Me rritjen e çmimit të naftës në vend është rritur edhe çmimi i biletave të transportit.
Udhëtarët për të lëvizur nga Korça drejt kryeqytetit dhe anasjelltas duhet të paguajnë më tepër.
Bileta vajtje-ardhje në Tiranë ka shkuar 1600 lekë nga 1400 që ka qenë.
Kryeministri Edi Rama nga Asambleja e PS-së foli për çmimin e karburanteve, teksa 1 litër naftë po arrin nivele rekord, duke kapur shifrën mbi 220 lekë për litër.
Qeveria nuk ka ndërmarrë ende asnjë masë për të lehtësuar qytetarët, ndryshe nga vendet e tjera deri tani si Italia, Spanja por edhe Serbia të cilat kanë ndërhyrë në treg me paketa financiare.
Kjo nuk është hera e parë që qytetarët përballen me një rritje të tillë. Edhe shembja e segmentit rrugor Librazhd–Prrenjas, ndikoi rritjen e çmimet.
Pavarësisht kësaj situatave ata thonë se janë të detyruar të udhëtojnë për arsye pune dhe nevoja të tjera jetike, duke mos pasur alternativa të tjera.
Operatorët e transportit jashtë kamerave e justifikojnë këtë rritje me shtrenjtimin e vazhdueshëm të karburantit, duke theksuar se kostot e shërbimit janë rritur ndjeshëm.
Vendimi i Bordit të Transparencës
Çmimi i naftës në pikat me pakicë u rritet në 224 lekë për litër duke filluar nga ora 20:00 e të premtes. Ndonëse qeveria i mëshoi gjatë paradites uljes me 20 për qind të akcizës mbi naftën, qytetarët shqiptarë do të paguajnë sërish çmim më të lartë pasi efekti i uljes së akcizës është gëlltitur nga rritja e çmimit të naftës në bursa.
Sipas vendimit të Bordit, një litër naftë do të tregtohet në tregun e pakicës në 224 lekë, nga 218 lekë që ishte më parë, me një rritje prej 6 lekësh.
Sipas një akti normativ të miratuar nga qeveria, sa herë që çmimi i naftës në tregun vendas kapërcen nivelin 220 lekë për litër, atëherë akciza e naftës ulet automatikisht me 20 për qind, ose rreth 9 lekë për litër bashkë me efektin e TVSH-së.
Pa aktivizimin e klauzolës, që ul akcizën me 9 lekë, çmimi i naftës sipas Bordit do të ishte 233 lekë për litë.
Për benzinën çmimi mbetet i pandryshuar në 181 lekë për litër.
Vendimi i Bordit për rritjen e çmimit të naftës në pikat me pakicë erdhi pasi një ditë më parë çmimi i naftës në bursa kërceu me gati 200 dollarë për ton duke arritur nivelin 1617 dollarë.
Lini një Përgjigje