Si ndërtohet fitorja politike në kushtet aktuale...
Opozita shqiptare nuk po dështon sepse pushteti është i pathyeshëm, por sepse vetë ajo ka hequr dorë nga roli i saj themelor. Në vend që të ndërtojë alternativë politike, organizim dhe besim publik, ajo ka zgjedhur rrugën më të lehtë dhe më shkatërrimtare: Të presë! Të presë që drejtësia të bëjë politikë. Të presë që të huajt të zgjidhin një betejë që i takon vetëm votës. Të presë që pushteti të bjerë vetë nga pesha e skandaleve.
Kjo strategji nuk ekziston. Është një iluzion komod për drejtues që nuk duan të marrin përgjegjësi dhe një justifikim i rrezikshëm për dështimet e njëpasnjëshme. As SPAK, as SHBA, as Bashkimi Europian nuk rrëzojnë qeveri në një sistem pluralist. Ata vendosin rregulla, hetojnë shkelje dhe ndëshkojnë individë. Rrotacioni politik ndodh vetëm kur përballë pushtetit del një alternativë e besueshme, me fytyrë, me program dhe me organizim real në terren.
Pritja e një “zgjidhjeje nga jashtë” i bën shërbimin më të madh pushtetit aktual. Ajo e çliron nga presioni politik, e lejon të paraqitet si viktimë e komplotit dhe e mban opozitën të mbyllur në një cikël nervozizmi virtual, pa asnjë ndikim real mbi shumicën e shoqërisë. Një opozitë që jeton në rrjete sociale dhe meme nuk ndërton dot besim te qytetari që kërkon siguri, stabilitet dhe zgjidhje konkrete për jetën e përditshme.
Në kushtet aktuale, opozita ka një avantazh të padiskutueshëm: një lodhje të thellë shoqërore nga qeverisja e gjatë, një pakënaqësi reale ekonomike dhe një mosbesim në rritje ndaj elitës në pushtet. Por këto janë vetëm kushte, jo zgjidhje. Ato nuk mjaftojnë për fitore politike, nëse nuk përkthehen në projekt qeverisës, strukturë dhe lidership funksional.
Fitorja politike ndërtohet fillimisht duke pranuar realitetin: pushteti aktual nuk rrëzohet me retorikë maksimale, as me skenarë imagjinarë, por me punë të qëndrueshme në terren. Opozita duhet të kthehet nga spektatore e krizave në organizatore të shpresës. Kjo nënkupton daljen nga logjika e reagimit emocional dhe kalimin në logjikën e planifikimit.
Hapi i parë është ndërtimi i besueshmërisë. Publiku nuk kërkon thjesht largimin e një figure, por siguri se ajo që vjen pas është më e mirë. Pa distancim të qartë nga modelet e konsumuara, pa rregulla të brendshme që garantojnë integritet dhe pa figura që përfaqësojnë normalitet politik, çdo thirrje për ndryshim mbetet e zbrazët.
Hapi i dytë është programi. Jo slogane, por prioritete të matshme: ekonomi, drejtësi funksionale, shërbime publike dhe marrëdhënie serioze me partnerët ndërkombëtarë. Programi është arma kryesore për të kthyer pakënaqësinë në votë dhe votën në mandat.
Hapi i tretë është organizimi, Zgjedhjet nuk fitohen në rrjete sociale, por në lagje, fshatra dhe komunitete. Pa struktura aktive, pa njerëz që flasin me qytetarët çdo ditë dhe pa një prani të vazhdueshme jashtë fushatave, opozita mbetet një ide abstrakte, jo një forcë reale.
Në fund, ndryshimi kërkon durim strategjik. Nuk ka rrugë të shkurtra drejt pushtetit në një sistem demokratik, sado i deformuar të jetë ai. Kush kërkon fitore pa proces, përfundon duke forcuar kundërshtarin.
Rruga reale për ndryshim ekziston. Ajo nuk kalon nga pritja e mrekullive, por nga ndërtimi i një alternative që qytetarët ta zgjedhin me bindje, jo nga dëshpërimi. Vetëm atëherë fitorja politike bëhet e mundur, dhe jo rastësore, por e qëndrueshme./Pamfleti
Po cfare duhet te bejne mor debil? Mendon se Amerika oor dhe populli Shqiptar do te zgjedhi monstren e Vicidolit si kryeminister? Ky dhe te tjere si ky nuk kuptojne qe nuk ka par te ardhur kurre ne pushtet PD me monstren kriminel ne krye. Por jo vetem ne kete rast por dhe sikur te cohen ata te PDs dhe ta heqin kriminelin prape duhet pare se kush ka mbetur ne krye te PDs dhe cfare integriteti kane ata qe kane mbetur dhe athere po mund te kete presion nga Europa dhe Amerika qe PS te leshoje pushtetin dhe ajo per tu vete pastruar me pas, cdo vizion tjeter eshte enderr ne diell.
Nari, pse e shan Zefin, apo te kruan bitha. Ke shkruaj 20 rreshta e as qe merret vesh çka don me than. Kthehu ne shkolle them une!
"Sa mirë sa mirë, do lozim me brirë"(D.A). PD bën sikur do ta rrëzoji Edi Ramën. Të gjithë në mazhorancë dhe opozitë ruajnë menderen e vet. 1/3 e parlamentit është kontigjent i SPAK. Duhet një lëvizje popullore antiestablishment. Edi Rama është në hall. I duhet një kryeopozitar tjetër si vetja që e çon shoqërinë para dhe vetëm përpara, sipas modelit: shiko mbrapa. BE-istëve ju duhet një evropianist i madh si Kryeministër në Shqipëri, drejt të cilit e kthejnë kokën si luledielli sa herë janë në vështirësi. Një Luan ka këputur zinxhirët dhe endet pyllit në kërkim të presë së radhës. Qeveritar dhe ish qeveritar të lartë të korruptuar, ju kam dashur, jini vigjilentë. Flini me çorape veshur. Mos e alarmoni popullin. E kanë me Ju.