TAGS-AT E JAVËS

Editorial 1 Maj 2024, 15:37

Tensioni i Edi Ramës me amerikanët për të mos ‘hapur krahun’

Shkruar nga Pamfleti
Tensioni i Edi Ramës me amerikanët për të mos ‘hapur
Joe Biden dhe Edi Rama /

Pse Kryeministri është mërzitur me administratën e Joe Biden, e prej kohësh po ‘flirton’ me njerëzit e Donald Trump...

Shumë kush u çudit nga emërimi prej Aleksandër Vuçiç i dy politikanëve të shpallur ‘Non- Grata’ nga SHBA në qeverinë e tij: Aleksandër Vulin dhe Nenad Popoviç.

Qëndrimi i Vuçiç, sot që sfidoi SHBA, është një qëndrim i qartë për të risjellë në vëmendje një tjetër shqetësim, në mënyrë që amerikanët të mos e mendojnë më largimin e tij. Siç në fakt nisën, kur New York Times publikoi aferat kriminale të Presidentit të Serbisë.

Pikërisht, në këtë linjë po punon edhe Edi Rama. I cili po i dërgon amerikanëve një mesazh, pikërisht atëherë kur po gatuhej largimi i tij, duke e zëvendësuar me politikanë brenda PS-së.

Rama po u thotë amerikanëve: ‘o me mua, ose bëhet qameti’. Njësoj si Sali Berisha. Dhe ky qëndrim sjell realisht konfrontimin, pasi SHBA nuk se operojnë me strategji spontane, por me akte të mirëmenduara.

Nëse rrotacioni politik nuk garanton stabilitet, atëherë zgjidhjet ofrohen në mënyra të tjera.

Precedenti i Fatos Nanos, i cili u largua duke zgjedhur Pandeli Majkon Kryeministër, është thjesht një shembull për të treguar se si funksionon në politikë.

Dhe pikërisht për të kundërshtuar amerikanët, një vit më pas Fatos Nano largoi Pandeli Majkon dhe solli Ilir Metën në krye të qeverisë.

Jemi fiks në një situatë të tillë sot; kur Edi Rama po mendon që të sjellë një figurë më problematike se e vetja nëse amerikanët do t’i kërkojnë të ‘hapë krahun’. Një burim diplomatik, bëri të ditur se nga e gjithë kjo situatë, jo vetëm që Edi Rama nuk ka kuptuar asgjë, por nuk e di se çfarë e pret. Pasi amerikanët dhe evropianet kanë nisur më përpara negociatat me faktorë politikë për të sjellë një zhvillim të ri në vend.

Dhe siç mësohet, nuk është çudi që nëse do të vijmë në përplasjen e fortë me amerikanët, do të kemi edhe një ‘Non- Grata’ paraprake, që do të jetë ndërprerje e vizës. Në ditët e ardhshme pritet një aktivitet mjaft i ngjeshur në Uashington, ku do të ftohen figura të reja politike, për të dhënë mesazhin se nuk mundet që një vend proamerikan si Shqipëria, të jetë një Turqi e Erdoganit apo Hungari e Orbanit.

Ndaj Rama është mërzitur me administratën Biden, e prej kohësh po ‘flirton’ me njerëzit e Donald Trump. Ambasadori Grenell është kthyer në një nga këshilltarët kryesorë të Edi Ramës, dhe po përgatit skema të forta politike në shërbim të tij. Siç është dalja e një partie të re, e financuar nga një sipërmarrës i oligarkisë, vetëm e vetëm që t’u tregojë amerikanëve që nuk do të mund ta marrin kalanë nga brenda PS.

Tensioni i Edi Ramës me amerikanët për të mos ‘hapur
Edi Rama dhe Donald Trump /

Po cila është skema amerikane që e ka mërzitur Edi Ramën?

Nuk është një në fakt, por më shumë se tre!

Njëra është një kryeministër socialist që ta zgjedhë vetë Rama apo organet e PS-së.

Një tjetër është një qeveri teknike që do ta çojë Shqipërinë në një stad ku të bëhen ndryshime kushtetuese, institucionale dhe zgjedhore, dhe të arrihet në zgjedhje të ndershme.

Skema e tretë dhe më ekstremja, është emërimi i një personi krejt provizor pasi vendi të jetë destabilizuar politikisht, natyrisht jo si 1997.

Varianti i dytë, konsiderohet më i pranueshmi, e pritet që të aktivizohet sa më shpejt. Përkatësisht nga fillimi i kësaj vere. Por nëse ndodh, atëherë në PS do të ketë ‘fortunë’, e cila do marrë përpara Bablokun e të gjithë të fortët e tij që kanë përfituar nga e majta shqiptare./Pamfleti

 

edi rama përplasja me amerikanët tensioni

Lini një Përgjigje