TAGS-AT E JAVËS

Forum2025-10-31 17:31:00

In the prison of Bënça, Fatos Nano! The Socialist Party is a pot of gold, but ... there is a pebble in the mouth of the pot.

Shkruar nga Mero Baze

In the prison of Bënça, Fatos Nano! The Socialist Party is a pot of

On the second floor were the vice-presidents. Nano had called them "the people with the shoulder straps" from prison.

It was July 1996 and for almost two weeks a cold war had been taking place between the second and third floors of the Socialist Party building.

On the second floor were the vice-presidents. Nano had called them from prison "the people of the epaulettes." At the center of the attack was actually Ilir Meta, but the justification for the attack was the conservatism of Servet Pëllumbi and the dogmatism of Namik Dokle, according to him.

On the third floor, Kastriot Islami kept the press office open. His team was Pandeli Majko. It was a composition that did not require much explanation. A year ago, Pandeli Majko was removed from his position as chairman of the Eurosocialist Youth Forum with ulterior motives, that he was against "leadership" and that the party should have FRESH under control.

For those of us watching from the outside, this entire process seemed as if Pandeli Majko was against Fatos Nano and was being replaced by a Fatos Nano loyalist.

In reality, the "leadership" had begun to be no longer Fatos Nano, but the vice-chairmen. Pandeli Majko's successor in FRESH, Ilir Meta, a year later, was Fatos Nano's real enemy, while Pandeli Majko was his supporter.

Kastriot Islami, meanwhile, was trying to make a place within the party after a several-year absence in Germany, where he took refuge for several years, ever since Fatos Nano was arrested, afraid that his statement "we will break the skulls of the democrats" would constitute a criminal offense.

Gramoz Ruçi, the iron man within the Socialist Party, had fled to Greece. He had been semi-officially informed that the prosecution was opening a criminal case against him and in 1997 he fled overnight to Tepelena. The next day a friend of his in the police accompanied him to Kakavija for Greece. Berisha had requested the reopening of the investigations for April 2, precisely to keep the man he thought was keeping the party united around Fatos Nano under tension. So in the SP there were three vice-chairmen Servet Pëllumbi, Namik Dokle and Ilir Meta, on one side, and Islami and Majko, on the other.

That July afternoon, I had a report on developments within the Socialist Party, which was to be broadcast at 6:00 p.m. The Socialist Party leadership had gathered and had opposed the “Motion for Debate,” which their leader Fatos Nano had sent them from prison. The motion, as it later became widely known, had been brought by his wife, Rexhina, and had been handed over to Pandeli Majko and Kastriot Islam and, after being decomposed into the form of a political document, had been submitted to the leadership. The leadership reacted harshly and publicly against it. The essence of the reaction, according to them, was that Fatos Nano sought to blame the leadership for the May 26 elections, while thus avoiding placing responsibility on Berisha.

Servet Pëllumbi had come out openly against Fatos Nano. Namik Dokle had also chewed something between his teeth. I had gone out to drink a coffee and was following the show on my handheld radio.

At the end of the show, as usually happens, there are three empty minutes and a colleague from the studio announced that she would have my colleague on the line. She was connected. The question was about developments within the Socialist Party. The colleague from the studio suggested that there were two groups and asked her to draw them. My colleague gave her a standard description, showing on one side Fatos Nano with his supporters, whom he called reformers, and on the other, Servet Pëllumbi with the vice-chairmen, whom he called conservatives. The phone immediately rings.

It was Ilir Meta. - I'm not a conservative, - he said. - You've started serving that scum, that prison guard. - Don't get angry, - I told him.

I don't know what happened, but let's talk more closely. We had a coffee, a little later. He seemed irritated, but more scared. - Why did you make that assessment? Was it really a coincidence? How can we correct it? Did the Americans tell you? Do they dictate your political positions? He was especially insistent on the latter. These were his concerns that he told her, without even taking a breath. There was a suspicion that he had long since lost the support of the US.

The fact that in that year the US embassy in Tirana had taken Pandeli Majko to the US and not him, perhaps became an obsession for him. We talked for a long time.

