Taksat mbi naftën në Shqipëri janë sa dyfishi i rajonit.
Bordi i Transparencës ka miratuar këtë të mërkurë, më 8 prill, çmimet e reja të karburanteve.
Arritja e armëpushimit 2-javor mes SHBA-ve dhe Iranit duket se e ka ulur çmimin e naftës edhe në Shqipëri, por vetëm me 4 lekë.
Nga 224 lekë që ishte më parë, nga sot nafta do shitet me 220 lekë. Ndërkohë benzina ka mbetur e pandryshueshme.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 8 ora 15.30 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
"Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 8 ora 15.30 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi.Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit sëbashku me Ministrinë e Financave dhe Ministirinë e Infrastrukturës dhe Energjisë janë angazhuar të mbrojnë interesat e konsumatorëve shqiptarë dhe ruajtjes së parimeve të konkurencës së ndershme në treg.", njofton Bordi.
Bordi i transparencës së Hidrokarbureve u riaktivizua për të dytën herë, pasi ishte krijuar fillimisht gjatë krizës në Ukrainë në 2022-n. Vendimi i parë që mori Bordi ishte në 27 mars, duke ulur çmimet e naftës nga 214 në 203 lekë për litër.
Por, kjo ulje nuk zgjati as 24 orë. Pasi operatorët u ankuan se këto çmime ishin nën kosto dhe ata do të pezullonin furnizimin me naftë, Bordi u mblodh sërish një ditë më parë dhe në 28 mars e rriti çmimin në 218 lekë për litër, që ishte në fuqi deri sot.
Në Shqipëri, elementi që shton më shumë barrën fiskale është taksa e qarkullimit prej 27 lekë për litër. Akciza është fikse, 39.4 lekë për litër dhe 3 lekë është taksa e karbonit. Mbi këto llogaritet TVSH-ja, që është 20% mbi çmimin final (përfshirë taksat e tjera), ndryshe nga rajoni që TVSH nuk e ngarkon mbi taksat e tjera. Taksat mbi naftën në Shqipëri janë sa dyfishi i rajonit.
Kryetari i Bordit te talljeve (hajduterise), eshte nje dhe vetem nje, quhet Edi Rama. Asgje nuk behet pa dijenine e tij. Asgje nuk behet po nuk perfitoi edhe ai vete, Te gjithe sebashku, grabisin, vjedhin, varferojne popullin shaiptar. Nderkohe dalin dhe zgerdhihen neper televizione. Cdo gje ne bashjepunim me Sali Berishen.
Taksat kane ndikim por edhe marzhi i larte i fitimit nga tregtsret ndikon. Ankohen se 4-6 leke per liter fitojne por realisht fitimin e kane mbi 30 leke/L dhe kur ka kriza abuzimi behet me i madh pasi cmimet rriten njekohesisht me bursat, gje qe tregon abuzim te larte.