TAGS-AT E JAVËS

Editorial29 Prill 2024, 10:04

Edi Rama bën kurban ‘kuajt’ e PS për të mbrojtur Saliun, Olsin dhe Ilirin!

Shkruar nga Sokol Pepushaj
Edi Rama bën kurban ‘kuajt’ e PS për të mbrojtur
Shah- Shehu i Edi Ramës /

Dinozaurët e politikës së vjetër po ngacmojnë kështu nervat e shoqërisë dhe të SPAK-ut për “therjen” e një peshku të madh, me sarkazma zejtarësh që paguhen për të lundruar në rrjetet sociale...

Në bashkëpunim me Sali Berishën dhe Ilir Metën, Edi Rama flitet se po i bën kurban të gjitha figurat e PS.

Ky dredhim i tre gjigandëve antiamerikanë, duket se është kurdisur poshtë koreve të dinamikës së dinakërisë, për të thyer “bërrylat” që po e shtyjnë drejt gropës dhe për të siguruar vazhdimësinë e pushtetit të Bablokut.

Meqë jemi në vit zgjedhor dhe shqiptarët kanë shpërthyer kundër Altin Dumanit që nuk po arreston Olsi Ramën dhe Ilir Metën dhe po i shtyn në kalendat greke krimet e Sali Berishës, dinastia e hajdutëve nuk po mbulon as gjurmët në rrugën plot “gjemba”.

Gjilpëra në trup të mafies, edhe nga ndërkombëtarët, çuditërisht po ngulet aty ku dhëmb më pak.

Figurat e PS, para treshes orkestrale antiamerikane, vërtetë janë humbje e “ushtrisë” mafioze, por pse të mos përdoren si varka të shpëtimit.

Ata mund të “shiten” si lulja e orkidesë që zbukuron edhe barin e bagëtive të Saliut, edhe vazot e florinjta të Likes, po edhe pasarelat e skenave dramatike të narko trafikantit Olsi Rama.

Po, gjithandej në rrjetet sociale, janë “tërbuar” trumbetat e festës së PS-së.

Patronazhistët e Bablokut, me identitete false, po sulmojnë një e nga një të gjithë ‘kuajt’ e PS, dhe po punojnë të krijojnë perceptimin, sikur Sali Berisha dhe Ilir Meta po rrisin mbështetjen publike.

Po ngacmojnë kështu nervat e shoqërisë dhe të SPAK-ut për “therjen” e një peshku të madh, me sarkazma zejtarësh që paguhen për të lundruar në rrjetet sociale, sikur ‘kuajt’ e PS po tallen me Dumanin./Pamfleti

shah sheh edi rama kuajt e ps saliu olsi iliri

Lini një Përgjigje