TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet2026-06-22 19:17:00

“Rama ka humbur kontrollin”, banorja e Rrjollit:: Ka tentativa për të përçarë protestën!

Shkruar nga Pamfleti
“Rama ka humbur kontrollin”, banorja e Rrjollit:: Ka tentativa
Luçiana Kokaj

Para nisjes së protestës së 23-të para Kryeministrisë, aktivistja dhe banorja e Rrjollit, Luçiana Kokaj, ka bërë deklarata të forta lidhur me situatën politike në vend dhe qëllimin e protestës.

Kokaj hodhi poshtë pretendimet se protesta ka prapavijë kundër ndonjë shteti apo komuniteti fetar, duke theksuar se organizatorët dhe pjesëmarrësit kanë vetëm një qëllim: Shqipërinë e përbashkët.

Sipas saj, ka individë dhe grupime që po përpiqen ta paraqesin protestën si antiamerikane apo antisemite, me synimin për të krijuar përçarje dhe për të larguar vëmendjen nga kërkesat e qytetarëve.

“Ne nuk jemi kundër asnjë shteti dhe asnjë feje. Ka njerëz që duan të përçajnë protestën dhe ta etiketojnë atë si antisemite apo antiamerikane, por kjo nuk është e vërtetë”, u shpreh Kokaj për News24.

Aktivistja kritikoi gjithashtu kryeministrin Edi Rama, duke deklaruar se ai ka humbur kontrollin e situatës dhe po fokusohet te çështje që, sipas saj, nuk lidhen me problemet reale të qytetarëve.

“Rama ka humbur kontrollin. Merret me vogëlsira dhe nuk po sillet më si kryeministër”, tha ajo.

 

luçiana kokaj

Lini një Përgjigje