TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet2026-06-23 16:02:00

Shiu i Ramës më poliagjentë, mesazh i sforcuar jo për Dritanin!

Shkruar nga Pamfleti

 

Shiu i Ramës më poliagjentë, mesazh i sforcuar jo për
Edi Rama /

Breshëria e akuzave ndaj figurës së re të protestës duket më shumë si një mesazh për SPAK-un dhe partnerët ndërkombëtarë sesa një betejë me vetë Goxhajn, i cili po fiton profil politik pikërisht nga sulmet e pushtetit.

Edi Rama ishte i përgatitur për daljen në skenë të Dritan Goxhajt si një nga figurat drejtuese të protestës që prej më shumë se tre javësh po kërkon largimin e tij nga pushteti.

Shiu i menjëhershëm i akuzave për “poliagjent”, i ndjekur më pas nga ministrat dhe deputetët socialistë që deri dje rrinin të strukur nën karriget e pushtetit, është pjesë e një breshërie propagande.

Por në realitet, kjo nuk i bën dëm Dritan Goxhajt.

Përkundrazi.

Si figurë politike që sapo ka hyrë zyrtarisht në arenë, ai forcohet edhe më shumë në sytë e atyre që janë kundër Edi Ramës dhe mazhorancës.

Politikisht, e gjithë kjo ngjan me një bumerang të dëshpëruar të kryeministrit, i cili po kontribuon vetë në profilizimin e një figure të re rivale.

Por Edi Rama nuk e ka hallin te Dritan Goxhaj.

Madje as te protestuesit që ndodhen prej më shumë se tre javësh në shesh.

Mesazhi i tij i koduar duket se u drejtohet dy aktorëve që i frikësojnë shumë më tepër sesa një rival i ri politik.

Së pari, SPAK-ut, i cili ka në duar dosje të rëndësishme që lidhen me qeverinë dhe me mjedise shumë pranë kupolës së pushtetit.

Së dyti, partnerëve ndërkombëtarë.

Veçanërisht Gjermanisë, e cila sipas shumë analizave ka luajtur një rol aktiv në mbështetjen e faktorëve kundërshtarë të qeverisë.

Dhe, në mënyrë të tërthortë, edhe qarqeve amerikane që kanë ndjekur nga afër zhvillimet politike në Shqipëri.

Në thelb, Rama po përpiqet të krijojë përshtypjen se mbështetja për protestën po e fut vendin në një axhendë antiperëndimore.

Dritan Goxhaj doli publikisht si një prej përfaqësuesve politikë të lëvizjes, kur lexoi listën me pesë kërkesat drejtuar qeverisë dhe mazhorancës.

Megjithatë, prania e tij në këtë rol nuk është një rrufe në qiell të pastër.

Ai është prej vitesh një figurë e njohur për publikun shqiptar.

Ka qenë aktiv në studio televizive, si në Tiranë ashtu edhe në Prishtinë, ku është ftuar rregullisht për të komentuar çështje politike dhe gjeopolitike.

Goxhaj, i cili sipas të gjitha gjasave mbështetet edhe nga një grup njerëzish të tjerë në lëvizje, duket se ishte i përgatitur për sulmet që do të merrte sapo të hynte në fushën e betejës politike.

Pikërisht për këtë arsye, disa kohë më parë, në një emision televiziv në Kosovë, ai artikuloi akuza të forta ndaj disa ish-eprorëve të UÇK-së për krime të rënda.

Një lëvizje që sot duket sikur ishte menduar për të krijuar një lloj kordoni sanitar ndaj sulmeve të mundshme politike kundër tij.

Megjithatë, është fakt se Dritan Goxhaj nuk e ka fshehur kurrë qëndrimin e tij kritik ndaj politikave të Shteteve të Bashkuara, Perëndimit apo mbështetjen e tij për Iranin gjatë konfliktit me SHBA-në dhe Izraelin.

Kjo i ka sjellë mbështetje të konsiderueshme në rrjete sociale nga segmente antiperëndimore dhe grupe të ndryshme ideologjike.

Por po aq fakt është se kemi të bëjmë me daljen publike të një politikani që kërkon pushtetin dhe që shfaq hapur pozicionet e tij.

Një fenomen që nuk është i pazakontë as në vendet perëndimore, ku ekzistojnë forca të shumta politike me orientime të tilla.

Dhe pikërisht për këtë arsye ai ka krijuar një bazë ndjekësish, të cilët deri dje lëviznin mes Ramës dhe Berishës pa gjetur një përfaqësim të qartë politik.

Edi Rama këtë e di.

Ai i njeh sondazhet dhe lëvizjet e opinionit publik.

Prandaj qëllimi i këtij sulmi nuk duket të jetë Goxhaj.

Objektivi i vërtetë është që të krijojë kompleks te qarqet e rëndësishme politike europiane dhe amerikane.

T’u dërgojë një mesazh se mbështetja për protestën mund të prodhojë një alternativë politike që nuk përputhet me interesat e tyre.

Dhe në këtë mënyrë, të frenojë mbështetjen e tyre ndaj faktorëve që po ushtrojnë presion mbi qeverinë.

Përfshirë edhe SPAK-un.

Sepse në fund të fundit, beteja kryesore e Edi Ramës nuk po zhvillohet në shesh.

