vëllai i tij, viktima Fatbardh Lici, xhaxhai i Ibrahimit. Viktima ka qenë i ulur jashtë lokalit dhe pasi automjeti është afruar pranë tij, nga dera e pasagjerit ka zbritur, dyshohet personi nën hetim Astmer Bilali, i cili ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të tij, duke e lënë atë të vdekur. Më pas mjeti është larguar në drejtim të zonës së Dobraçit, ka hyrë në njërën nga kthesat ku ndodhet lokali i familjes “Bajri” dhe më pas është kthyer duke u larguar dhe mjeti është djegur po në zonën e Dobraçit.

Pasi personat kanë kryer vrasjen, Safet Rustemi ka qëndruar në Shkodër, ndërsa Astmer Bilali është larguar menjëherë për në Tiranë së bashku me Eria Agon. Pasi ka arritur në Tiranë, i ka kërkuar telefonin rojës së parkimit në zonën e ish-kinema “Partizani”, Tiranë dhe ai ka komunikuar me Denis Brajoviqin, ku i ka bërë me dije se automjetin ka lënë tek Pëllumb Gjoka. Ai ka komunikuar edhe me Behar Bajrin, të cilit i ka kërkuar që të zbriste dhe t’i linte çelësat. Më pas ai është larguar në drejtim të Vlorës. Fakti që Astmer Bilali nuk ka përdorur telefonin nga momenti që është larguar nga Tirana deri në kohën kur ai ka loguar në Fier, si dhe largimi i tij i menjëhershëm, tregon që ai ka qenë personi që ka qëlluar me armë zjarri dhe këto veprime janë kryer prej tij në mënyrë që ai të mos kapej nga policia menjëherë pas ngjarjes, për të shmangur konstatimin e gjurmëve të mundshme.

Këto rrethana rezultojnë të provuara nga komunikimet e shumta telefonike të kryera ndërmjet personave nën hetim dhe shtetasit Ibrahim Lici, ditët më para dhe sidomos një natë para ngjarjes, nga komunikimet e kryera nga personi nën hetim Astmer Bilali me shtetasen Eria Ago, si dhe nga tabulatet telefonike, pamjet filmike dhe vendndodhjet e personave nën hetim. Konkretisht, në lidhje me vrasjen e shtetasit Fatbardh Lici, rezulton se në datën 10 gusht 2018 midis orës 07:03 – 07:05 minuta, në lagjen “Guerrile”, Shkodër, është vrarë me armë zjarri shtetasi Fatbardh Lici. Viktima, ditën e ngjarjes, si zakonisht, rreth orës 07:00 ka shkuar në lokalin e quajtur “Ballkan”, i marrë me qira nga shtetasi Sokol Lici. Ai ka parkuar mjetin tip “Audi” me targë AA 881 SE dhe në kohën që ai ka shkuar tek lokali, përballë lokalit ka ndaluar një automjet i markës “Benz”, ngjyrë gri, me targë AA760FX. Nga dera e pasagjerit ka zbritur një person i maskuar, i gjatë rreth 180 cm, i dobët, trup i rregullt sportiv, i maskuar, i veshur me rroba të errëta, me armë zjarri dhe ka hapur zjarr në drejtim të shtetasit Fatbardh Lici, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Më pas autori ka hipur në automjet duke u larguar në drejtim të lagjes “Rus” Automjeti është gjetur i djegur në fshatin Dobraç, rruga “Hykaj”, Njësia Administrative Rrethina, Shkodër.  Ky mjet rezulton të jetë vjedhur në datë 5 dhjetor 2017 në Tiranë.

Nga bisedat e përftuara nga numri i poseduar nga Safet Rustemi, por që në fakt zëri  është i Astmer Bilalit, në orën 07:20, pra rreth 20 minuta pasi është vrarë Fatbardh Lici, zhvillohet një komunikim mes Eria Agos dhe Astmer Bilalit.

Astmer Bilali: A kam harru borsetin tim në Benz aaaaa?

Astmer Bilali: A kam harru borsetin tim te Benzi aaaaa?

Astmer Bilali: Hajde shifna atje. Hajt se po shifena atje.

Gjatë përgjimit të telefonave të personave që ishin subjekte në hetim, Astmer Bilali dhe Behar Bajri rezultojnë të jenë telefonuar edhe nga një person tjetër që i ka vënë në dijeni për vrasjen e Fatbardh Licit. Behar Bajri shpreh habi dhe i thotë që nuk ka si të shkojë, pasi ka fëmijët në spital. Ndërsa kur pyetet nga telefonuesi nëse ka ndonjë ide se kush mund ta ketë bërë vrasjet, Behar Bajri shprehet se nuk e di se kush e ka bërë.

Nga ana tjetër edhe Astmer Bilali, gjatë një telefonate të përgjuar shpreh habi kur personi që komunikon me të e informon për vrasjen e Fatbardh Licit, madje i kërkon që të shkojnë bashkë në varrim. Ndërsa Bilali pas një hezitimi, i thotë që ta presë që të shkojnë bashkë. Megjithatë, sipas dosjes së Prokurorisë, pas këtyre telefonatave, shtetasi Astmer Bilali shkon në qytetin e Vlorës dhe nuk merr pjesë në varrim dhe sipas zakonit nuk i ka shkuar as për ngushëllim familjes Lici, referuar deklarimeve të dhëna nga shtetasi Sokol Lici.

Familjarët e Fatbardh Licit, sipas komunikimeve të rezultuara nga përgjimet, dyshojnë se autorë të mundshëm të vrasjes së Fatbardh Licit janë personat nën hetim.