I told him that he was going too far with the appearance of their group on the radio and that Fatos Nano should be his partner. I could go to prison to interview him. At first, he found the proposal dubious, but then he began to become enthusiastic. I talked to Elez Biberaj about the possibility of the interview. He was a little surprised, but he immediately encouraged me. However, he did not forget to tell me that I should not beg the state too much for an entry permit. The crisis between the Democratic Party government and the American government had begun. Now another obstacle remained. Sali Berisha had to secure an entry permit.

Ia thashë në telefon se më duhet të intervistoja Fatos Nanon në burg. U vendos pak heshtje. - Kush ta kërkoi, tha? - Më duhet, - thashë, - për balancë se po japim vetëm palën e nënkryetarëve. Fola me Ilir Metën dhe është dakord. Ai mendon se i bën punë prononcimi i tij. Ilir Meta ishte një referencë shpëtuese për mua.

Berisha tha menjëherë “Po”, madje me entuziazëm. - Domethënë ke folur me ta, - më pyeti, - nuk u prish punë? - Jo, jo, aspak! - i thashë. - Fola, madje ma rekomanduan vetë. - Shumë mirë, - tha. - Shko atëherë! - Do flas pak me Hektorin për të hyrë nesër, - ia ktheva, - po i them në emër tënd. - S’ka problem, i bëj unë telefon, - tha Berisha.

Mora në telefon ministrin e atëhershëm të Drejtësisë, Hektor Frashërin, një burrë gjithmonë kavalier dhe i gatshëm për të të ndihmuar. I shpjegova si e kisha punën. Duhet të udhëtoja gjithë natën dhe në mëngjes të isha në Bënçë. Leje nuk kisha ku të merrja, ndaj duhej njoftuar drejtori i burgut të më lejonte të hyja, pa ndonjë letër në xhep. Gjithçka e bëra të koordinuar, me qëllim që të mos regjistroja emrin si njeri që kisha hyrë në burg. Porosia e shefit, që nuk duhet të lutesha shumë për leje, ishte në sfond të gjithë këtyre makinacioneve.

Ishte një intervistë që më duhej doemos. Ilir Meta dhe Sali Berisha nuk më hynin më në punë pas kësaj. Më kishin ndihmuar në planin tim për të shkuar në Bënçë. Hektor Frashëri kishte folur në telefon me Bujar Kaloshin, të cilin një javë më pas e ekzekutuan. I shpjegoi problemin. Bujari tha se do të urdhëronte drejtorin të më priste te dera. Nuk kishte asnjë problem. Kështu u bë. Për gjithë natën u nisa me një makinë “Golf” drejt Tepelenës. Pas një defekti afër Durrësit, m’u desh të kthehem në Golem, të marr një nipin tim dhe të vazhdoj udhëtimin. Në orën 6:30 isha në Tepelenë. Pasi shkuam për një kafe në qytet, zbritëm te dera e burgut në krah të përroit të Bënçës.

Te dera priste një djalë me trup mesatar, i cili m’u prezantua si drejtori. Më njihte si fytyrë dhe nuk kisha nevojë të prezantohesha. Më ftoi në zyrën e tij për një kafe. Ishte një zyrë e ngushtë, e keqe, që të kujtonte zyrat e ROGL-së së dikurshme, ku bëheshin dezhurne. Filloi të bëjë një kafe turke. Ndërsa po ma servirte, më pyeti, duke më parë me bisht të syrit:

Do t’i bësh intervistë atij qenit?

Do të intervistoj Fatosin, - i thashë. –

Hë, po ai mund të shajë Presidentin?

Hajt o burrë, mos u bëj merak se punë që rregullohet, - ia ktheva.

Si rregullohet, se ti, mirë që e jep te “Zëri i Amerikës”, po atë e transmeton dhe “Radio Tirana”, në 20:30?!

Hajt, pi kafe pa merak, se ia fut unë për atë punë, - u përpoqa ta qetësoja.

Domethënë, nuk e lë ta shajë presidentin?, - pyeti ai.

Mos u mërzit, se të thashë që kam për t’ia futur.

