TAGS-AT E JAVËS

Ekonomi18 Prill 2025, 22:01

A po bëhen premtime të realizueshme në fushatë? Malaj: Po synohet vetëm thithja e votës

Shkruar nga Pamfleti

A po bëhen premtime të realizueshme në fushatë? Malaj: Po

Ish-ministri i PS-së Arben Malaj, i pyetur nëse ka premtime të papërgjegjshme nga partitë në zgjedhjet e 11 majit, tha se partitë politike duhet të premtojnë që vendi të ketë stabilitet financiar.

Për emisionin “Log.” në News24, Malaj tha se trendi ekonomik duhet të jetë në rritje. Sipas tij, premtimet sa duket synojnë më tepër fitimin e votave.

“Së pari dua të them se jam duke shkruar dy libra për ekonominë. Programet elektorale tani nuk kanë peshën si dikur, ka dhe rrjete sociale. Do jetë e vështirë sesa të realizueshme janë premtimet e partive. Partia politike duhet të premtojë që vendi do ketë stabilitet financiar, partia mbështet rritje ekonomike më të mirë dhe kujdeset që vendi të ketë rritje, të ketë trend pozitiv.

TVSH 20 përqind nuk ka ndryshuar prej shumë kohësh dhe do doja që mos ta copëtojnë. Janë më mirë politikat sociale. Taksa e sheshtë 10 përqind është një dështim. Partitë sa duket duan vetëm të thithin votën, jo se kanë mendime më të mira ekonomike”, tha Malaj.

Lini një Përgjigje