TAGS-AT E JAVËS

Ekonomi 5 Shkurt 2026, 12:37

Pagat në Evropë në 2026; kush fiton më shumë dhe më pak sipas shteteve

Shkruar nga Pamfleti
Pagat në Evropë në 2026; kush fiton më shumë dhe
Pagat minimale në Evropë

Paga minimale vazhdon të jetë një çështje kritike për miliona punëtorë në Evropë. Sipas një analizë të Euronews, që mbulon të dhënat nga Eurostat, rreth 12.8 milionë punonjës në 22 vende të Bashkimit Evropian marrin pagën minimale ose më pak.

Megjithatë, jo të gjithë kanë përfituar nga rritjet e vitit të ri. Një e treta e punonjësve me paga minimale nuk panë ndryshim në nivelin e të ardhurave krahasuar me korrikun 2025, dhe në katër vende nuk ka pasur rritje gjatë gjithë vitit të kaluar.

Kur krahasohen pagat nominale, dallimet midis vendeve janë të mëdha. Në BE, paga minimale bruto shkon nga 620 euro në Bullgari deri në 2,704 euro në Luksemburg. Në grupin e vendet me paga më të larta, përfshihen edhe Irlanda (2,391 euro), Gjermania (2,343 euro), Holanda (2,295 euro) dhe Belgjika (2,112 euro). Franca qëndron në 1,823 euro, ndërsa Spanja në 1,381 euro.

Shumë vende të Evropës Lindore dhe vendet kandidate kanë paga minimale nën 1,000 euro. Për shembull, Shqipëria ka 517 euro, Turqia 654 euro, Rumani 795 euro dhe Hungaria 838 euro. Ukraina dhe Moldavia qëndrojnë edhe më poshtë me 173 dhe 319 euro.

Megjithatë, kur pagat krahasohen në terma të fuqisë blerëse (PPS), hendeku midis vendeve ngushtohet ndjeshëm. Kjo metodë mat vlerën reale të parave në bazë të kostos së jetesës, duke treguar se disa vende lindore kanë një fuqi blerëse më të lartë se disa shtete perëndimore. Për shembull, Rumania ngjitet nga vendi i 20-të në të 12-tin, ndërsa Maqedonia e Veriut nga vendi i 26-të në të 20-tin.

Në të kundërt, disa vende me paga nominale të larta, si Çekia dhe Estonia, bien në renditje kur merret parasysh fuqia blerëse.

Ekonomistët shpjegojnë se pagat minimale lidhen ngushtë me nivelin e produktivitetit dhe fuqinë negociuese të punonjësve. Ekonomitë më të zhvilluara industriale dhe teknologjike kanë tendencë të ofrojnë paga më të larta, ndërsa vendet me sektor më të dobët ose me sindikata më pak aktive shohin rritje më të ngadaltë.

Rritjet më të larta midis korrikut 2025 dhe janarit 2026 janë regjistruar në Bullgari, Hungari, Lituani dhe Sllovaki, secila me mbi 11% rritje, ndërsa Belgjika, Estonia, Greqia, Spanja, Luksemburgu dhe Sllovenia nuk ndryshuan fare.

pagat në evropë

Lini një Përgjigje