Ishte një bisedë gjysmëbanale, por e nevojshme për të kaluar një barrierë që mund të ngrihej papritur para meje e që quhej drejtor i burgut. Unë isha një njeri pa autorizim për t’u futur në atë burg.

Mes këtyre dilemave, ai më shoqëroi drejt qelisë së Fatos Nanos, një ndarje më vete e burgut që po rikonstruktohej, me një minioborr të vetin, një korridor të shkurtër dhe dera e parë gjysmë e hapur. Kjo ishte qelia e Fatos Nanos. Me një kostum sportiv, tuta sporti dhe bluzë të bardhë, ai u ngrit menjëherë në këmbë dhe më zgjati dorën.

Mirë se erdhe, zoti Baze! Ç’e mirë të solli? E dija që një ditë “Zëri i Amerikës” do të trokiste këtu…

Pas përshëndetjeve të para, më ftoi të ulem përfund krevatit. Dhoma e tij ishte e vogël, por e mbushur. Te koka e krevatit kishte një radiomagnetofon “Grundig” shumë të mirë. Më tej, një stivë me libra të hedhur pa kujdes dhe përballë krevatit një banak, ku ishte një ekspres i vogël kafeje, një aparat që bën sanduiç, disa libra të tjerë dhe kaq. Sidoqoftë për kushtet e burgut ishte dhomë e mirë. As ai nuk ankohej për atë. Drejtori ndenji pak dhe u largua. Derën e la pak të hapur sipas rregullores. Për afatin, më dha një orë, por më shkeli syrin se edhe mund ta kaloja. Filluam të bisedojmë për gjëra të kota në përgjithësi. Ai përpiqej, pas çdo fjale, të hetonte nëse kishte ndonjë prapavijë vizita ime e papritur në burg. Më hapi një libër të madh shënimesh, që ishte me siguri nga ato blloqet e vjetra të reparteve ushtarake, ku mbante skeda lajmesh.

Dje ke pasur një raport për PS-në, - më tha.

Po, isha në seli, kur dolën nga kryesia, - i thashë.

Serveti ishte i ashpër.

E dëgjova te BBC. E dhanë të plotë. Ti ma fute pak, me atë punën e Namikut.

I mbaje shënim, - i thashë. - Pa m’i numëro sa raporte kam bërë gjithë muajin, se më duhen për rrogën. Qeshi dhe e kaloi momentin e krizës së hetimit.

U bë fare papritur kurioz për selinë dhe Partinë. Fillova t’ia shpjegoj edhe njëherë gjendjen e djeshme atje. Pastaj po e stërzgjatja shpjegimin duke i thënë se, pas kësaj, shkuam te "Fideli" për kafe"...

Më fal, - tha, - por, kur kam hyrë në burg, në Park kanë qenë vetëm dy kafe, kafe “Stil” dhe “Kumanova”. Të tjerat nuk i përfytyroj dot ku janë.

Më pyeti diçka për origjinën time dhe unë i tregova nga dritarja e qelisë drejtimin e saj, shumë afër burgut. Diçka donte të portretizonte te toleranca e Jugut dhe menjëherë në tru i mbiu Berisha.

Goca ime është në një shkollë me djalin e Berishës, - ia nisi ai. - Një natë kishin shkuar bashkë në disko. Ajo erdhi këtu në burg dhe ma tregoi të gjithë këtë. I thashë se nuk ke bërë asgjë të keqe, se ata i përkasin një brezi tjetër. Ajo u kënaq shumë dhe më tha diçka që unë nuk do ta harroj kurrë. E pabesueshme, sa bukur e gjeti: "Partia Socialiste është një qyp me flori që ka sipër saj ca guralecë!"

Hë, a të duket e bukur, - përsëriti me një të qeshur që zgjati. Në fakt batuta ishte shumë e zgjedhur që t’i përkiste vajzës së tij, por mua nuk po më linte ta shijoja e qeshura e tij e beftë.