Por në dosje./Pamfleti

shiu i ramës me poliagjentë dritani mesazh i sforcuar

10 Komente

  1. A
    Anna Anna

    Faleminderit shumë 'Pamflet' për këtë analizë racionale dhe me argumente bindëse logjike ????❤️ ????????

    1. F
      Feti Dema

      Dosjet në SPAK, nuk fshihen, nuk mbyllen, nuk digjen dhe nuk anashkalohen. E keni dëgjuar mallkimin e popullit:"të hëngsha drekët". DEA të ha drekët. Politika kryesisht i ka implikuar disa nga djemtë e popullit në veprimtari kriminale.

      1. T
        Tony

        Prandaj jo disa por goxha nga ata te DEAs jane te korruptuar. Kete e tregojne edhe filmat e Hollywood. Nuk ia mban Hollywood te pergojoje e tallet me CIA, DEA e organe te tjera te shtetit se te tredhin me soj e sorrollok. Kur bosi i shtron karpet te kuq Putos cfare pret me.

      2. A
        A. Baçe

        Pa Dritan Goxhajn që i jepte me rrezik jete GPS e saktë të objekteve, aviacioni i NATO-s nuk do kishte as gjysmën e precizionit. Mesa duket propagandën më të mirë po ja bën Rama me bujkrobët e tij duke e shpallur armik të qytetërimit. Po mallkojnë një figurë ideale, duke nxjerrë më në pah shëmtimin e tyre moral Konfuci thoshte është keq kur të lëvdojnë të tërë, ështe keq kur të shajnë të tërë. Është mirë kur të lëvdojnë të mirët dhe të shajnë të liqt.

        1. T
          Tony

          Mire, po pse i shkojne jarget si qeni kur gezohet e propagandon sukseset e ruseve ne Ukraine. Kokeboshe, Kemdoni libra se ju mesojne te kini vision me te gjere per jeten e cdo gje.

        2. F
          F*ck you Rama!

          Nga sonte te gjithe ne shesh me pankartat: RAMA, F*CK YOU"

          1. a
            ardi

            Pamfleti zoti ju rujt! jeni media me e fort ne shqipri

            1. N
              Naldi

              Dritan Goxhaj eshte nje nga njerezit me te pergatitur qe Shqiperia sot ka sidomos ne aspektin ushtarak. Nuk ka eshte pro Iranit por ka analizuar me korrektese unike luften Shba-Iran ku agresori ishte Shba dhe viktima Irani.Pastaj nese dikujt i pelqen ta quaj antiamerikan eshte pune e tyre, por vetem kunder Amerikes nuk eshte Dritan Goxhaj, HERO i luftes ne Kosove qe vuri koken ne rrezik per clirimin e saj, kurse ketu qelbesirat qe hanin sufllaqe e ferkonin barkun na e nxjerrin agjent te Iranit!!!!TURP

              1. T
                Tony

                Mund te jesh i zoti e i pergatitur por ne se e ke graduar trurin per pislleqe, te dhjefsha zotesine. Pse o pjull baa duheshin 36 vite te hapnit syte qe po tallin bythen me ty? Ligesia nuk ka kah e sens, por vetem te beje ligesira.

              2. a
                astrit

                Shumë persona nuk mund të dallojnë në këtë risi politike asgjë tjetër përveç aspekteve lokal e personal dhe që e shohin këtë lëvizje si mënyrë e veçantë e sjelljes së këtij ose atij personi të njohur të këtyre grupeve, pra e pëlqejnë e nuk e pëlqejnë në bazë të pëlqimeve dhe mospëlqimeve të tyre për individ të veçantë që e përfaqësojnë këtë lëvizje.Këtu fus dhe ata persona të cilët për shkak të besnikërisë drejtpërdrejt ose tërthoras ndaj partisë së tyre që rrezikohen të shpronësohen nga kjo lëvizje kanë një shkak natyror të pakënaqësisë kundër kësaj lëvizje, e për këtë arsye nuk janë në gjendje të shohin në verbërinë e urrejtjes, asgjë të mirë në të. Këta e shohin këtë lëvizje si veprim e ndjenjë, por ende jo si mendim, të cilët pra, kanë një intuitë, por jo kuptimin e dobishmërinë e saj. Po atëhere pse ne nuk mund të kemi një përkufizim të qartë dhe të gjithëpranuar për të? Për fat të keq ne nuk do ta kemi një përkufizim ë tillë – së paku jo tani. Se pse ndodh kjo nuk është e lehtë të shpjegohet shkurt por në thelb, kjo vështirësi vjen nga fakti se është e pamundur të përkufizosh “lëvizjen” në mënyrë të kënaqshme pa bërë pohime që as vetë kundërshtarët e kësaj lëvizje nuk pranojnë e guxojnë ti bëjnë. Tani për tani kundërshtarët e “lëvizjes” po mundohen ta degradojnë atë në nivelin e një fjalori që përdoret vetëm për sharje e denigrime. E akuzojnë këtë “lëvizje” për keqdashje të trashë barbarie? Epo po: sapo ta kuptoni rëndësinë e vërtetë të kësaj “barbarie”, ne do të mburremi me të, si shprehje e energjive të shëndetshme që shkatërrojnë idhujt e rremë dhe të ligë, dhe rivendosin shëndetin e kombit brenda fuqisë së një Shteti të vetëdijshëm se është produkt i kombit e në shërbim të tij e jo të kryeministrit e shpurës së tij.

                Lini një Përgjigje