TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet2025-09-02 13:10:00

Përfundojnë homazhet! Kolosi i kinematografisë Dhimitër Anagnosti përcillet me duartrokitje dhe karafila të bardhë

Shkruar nga Pamfleti

Përfundojnë homazhet! Kolosi i kinematografisë Dhimitër

Sot u zhvilluan homazhet në nder të regjisorit të shquar shqiptar Dhimitër Anagnosti.

Familjarë, kolegë apo qytetarë ishin në Hollin e Teatrit të Operës dhe Baletit. Regjisori i shquar shqiptar Dhimitër Anagnosti mbylli sytë përgjithmonë një ditë më parë në moshën 89-vjeçare.

Arkëmorti me trupin e të ndjerit do të përcillet për në banesën e fundit, në vendlindjen e tij në Vuno të Himarës.

Këshilli i Ministrave e ka shpallur ditë zie kombëtare datën 2 shtator 2025 (sot), në nderim të të ndjerit Dhimitër Anagnosti, personalitet i shquar i kinematografisë shqiptare, mjeshtër i ekranit dhe i artit skenik, i cili la një trashëgimi të çmuar kulturore për brezat.

Lini një Përgjigje