Më tej kaloi biseda te familja. Më tregoi se si një ditë më parë kishte qenë Thanasi, babai i tij, me motrën dhe kunatin, Fatos Pustinën. Rojet u sollën keq, - tha, - dhe kontrolluan gjithçka. Ai dhëndri u kënaq, se ai është me ju, - m’u drejtua mua, - kurse Thanasi u tërbua fare.

E pashë që biseda po degradonte pak dhe e luta të fillojmë intervistën. Vendosa ta lë të flasë gjatë për të zgjedhur diçka të mirë. Filloi të flasë pa pushim. Duket se donte të nxirrte gjithë ç’kishte në mendje për partinë e vet. Derisa një moment mbaroi kaseta. - Stop, - i thashë. - Intervista është tepër e gjatë. E fillojmë edhe njëherë.

Herën e dytë u koncentrua në katër-pesë pyetjet që i thashë. Hezitoi për një moment, por e nisi me shumë vullnet. Ishte më racional herën e dytë. Filloi të më ilustronte idenë e tij për Partinë Socialiste me një letër të një gjimnazisteje nga Vora, e cila i paskësh shkruar se Partia Socialiste është “një qyp me flori që ka ca guralecë sipër”.

Më falni, jeni duke thënë se zhavorri në krye të këtij qypi është kryesia e Partisë Socialiste, - ishte pyetja ime. Shtang për një sekondë. - Çdo krahasim, çalon, - tha dhe vazhdoi të shtjellonte sërish sulmin mbi kryesinë. - Faleminderit, - i thashë dhe ndërpreva intervistën.

Ai po rrinte ende i pavendosur të thoshte faleminderit.

A bëjmë një kompromis, - tha.

Më bëj edhe një pyetje! Duhet ta zbus pak. Është shumë e ashpër.

Ramë dakord dhe i bëmë një mbyllje më të butë. Pas kësaj, intervista quhej e mbaruar. Ai u ngrit i lehtësuar dhe filloi të bëjë sërish një kafe.

Në fund po dilja nga qelia. E pyeta nëse kishte ndonjë porosi për dikë në Tiranë.

Jo, - tha. - Ishte Thanasi dje. I çova me të porositë. Pastaj, për kë të çoj. Ata, e di unë, ç’duan. Të jap një fërshëllimë unë që këtej dhe t’i flakin nga zyrat me gjithë karrige! Tha mirë Thanasi për atë parti: “Ajo është një qyp me flori që ka sipër ca guralecë”. (Ky ishte versioni i tretë i qypit me flori)

Tunda kokën dhe u përshëndetëm. E përsëriti për herë të tretë batutën, duke ua veshur tre njerëzve të ndryshëm. Duket se ishte diçka që e kishte bluar gjatë në mendje dhe duhet ta thoshte patjetër. Ishte po ashtu shenjë e rëndimit të tij psikologjik. Nuk desha t’i bija në sy, se e kishte përdorur ndryshe pak më parë. U largova aty rreth orës 10:30. Më duhej të shkoja deri në Gjirokastër për ta transmetuar për Uashingtonin dhe pastaj të nisesha për Tiranë. Në mbrëmje aty afër Lushnjës, ra goma e makinës dhe po kërkova ndihmën e dy kalimtarëve. Duke më ndihmuar, më pyetën ku punoja. - Gazetar, - u thashë, te “Zëri i Amerikës”. Dy bashkëbiseduesit nuk folën. - Ju jeni me Salën, më duket, - tha. - Ata të BBC janë me Nanon, pasi tani transmetuan një intervistë nga burgu me të. - Çfarë tha ndonjë gjë?, - pyeta kurioz. - Tha plot gjëra, tha që PS është një qyp me flori që ka sipër saj ca zhavorr. E qau fare. Ashtu janë ata. Ndërkohë që ata po rregullonin gomën dhe unë po bisedoja me ta, dikush më njohu nga zëri. - Ore, ti ishe në radio pak më parë, - më tha. - Jo ore, ç’ne, - i thashë. - Unë jam i “Zërit të Amerikës”. - Jo ore, ti ishe, - tha. - Dhe mos na gënje, se i BBC je! - Më vjen keq, - u thashë, po jam i “Zërit të Amerikës”. - Ik o ik, ne të dëgjuam me këta veshë. Ja, ky zë ishte. Je i BBC ti! Ata të Amerikës nuk e duan Fatosin. Me këtë episod u mbyll ajo ditë e lodhshme, që në fakt për mua po mbusheshin 40 orë pa gjumë.