Shumë prova të rëndësishme të mbledhura gjatë fazës së hetimit nga Prokuroria e Shkodrës, si përgjime telefonike, pamje të kamerave të sigurisë dhe dëshmi të shumta, kanë qenë thelbësore për ngritjen e akuzave ndaj 4 personave që SPAK tashmë do t’i çojë në gjyq për vrasjen e Fatbardh Licit. Në fakt, nuk ka asgjë më shumë dhe as më pak sesa ato prova të akuzës së Shkodrës, por SPAK ka bërë një analizë të tyre, duke i lidhur edhe me dosje të tjera që tashmë janë në gjykim, e tillë si dosja “Metamorfoza”.

Nga të dhënat e siguruara nga aktet që i përkasin procedimit penal nr. 9 të vitit 2023 të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar evidentohet konfikti i ashpër midis familjes “Bajri” dhe familjes “Lici”, ku, në bisedat e kryera në SKY nga personi nën hetim Behar Bajri, me përdorues të tjerë, si Pëllumb Gjoka, Astmer Bilali, etj., personi nën hetim Behari Bajri shprehet se do të marrë hak për vrasjen e Boranit. Target kryesor për t’u vrarë nga grupi i Behar Bajrit është shtetasi Ibrahim Lici dhe pjesëtarë të familjes të tij, pasi këtij të fundit, kuptohet nga bisedat, i atribuohet vrasja e shtetasit Boran Bërçana. Objekt hetimi dhe aktualisht gjykimi i procedimit penal nr. 9 të viti 2023, është edhe gjykimi i akuzës për sigurimin e kushteve dhe mjeteve për të realizuar vrasje në dëm të shtetasit Ibrahim Lici. Personi nën hetim Behar Bajri në ato komunikime shprehet se nuk di kush e ka bërë vrasjen e shtetasit Gjin Boriçi, por “dyshon” tek Licët, si dhe tek persona të tjerë në Laç apo Fushë -Krujë, me qëllim për të shmangur dyshimet ndaj tij. Ndërsa me shtetasin Pëllumb Gjokën shprehet në lidhje me faktin se është mirë që këtë vrasje t’ia atribuojnë Ibrahimit, duke e lidhur vrasjen e Gjinit me dy vjetorin e vrasjes së shtetasit Fatbardh Lici, në një kohë që ai e ka kryer vetë.

Më datë 13 nëntor 2025, Safet Rustemi nëpërmjet mbrojtësit të tij ligjor, ka bërë një per marrjen e akteve hetimore, drejtuar Prokurorisë së Posaçme, si dhe kërkesë për kryerjen e hetimeve shtesë për procedimin penal të vitit 2019. Ndër to, kërkohet edhe marrja e një kampioni të ADN-së së Safet Bajrit, për ta krahasuar me provat e gjetura në vendin e ngjarjes. Gjithashtu kërkohet edhe kryerja e një akti ekspertimi të pamjeve filmike dhe dhënia e përgjigjes nga ana e eksperti nëse rezulton që identifikohet Safet Bajri si person i ndodhur në vendngjarje apo nuk identifikohet dot. Veprime këto që çmohen të rëndësishme nga mbrojtja e pë të sqaruar pozitat e personit nën hetim. Pas kësaj kërkese, më datë 21 nëntor 2025, dy prokuroret e çështjes, Manjola Kajana dhe Elida Kaçkini, i kanë kthyer zyrtarisht përgjigje mbrojtjes së Safet Bajrit. Ato kanë vendosur pranimin e pjesshëm të kërkesës për sa i përket njohjes me aktet e hetimit dhe nuk kanë pranuar pjesën tjetër.

Safet Bajri's ex-girlfriend, who is now accused by SPAK of supporting the perpetrator of the crime, was released by the Special Court of Appeal on November 20, 2025, which changed her security measure from "prison arrest" to "house arrest". Eria Ago was arrested in March 2025 and was held in custody at IVEP Pojska after the Special Prosecution Office suspected her of driving one of the vehicles used in the murder of Fatbardh Lici. Although the 31-year-old has denied SPAK's accusations of her involvement in the incident, her claims have not been taken into account by the Court.

Citizen Eria Ago, who is Safet Rustemi's girlfriend, has stated that during the time the incident occurred, the murder of citizen Fatbardh Lici, she was in Tirana and that she was not in Shkodra. She also states that she has never used the car of citizen Astmer Bilali. However, from the data obtained from the wiretaps and the mobile phone number tables that this citizen had, the opposite results. Therefore, in her testimony Eria Ago is not being honest and there is a suspicion that this citizen is aware of the incident that occurred. The fact that the persons committed the murder is also proven by the denial that citizen Eria Ago had in the statements given, where she did not admit to having used the vehicle of the person under investigation, Safet Rustemi, and stated that she was in Tirana on the day of the incident, while the minutes of the inspection of the fine system prove that she received fines, being in the direction of this vehicle and referring to the communications made, it results that she was together with the persons under investigation in Shkodra.

The Fatbardh Lici murder case is a clear indication of what happens when crime builds stronger foundations than the state. Seven years of investigations seem to finally bring the missing justice. Although the same evidence, the same wiretaps, the same footage and testimony were collected by the Shkodra Police and Prosecution, the fate of this case after 7 years without answers, today is in the hands of SPAK and the Special Court. In Albania, crime often reaches its peak when justice stalls. But it seems that this time, those who dominated the city and challenged the laws will finally be dethroned.

Shkodra continues its life. The streets are the same. The people are the same. But the memories of the years of fear remain like shadows that do not easily disappear.

Because when justice is not found in the file, it must be sought elsewhere.

And sometimes, the truth only comes out when someone dares to search for it to the end./ GjeratTona

Lini një Përgjigje