TAGS-AT E JAVËS

Editorial25 Prill 2024, 12:34

Plani sekret i Ramës për zgjedhjet 2025 në aleancën anti-SPAK

Shkruar nga Pamfleti
Plani sekret i Ramës për zgjedhjet 2025 në aleancën
Edi Rama

Pakti i Edi Ramës me Sali Berishën në Parlament për të bllokuar një reformë rrënjësore politike për zgjedhjet e 2025-s, nuk është gjë tjetër veçse nisja e një plani politik anti-SPAK.Një plan që synon të mbajë në lojë elitën e vjetër, kundër një vullneti politik, për të sjellë që në zgjedhjet e ardhshme një rikonfigurim të plotë.

Irritimi i Edi Ramës ka ardhur pasi ka mësuar se në Uashington, prokurorëve të SPAK-ut u është bërë e ditur se nga përtej oqeanit nuk ka asnjë barrierë apo tavan se kush mund të preket nga hetimet.

Ka qenë pikërisht ky moment  kur Edi Rama vendosi legalizimin e Sali Berishës si subjekt kryesor të opozitës, duke legalizuar një strukturë gati ilegale, siç është nënkomisioni Gjiknuri-Bylykbashi në Parlament.

Ky nënkomision nuk është gjë tjetër veçse ruajtja e status-quo-së aktuale politike, e produkti i tij do të shihet dhe veprohet në bazë të hapave që do të marrin amerikanët.

Hapat e pritshëm nga përtej oqeanit pritet që të jenë ndalimi i Sali Berishës dhe Ilir Metës për të konkurruar për deputet në vitin 2025, si dhe publikimin e një bombe mediatike nga një media të rëndësishme amerikane kundër Edi Ramës.

Një akt që automatikisht mund të çojë në zhvillime krejt të ndryshme, e mund të ndryshojë lojën nga fillimi.Pikërisht për të ndaluar këtë uragan që siç duket do të nisë së shpejti, është krijuar e ashtuquajtura Aleancë Anti-SPAK, ku përveç Ramës-Berishës dhe Metës, hyjnë edhe një grup oligarkësh që po financojnë këtë fushatë dhe reagimin politik në të ardhmen.

Ka një pakt të qartë mes treshes, për të mbrojtur secili interesat e tij, e më kryesorja këtu është se si Sali Berisha, si Ilir Meta, kanë rënë dakord për mandatin e katër të Ramës.

Nëse Rama rrëzohet, fati i Sali Berishës dhe Ilir Metës përfundon më keq, madje uragani mund të sjellë realisht atë që ata i frikësohen;sekuestrimit total të aseteve që disponojnë.

Edhe lufta selektive e Berishës dhe Metës ndaj Erion Veliajt, dhe ambasadorëve, nuk është gjë tjetër vetëm një pjesë e paktit të tyre me Edi Ramën.

Qoftë Veliaj, apo çdo zyrtar tjetër i lartë socialist mund të ketë mëkatet e veta, por në fund, problemi është Edi Rama, pushteti i tij që është kthyer në një gangrenë.

Në modelin e Erdogan, Rama është gati që të largojë çdo njeri që i bën hije, mjafton që të sigurojë pushtetin e tij. Të cilin e negocon pa asnjë parim, me të gjithë njerëzit e tjerë të pushtetshëm, qofshin këta postfashistë si Giorgia Meloni, Putinistë si Viktor Orban, apo edhe fosile të sistemit të vjetër politik shqiptar si Sali Berisha dhe Ilir Meta.

Por siç bëhet e ditur, SHBA pritet të reagojë së shpejti për këtë çështje, por reagimi nuk do të jetë as verbal e as retorik. Mjaft të kujtojmë ç’ndodhi me Hashim Thaçin në vitin 2020, ku u mor në burg, pa lejuar që të marrë me vete edhe rrobat e trupit.

Pikërisht këtu qëndron mankthi i Edi Ramës, nëse amerikanët kanë bërë tashmë një plan pa të në krye të qeverisë, madje kanë rregulluar edhe ujërat brenda Partisë Socialiste, të cilën kujton se e kontrollon.

Por gjasat janë se gjërat nuk janë ashtu siç duket./ Pamfleti

plani sekret i ramës spak

Lini një Përgjigje