Një vit më vonë, kur doli nga burgu, në ditët e para të prillit, sekretarja e tij, Kristina, më thirri në telefon për një takim me kryetarin në orën 10.

Ishte dita kur opozita do të merrte vendimin për t’u futur në parlament, pasi ishte formuar Qeveria e Stabilitetit e kryesuar nga Bashkim Fino. Shkova jo pa kërshëri të shikoja të burgosurin e Bënçës.

Ai hapi pakëz derën sa për të më kujtuar që po më priste dhe hyra brenda. Aty ishte dhe Ilir Kadia, korrespondenti i BBC. - Ju kam thirrur bashkë, - tha Nano.

Ilirin e kam mik të vjetër, se kemi gjuajtur të dy bashkë me biçikletë në Komitetin Qendror të Rinisë. Ty edhe se të kam një borxh, dhe një sqarim që duhet të ma bësh. Dua të më thuash se çfarë i ke thënë atij drejtorit të burgut kur erdhe për intervistë në burg, se, sapo ike ti, erdhi në qeli dhe filloi të qante duke më thënë që ti “do ma fusje me atë intervistën”.

Më kapi e qeshura, pasi m’u kujtua drejtori “radikal” i burgut që e kishin çuar si “dorë të fortë”, që m’u shfaq si pengesë e fundit për intervistën.

S’të ka gënjyer, - i thashë. - I premtova që do të ta fusja unë, po të shaje presidentin Berisha. Më duhet t’ia bëja këtë premtim se kisha frikë se thoshte nuk do të hysh në qeli.

E kishe trembur djalin, - tha. - Erdhi në orë 6 pasdite, sapo mbaroi pjesa e parë e intervistës dhe më pyeti me gjak të ngrirë: “Si t’u duk?” - Deri tani ia kemi futur, - i thashë.

Pastaj erdhi prapë në orën 20:30 kur mbaroi. - Ia futëm sa krahu, - i thashë. - E dha pa censurë. M’u hodh në qafë i përlotur. Tani e kuptova ç’e kish gjithë atë tmerr, e paske trembur djalin.

Jo, vetëm atë i thashë. Metës m’u desh t’i them që po e bëj për të, Berishës që po e bëj për Metën, këtyre të ambasadës nuk kisha ndonjë shpjegim se çfarë t’u thoja, por ata dakord ishin…

Qartë, - tha. - Kaq ishte sqarimi, jam shumë i kënaqur. E mora me mend që kishe sajuar ndonjë rreng për të gjithë.

Intervista e Kryetarit të Partisë Socialiste Fatos Nano në burgun e Bënçës për “Zërin e Amerikës”

Zoti Nano, kohët e fundit keni tërhequr vëmendjen e opinionit publik me disa qëndrime politike, siç është rasti i mocionit që ju i keni drejtuar Partisë Socialiste për nevojën e reformimit të saj të brendshëm. A janë këto një linjë refleksioni rreth rezultateve të 26 Majit në Shqipëri?

Lëvizjet e mia politike nuk janë lëvizje personale dhe nuk shprehin aspak mendime personale. Shprehin, në përputhje me analizat që unë dhe shokët e mi bëjmë, një përpjekje shumë serioze për të zgjidhur një pjesë të problemeve që ka shoqëria shqiptare dhe që i takojnë elektoratit të Partisë Socialiste. Sigurisht unë nuk mund të marr përsipër të vihem në rolin e predikuesit, pavarësisht nga gjendja ime prej të burgosuri, për të gjithë opozitën apo aq më pak për të gjithë politikën shqiptare. Unë thjesht kërkoj me përgjegjësi dhe solemnitet të bëj detyrën time. Detyra ime kryesore, ashtu si e çdo përfaqësuesi tjetër të subjekteve politike, është ndikimi maksimal i mundshëm në formësimin e opinionit politik të elektoratit për të kuptuar se çfarë nuk ecën, çfarë duhet bërë dhe si mund të dilet nga kriza e sotme.

