TAGS-AT E JAVËS

Kronike2025-12-15 15:16:00

Merr flakë makina në Llogara, dyshohet për një viktimë

Shkruar nga Pamfleti
Merr flakë makina në Llogara, dyshohet për një viktimë
Pamje ilustruese

Një automjet tip BMW është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në zonën e Llogarasë.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se drejtuesi i mjetit ka humbur jetën si pasojë e zjarrit, pasi nuk ka arritur të dalë në kohë nga automjeti.

Ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes, ndërsa shërbimet zjarrfikëse dhe forcat e policisë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.

Si pasojë e djegies totale, targa e mjetit nuk ka qenë e identifikueshme.

 

 

Lini një Përgjigje