Sot, në një video që shpërndau në rrjetet sociale, doli me Elisa Spiropalin dhe Benet Becin në Theth. Elisën e quajti ‘Mamica’ dhe Benet Becin e cilësoi ‘Vrana Kont’.
Nëse ka një shkak që elita e vjetër politike nuk hap rrugë dhe po e mban me thonj terrenin e saj, është filozofia e vjetër romake “Divida ed Impera- Përça e sundo”. Këtë e ka bërë Sali Berisha, Ilir Meta dhe Edi Rama.
Por në mazhorancë, kjo filozofi është sëmundja më e madhe që mban peng një proces politik normal, ku elitat qarkullojnë, rriten e zvogëlohen në bazë të meritave të tyre.
Edi Rama, e ka përqendruar filozofinë e tij në përfitimin e punës së të tjerëve, që nuk i lë të promovohen natyrshëm, por i ndërsen ndaj njëri-tjetrit.
Sot, në një video që shpërndau në rrjetet sociale, doli me Elisa Spiropalin dhe Benet Becin në Theth. Elisën e quajti si gjithmonë Mamica dhe Benet Becin e cilësoi Vrana Kont.
Një metaforë, që politikisht do të marrë një vlerë të shtuar, duke e konsideruar personazhin që ka emërtuar. Pra nëse Babloku e quan veten ‘Skënderbeu’, sipas Elisës, Beneti është krahu i djathtë- Vrana Konti, që mban e mbron kështjellën kryesore politike.
Edi Rama, në pak muaj punë të Benet Becit si kryetar i bashkisë së Shkodrës, nuk po lë rast pa treguar se ai nuk është njeriu që po bën ndryshimin, por është vetë “lartëgjatësia e tij”. Kur në realitet, gjithçka që po ndodh në bashkinë e Shkodrës është pasojë e punës së Benet Becit, që edhe pse ka pasur mbështetjen e qeverisë, që është normale, mbetet protagonisti. Por Edi Rama nuk e ka lënë asnjë minutë që të duket si një punë reale e kryebashkiakut të Shkodrës. I ka bashkëngjitur “kontributin” e tij si kryearkitekt e kryevizionar.
Një logjikë që ka synuar gjithmonë, që çdo kryebashkiak, ministër apo edhe zyrtar i lartë s’i ka arritur vetë sukseset, por falë Bablokut.
Sot shpalli Benet Becin “Vrana Kont”, siç kishte shpallur “Kampion” Saimir Tahirin më parë, apo Arben Ahmetajn, Gjushin e Durrësit, e vëllain e madh Erion Veliaj. Njëjtë edhe me Belinda Ballukun, Ditmir Bushatin e Damian Gjiknurin.
Për Edi Ramën, personazhet që i hedh në fushën politike janë thjesht ushtarë në fushën e shahut, edhe pse një pjesë e mirë janë torra, kual a oficerë.
Në shah, kur bien figurat kryesore, mbreti bëhet gati për largim, por pse nuk ndodh sot?
Sepse realisht nuk ka një organizëm ku të nxjerrë me të vërtetë gabimet dhe favoret e një figure. Edi Rama në 10 vjet qeverisje nuk ka një personazh që e ka mbështetur si ajkën politike të vizionit të ri, por menjëherë sa ka ndodhur një problem e ka shitur. E ka hedhur si leckë, duke thënë padrejtësisht se ka ngrënë “dardha pas shpinës së tij”.
Problemi në këtë rast, përveç aspektit penal është politik. Dhe politik është fiks thelbi i një çështje bazike. I gjithë detashmenti i mazhorancës në pushtet qëndror dhe vendor është pjesë e hetimit të SPAK. Që nuk është rastësi. Po si ka mundësi? Ky aspekt, më shumë se penal është politik, ngase të gjithë njerëzit e Edi Ramës hetohen për vizionin e tij të qeverisjes, duke nisur nga PPP-të, por edhe mënyra e shpërndarjes së punëve publike. E këtu të gjithë njerëzit e Edi Ramës janë gati të rrëfëjnë diçka me shumë. Që mund të sjellë realisht përmbysjen./Pamfleti
Lini një Përgjigje