A mund të na thoni konkretisht: çfarë përmban mocioni juaj drejtuar Partisë Socialiste për nevojën e një debati për reformim të saj?

Sigurisht ky është një aspekt politik dhe organizativ që ka të bëjë me funksionimin normal të Partisë Socialiste si një forcë e organizuar në kushtet e një shoqërie që po demokratizohet dhe në kushtet e pluralizmit, që do të funksionojë normalisht në kuadrin e strukturave dhe të Statutit të Partisë Socialiste. Ka një rëndësi politike të veçantë, sepse është një mocion që merr përsipër të zgjidhë në mënyrë thuajse vendimtare një varg problemesh që janë akumuluar, por që, në fund të fundit, nuk janë të shkëputura dhe aspak specifike në raport me tërë problematikën e shoqërisë shqiptare.

A e dini se kryesia e Partisë Socialiste e ka kundërshtuar mocionin tuaj?

Sigurisht që jam në dijeni, përderisa vazhdoj të jem kryetar i Partisë Socialiste dhe ritheksoj se kryej detyrën time politike dhe funksionale. Natyrisht mocioni i drejtohet Komitetit të Përgjithshëm Drejtues të Partisë Socialiste në prag të fazës përmbyllëse të Kongresit të dytë, që do të zhvillohet së afërmi, dhe Komiteti i Përgjithshëm Drejtues është organi më i lartë drejtues i një partie politike midis dy kongreseve. Ndaj, fakti që në Komitetin e Përgjithshëm Drejtues të gjithë anëtarët janë zgjedhur nga Kongresi dhe kryesia del nga ky Komitet, më shtyn mua ta konsideroj faktin që ju paraqitni dhe që, në fund të fundit, është krejt i dimensionueshëm në përputhje me normat e statutit të kësaj partie politike dhe me faktin se mocionet për debat hapin mundësinë që dhe partitë të bëhen pjesë e kësaj shoqërie që synojmë të ndërtojmë. Pra, nëpërmjet konkurrencës së ideve, të alternativave, nëpërmjet debatit, që është forcë politike lëvizëse në politikë, e konkurrimit pluralist, përcaktojmë përfundimisht masat që duhet të ndërmarrë Partia Socialiste për të qenë një partnere aktive në zhvillimet e ardhshme.

Nënkryetari i Partisë Socialiste, zoti Luan Hajdaraga, ka kërkuar në një aktiv me qytetarët e Durrësit që të bëhet një Kongres i ri dhe zgjedhje të reja në bazë, kurse ju kërkoni mbajtjen e një Kongresi që do të përmbyllë fazën e dytë të Kongresit që zhvilluat para zgjedhjeve parlamentare, pa bërë ndryshime në bazë. A janë këto dallime teknike, apo qëndrime idore të ndryshme midis kryetarit të Partisë Socialiste dhe një prej nënkryetarëve të saj?

Unë e kuptoj zotin Hajdaraga dhe do të doja t’i theksoj se politika shqiptare ka shumë ngarkesë koncesionesh apo sloganesh. Mocioni, në fund të fundit, merr përsipër një analizë të plotë, pa mënjanuar asgjë, të karakterit të ndryshimeve programore, një analizë të mirëfilltë politike, për të gjykuar dhe për të vendosur përfundimisht, për të kryer gjithë ndryshimet e nevojshme në Partinë Socialiste, në të gjitha aspektet që thashë, duke përfshirë sigurisht dhe konkurrimin e njerëzve që do të zbatojnë alternativat e së ardhmes. Prandaj për mua nuk ka fare rëndësi nëse kjo do të jetë një fazë përmbyllëse a një Kongres i ri, por, në përputhje me vazhdimësinë logjike të jetës organizative të Partisë Socialiste, natyrisht që është kurorëzimi i një procesi që nisi në fazën e parë të Kongresit. Dhe sigurisht unë do të doja që edhe zoti Hajdaraga ta kuptonte thellësinë dhe përgjegjësinë e operacioneve që synon mocioni.

