TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet2026-06-23 21:38:00

“Ju erdhi fundi”/ 24 ditë protestë dhe qëndresë, nis marshimi nëpër rrugët e Tiranës

Shkruar nga Pamfleti
“Ju erdhi fundi”/ 24 ditë protestë dhe qëndresë,
Nis marshimi në rrugët e Tiranës

Me pankarta në duar dhe thirrje kundër qeverisë, protestuesit përshkuan rrugët kryesore të kryeqytetit, duke përsëritur kërkesën për largimin e Edi Ramës dhe krijimin e një qeverie teknike...

Pas tubimit të zhvilluar para Kryeminsitrisë, qytetarët që prej 24 ditësh janë bërë pjesë e protestës për një “Shqipëri të Re” kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Me pankarta në duar dhe nën thirrjet kundër qeverisë dhe klasës politike, protestuesit u nisën në marshim duke deklaruar se lëvizja e tyre nuk është më vetëm kundër projektit në Zvërnec, por kundër një sistemi politik që, sipas tyre, ka humbur lidhjen me qytetarët.

“Ju erdhi fundi”, “Rama ik”, “Rama në burg”, “Berisha në burg”, “Ju erdhi fundi”, “Jepe dorëheqjen” dhe “Shqipëri e Re” ishin disa nga thirrjet që shoqëruan marshimin në rrugët e kryeqytetit.

Gjatë tubimit të mbajtur para nisjes së marshimit, protestuesit ritheksuan kërkesat e tyre politike, duke nisur nga dorëheqja e panegociueshme e kryeministrit Edi Rama dhe largimi i qeverisë aktuale. Ata kërkuan gjithashtu krijimin e një qeverie teknike tranzitore, ndryshime kushtetuese, kufizimin e mandateve të kryeministrit dhe ndryshime në ligjin zgjedhor.

Një nga njoftimet që u prit me duartrokitje nga të pranishmit ishte ai për pjesëmarrjen e diasporës në protestën e paralajmëruar për më 4 korrik.

Ndërsa kolona e protestuesve lëvizi në rrugët kryesore të Tiranës, pjesëmarrësit deklaruan se protesta po fiton mbështetje nga dita në ditë dhe se pakënaqësia qytetare nuk kufizohet më vetëm në kryeqytet.

proteste marshim tirane rama qeveri

Lini një Përgjigje