TAGS-AT E JAVËS

Ekonomi20 Prill 2025, 15:39

Rreziqet nga Euroizimi i ekonomisë, ekspertët këshillojnë politika për mbrojtjen e lekut!

Shkruar nga Pamfleti

Rreziqet nga Euroizimi i ekonomisë, ekspertët këshillojnë

Ekspertët kërkojnë masa urgjente për të frenuar euroizimin, duke paralajmëruar rreziqe për ekonominë vendase nga niveli i lartë i përdorimit të euros.

Klodian Muço rekomandon pezullimin e transaksioneve në euro në tregun e pasurive të paluajtshme dhe thirrje për politika që mbrojnë lekun. Raporti i fundit i Fondit Monetar Ndërkombëtar tërheq vëmendjen se ekonomia vijon të ketë qarkullim të lartë të veprimeve në euros.

Sipas ekspertit Klodian Muço institucionet financiare duhet të tregohen të kujdesshme ndaj ekspozimit ndaj monedhës europiane.

‘’Bankat duhet që të bëjnë kujdes nga kjo situatë e tepër e eurove në qarkullim dhe të bëjnë kujdes nga ekspozimet tek klientë të caktuar

Në fakt Shqipëria në vitet e fundit vihet re një eurorizim i vazhdueshëm i ekonomisë shqiptare. Përfitues janë të gjithë ata persona që blejnë në valutë të huaj por shesin në monedhë vendase. Humbësit kryesorë janë të gjitha ata që marrin pagesat në euro por që bëjnë pagesat në monedhën tonë vendase", tha ai.

Muço thotë se Banka e Shqipërisë duhet të pezullojë transaksionet në euro në tregun e pasurive të paluajtshme.

Përveç kësaj, Muço rekomandon që Banka e Shqipërisë të fokusojë politikat e saj në mbrojtjen ekonomisë vendase dhe të shmangë ndërhyrjet direkte në kursin e këmbimit.

Lini një Përgjigje