Ka lajme kontradiktore në shtyp rreth mënyrës se si është dorëzuar mocioni në kryesinë e Partisë Socialiste, rreth rolit të zotit Gramoz Ruçi në këtë proces, për të cilin flitet se tani nuk gjendet në krye të Partisë Socialiste. Si qëndron e vërteta dhe sa është i informuar Fatos Nano rreth këtyre qëndrimeve?

Jam i sigurt që ky mocion është paraqitur në përputhje me të gjitha normat e Statutit të Partisë Socialiste dhe, sigurisht, normat e Statutit nuk përcaktojnë se në cilën zyrë duhet trokitur për të shtruar për zgjidhje problemet politike dhe organizative për zgjidhje të Partisë Socialiste. Për mua nuk ka aspak rëndësi se dikush nga zëvendësit e mi apo nga drejtuesit e udhëheqjes kolektive të Partisë Socialiste është apo jo në krye të detyrës sot. Çështja është se gjithmonë, si çdo forcë politike, Partia Socialiste ka përgjegjësinë që të aktivizojë njerëzit dhe përgjegjësitë përkatëse për zgjidhjen e problemeve që shtron koha.

Zoti Nano, në prag të mocionit për debat që ju keni shtruar, a jeni i sigurt se do të fitoni mbështetjen e Partisë Socialiste?

Nuk është një çështje sfide personale nëse do të fitojë ky apo ai emër. Unë nuk e konceptoj dhe nuk e shtroj në këtë mënyrë. Nga ana tjetër unë jam thuajse i sigurt se Partia Socialiste ka potencialin e nevojshëm intelektual dhe përgjegjësinë përkatëse politike që të bashkohet çdo ditë me iniciativë dhe kjo është një iniciativë politike, që zgjidh jo vetëm fatet e individëve të veçantë, por statusin dhe imazhin politik të forcës politike që e mbështet një pjesë e konsiderueshme e elektoratit. Ma do mendja, në qoftë se do të më lejoni në mënyrë figurative të shpreh se çfarë pret opinioni ose elektorati shqiptar nga Partia Socialiste, apo përgjithësisht nga faktorë politikë, sentencën e një gjimnazisti që më shkruante se konsideronte se “Partia Socialiste është një qyp me flori, ku duhet të gërmosh disa guralecë për të gjetur përmbajtjen reale të këtij qypi”. Pra, ka guralecë në grykën e qypit. Pra, unë jam i bindur se “florinjtë” intelektualë të Partisë Socialiste do të mbështesin këtë mocion, sepse brezi i ri, brezi i së ardhmes së Shqipërisë, kërkon që potenciali i kësaj partie të jetë në shërbim të zgjidhjes së situatës së tanishme dhe të së ardhmes demokratike të vendit.

Mos jeni duke thënë se zhavorri në grykë të qypit me flori është Kryesia e Partisë Socialiste, e cila, sipas kësaj gjuhe, duhet pastruar?

Për këtë duhet të bisedoni më nga afër me opinionin përkatës, pra me brezin e ri. Por çdo krahasim çalon. Unë jam i sigurt se kapacitetet intelektuale dhe përgjegjësia politike e Partisë Socialiste ndodhet brenda qypit.

Si përfundim, zoti Nano, çfarë prisni rreth debatit për nevojën e reformimit të Partisë Socialiste dhe provës së diskutimit të mocionit tuaj në Komitetin e Përgjithshëm Drejtues të Partisë Socialiste?

I expect a logical conclusion to the developments so far in the Socialist Party, the correction of the situation in which there is little real politics, which for me is a showcase of the governing ability of a political force, even in opposition, and there is a lot of propaganda, in the sense of populist contact with the electorate. So, I demand that the Socialist Party, even in the prism of the lame comparison, reveal its seriousness and capabilities to assume with state responsibility the destinies, even if only of that part of the electorate it represents, in anticipation of the upcoming electoral battles and beyond.

Lini një Përgjigje