TAGS-AT E JAVËS

Ekonomi24 Dhjetor 2025, 11:00

FMN kundërshton kursin ekonomik të qeverisë Rama: “Paqja Fiskale” minon shtetin, rritje ekonomike në letër

Shkruar nga Pamfleti

FMN vlerëson se pa reforma të thella strukturore dhe pa respektim rigoroz të disiplinës fiskale, përfshirë shmangien e faljeve të përsëritura fiskale, Shqipëria rrezikon të minojë arritjet e saj ekonomike dhe të ngadalësojë rrugën drejt konvergjencës me Bashkimin Evropian.

FMN kundërshton kursin ekonomik të qeverisë Rama: “Paqja
Kryeministri Edi Rama

Ndërsa Shqipëria vijon të shënojë rritje të qëndrueshme ekonomike, Fondi Monetar Ndërkombëtar paralajmëron se një sërë rreziqesh të brendshme dhe të jashtme mund të minojnë stabilitetin makroekonomik, me theks të veçantë te nisma e ashtuquajtur “Paqja Fiskale”.

Në përfundim të Konsultimit të Nenit IV për vitin 2025, FMN vlerëson se rritja ekonomike prej mbi 3,5% mbështetet kryesisht nga turizmi dhe konsumi privat, por thekson se këto burime nuk mjaftojnë për të garantuar qëndrueshmëri afatgjatë në mungesë të disiplinës fiskale dhe reformave strukturore.

Një nga shqetësimet kryesore të FMN-së lidhet me marrëveshjen e “Paqes Fiskale”, e cila parashikon falje borxhesh dhe rivlerësim preferencial të pasqyrave financiare. Sipas Bordit Ekzekutiv të FMN-së, kjo nismë rrezikon të dëmtojë seriozisht progresin e arritur ndër vite në administrimin tatimor dhe përputhshmërinë fiskale, duke krijuar precedent negativ dhe duke dobësuar besimin te sistemi i taksave.

FMN paralajmëron se praktika të tilla mund të dekurajojnë tatimpaguesit korrektë, të nxisin evazionin në të ardhmen dhe të ulin aftësinë e shtetit për të mobilizuar të ardhura të qëndrueshme një element kyç për ruajtjen e rezervave fiskale dhe përballimin e shpenzimeve të ardhshme.

Përtej “Paqes Fiskale”, FMN identifikon edhe dobësi të tjera strukturore që rrezikojnë ekonominë shqiptare. Rënia e popullsisë në moshë pune po thellon mungesat në tregun e punës, duke ushtruar presione mbi pagat dhe inflacionin. Në të njëjtën kohë, rritja e importeve dhe investimeve publike po zgjeron deficitin e llogarisë korrente, duke e bërë ekonominë më të ndjeshme ndaj goditjeve të jashtme.

Në planin fiskal, FMN paralajmëron se presionet në rritje mbi shpenzimet  të lidhura me plakjen e popullsisë, angazhimet për mbrojtjen dhe kostot e tranzicionit klimatik  mund të rrezikojnë qëndrueshmërinë buxhetore, veçanërisht pas vitit 2030, nëse nuk adresohen në kohë.

Fondi thekson se ruajtja e stabilitetit kërkon braktisjen e masave afatshkurtra populiste dhe fokus në reforma të qëndrueshme, forcim të administrimit tatimor, modernizim të taksës së pronës, rritje të transparencës fiskale dhe përmirësim të cilësisë së shpenzimeve publike.

Në përfundim, FMN vlerëson se pa reforma të thella strukturore dhe pa respektim rigoroz të disiplinës fiskale, përfshirë shmangien e faljeve të përsëritura fiskale, Shqipëria rrezikon të minojë arritjet e saj ekonomike dhe të ngadalësojë rrugën drejt konvergjencës me Bashkimin Evropian.

fmn paralajmëron qeverinë rama

Dokumenta bashkëngjitur

1 Komente

  1. B
    Bardh DELIA

    FMN ja fut pordhes kot, kujto se ka para nje shtet normal, me popull normal jo te coptuar nga politikat e ndyra financiare per 30 vjet rresht. FMN shenon nje gje qe e din dhe fillestaret qe amnistite nuk jane forme e duhur pasi pengojne zhvillimin ekonomik. Na bon me qesh me gjithe mushkri, Kto qe kerkon FMN ok jane ashtu te drejta por jo per nje shtet qe amnistite i aplikon per me shpetu nga ligji dhe liru nga borxhet e detyrushme milirderet e gardes sekulante të Ed Rames qe si pelivan mbyllin ca e hapin ca biznese te reja. Jo mo zotrinj të FMN, ketu jam me ju, paqja fiskale e SOJIT RAMA eshte abuzim, eshte spekulim fiskal, ska lidhje me amnistine e vertete, qe eshte atribut perfitimi i shtresave te mesme e poshte qe nga politikat e ndyra, e theksoj TE NDYRA, GODITESE, RRASKAPITESE, SHFARROSESE e ka ngjitur në mbi 90% nivelin e te varferve. Fal strategjise se dembelizmit administrative, mbajtjes se shtetit me taksat, nderkohe qe bujqesia ka cof e industrite e trashegume i shfrytezojn hajnat e huja, shtresa e mesme me pensionistet e shtuar jo si zakonisht, ka rrit perfshirjen në nivelin e te varferve, duke ndiku ne mospagimin e taksave e tatimeve familjare apo detyrimeve te tjera. Sepse nuk kane jo sepse nuk duan. Dhe kur ske, kur shteti nuk te siguro pune e pare nuk ke cte pagush. Pastaj eshte mbivendosja e legjislacioneve, mish mashi ne dokumentacion, hajnite galopante te zyrtareve, rrompalla institucionale... Spo e zgjat se ka kaq shume arsye per te ndermarr amnistira qe vertete do ti nsherbenin shtresave te gjera te popullsise se tejvarfer shqiptare, jo gangstereve hajna te pasurum me lapsin magjik te Ed Rames. Ndermarja e nje amnistie te vertete si ajo e Sali Berishes ne 2011 do cliroj taksapaguesit familjare nga zinxhiri i pageses se detyrimeve te kalbura. Mospasja per te pagu ujesjellsin ka sjell mospagimin e taksave bashkise nga qe ato paguen vetem në sportelin e bashkise. Kjo eshte nje pjese e mish mashit institucional qe ka nisur te behet leshterik e pazgjidhshem. Ndaj lipset amnistia e duhur per te gjithe. Per të zeru te gjitha detyrimet e prapambetura te popullit taksapagus dhe të niset nga pika zero duke publikuar fuqishem sanksionet ndeshkuese per palet. Keshtu ndertohet kapitalizmi demokratik jo me ultimatume, lojra, shejtanlliqe kryemistrash "STRATEGJIK" per shok, miq e vota. Amnistia Berisha 2011 mbetet ende ne fuqi si ndihmuese e popullit te varfnur e neperkembur paciperisht.

    Lini një Përgjigje