Një organizatë e heshtur nën radarin e politikës shqiptare; mes misterit, lidhjeve ndërkombëtare dhe dyshimeve për ndikim të fshehtë...
Në Shqipëri, fjalët “mason”, “lojë”, “sekret” dhe “pushtet” shpesh përzihen me njëri‑tjetrin, por rrallë ndjekin realitetin.
Masoneria, për shumë prej nesh, është ende një legjendë urbane: një entitet i errët që dikush thotë se tërheq fijet e vendimmarrjes jashtë syve të publikut. Por ajo që shpesh neglizhohet, përtej miteve, është se masoneria ekziston realisht këtu e një dekadë, e organizuar si një shoqatë e rregullt me statute, anëtarë dhe seli.
Lozha e Madhe e Shqipërisë, themeluar në vitin 2011, nuk është vetëm një emër i pompuar në hyrje të një ndërtesë të izoluar. Ajo është regjistruar zyrtarisht, ka marrë mbështetje ceremoniale nga masonë ndërkombëtarë dhe është përpjekur të lidhet me rrjetet e lashta masonike evropiane. Nuk ka transparencë të plotë, por edhe fakti që ajo është e regjistruar zbardh pjesën kryesore: është një organizatë institucionale, jo vetëm një thashethem.
Në këtë organizatë nuk ka spot televiziv dhe as deklarata të përditshme për politikë. Anëtarësimi nuk është nëpërmjet formularësh të hapur; është përzgjedhës, me filtra dhe rituale që vetëm pak i njohin. Shumë prej tyre janë juristë, biznesmenë, profesorë apo figura me influencë në karrierat e tyre, dhe pse jo? Çdo shoqatë elitare e vlerave dhe ritualeve të mbyllura do të tërheq njerëz me ndikim. Por pikërisht ky kombinim: elitë + fshehtësi + strukturë ndërkombëtare, ndez sërish diskutimin: çfarë roli luan në realitet?
Zyrtarisht, masonët e Tiranës thonë se nuk merren me politikë. Por kjo deklaratë bie ndesh me perceptimin publik: në një shoqëri ku institucionet shpesh mungojnë në transparencë dhe përgjegjshmëri, çdo rrjet i mbyllur perceptohet si një “pushtet paralel”, pavarësisht qëllimeve të tij të deklaruara. Në vendet e tjera të botës, masoneria ka pasur ndikim kulturor dhe social; nëse në Shqipëri ky ndikim shtrihet edhe drejt vendimmarrjes së strukturave të politikës apo ekonomisë, ne nuk kemi mjete publike për ta verifikuar, dhe ky është momenti që të shqetëson.
Është pikërisht mungesa e transparencës që ushqen teoritë e konspiracionit. Publiku shqiptar dëgjon shumë, sheh pak dhe imagjinon shumë më shumë. Edhe kur masoneria thotë se është për vlerat e tolerancës, edukimit dhe bashkëpunimit, mungesa e dialogut publik e bën mesazhin të tingëllojë si heshtje strategjike, ose edhe si lojë e ftohtë pushtetesh që ndodhen jashtë skenës.
Në një demokraci të brishtë si e jona, mosnjohja e realitetit zë vendin e spekulimit. Fshehtësia nuk duhet romantizuar. Ajo nuk është luks; është zgjedhje, dhe kur bëhet përtej transparencës, ajo shndërrohet në rrezik. Jo për faktin se çdo anëtar është armiqësor, por sepse publiku meriton të dijë se çfarë është duke ndodhur në hije, kush janë ata që mblidhen, përse e bëjnë dhe ku duan të shkojnë.
Nëse masoneria dëshiron të jetë pjesë e shoqërisë shqiptare, e jo vetëm një legjendë e përfolur, atëherë duhet të dalë më shumë në dritë; jo për t’u paragjykuar, por për t’u vlerësuar me fakte dhe jo me mite./Pamfleti
Amund te hetohete masoneria nga prokuroria nje dite shkaterohete
Ka dhe ne politike. Shikoni ministrin e financave
Te nderuar, Masoneria eshre nje organizate e cila percon vlera te verteta, te bashkepunimit te ngritjes tende te brendeshme ne sherbim te familjes dhe shoqerise. Mbi keto vkera eshte ndertuar Masoneria moderne ketu e 300 me pare. Mis u nxisni nga teorite e konspiracionit. Ata qe konspirojne jane politikanet e pangopur dhe te paskrupullt te cilet masoneria i percmon. Ju them me bindje qe nje institucion i tille vetem i shton vleren shoqerise dhe kontribon vetem per te miren e vendit.
Faleminderit autorit dhe redaksisë për përpjekjen për të hapur një debat mbi një temë që prej vitesh trajtohet më shumë përmes dyshimeve dhe miteve sesa përmes njohjes së drejtpërdrejtë. Vetë fakti që tema diskutohet publikisht është një hap pozitiv në një shoqëri ku mosnjohja shpesh zë vendin e dialogut. Artikulli prek një ndjeshmëri reale të shoqërisë shqiptare, përzierjen mes fjalëve “mason”, “sekret” dhe “pushtet”. Ky konfuzion, megjithatë, më shumë flet për mënyrën si funksionon diskursi publik në Shqipëri, sesa për vetë natyrën e masonerisë. Në një realitet ku gjithçka matet me logjikën e politikës dhe spektaklit, çdo strukturë që nuk ekspozohet publikisht interpretohet automatikisht si e dyshimtë. Masoneria nuk është një “entitet i errët”, por një organizim iniciatik me traditë historike, që ekziston realisht edhe në Shqipëri prej vitesh, e strukturuar ligjërisht dhe institucionalisht. Vetë fakti që ajo është e regjistruar, me statute dhe seli, e nxjerr jashtë logjikës së mitit apo thashethemit. Miti nuk korrigjohet duke u përsëritur, por duke u dalluar qartë nga realiteti. Lozha e Madhe e Shqipërisë nuk është një emër simbolik për dekor, por një organizatë që vepron brenda kornizës ligjore shqiptare dhe nuk ushtron as rol politik, as ndikim në vendimmarrjen publike. Mungesa e “transparencës së plotë”, e përmendur shpesh, duhet kuptuar me kujdes: asnjë shoqatë iniciatike nuk funksionon me ekspozim të plotë të proceseve të brendshme, sepse transparenca nuk do të thotë publikim ritualesh apo përmbajtjesh simbolike, por qartësi qëllimesh, respektim ligji dhe mosndërhyrje në politikë. Përzgjedhja e anëtarësimit dhe ekzistenca e ritualeve nuk janë shenja pushteti apo dominimi, por mekanizma përgjegjësie dhe formimi etik. Elitizmi në këtë kontekst nuk është elitizëm pushteti, por kërkesë për angazhim moral dhe reflektim personal. Edhe karakteri ndërkombëtar nuk është provë influence, por pjesë e natyrshme e një tradite që historikisht ka qenë ndërkulturore dhe ndërkombëtare. Perceptimi publik, sado i përhapur, nuk mund të shërbejë si kriter i së vërtetës. Në një demokraci të brishtë, ku institucionet shpesh janë politizuar dhe besimi publik është i ulët, çdo rrjet i mbyllur shihet si “pushtet paralel”. Kjo është simptomë e mungesës së kulturës institucionale, jo provë e një ndikimi të fshehtë. Mungesa e “mjeteve publike për verifikim” nuk përbën arsye për alarm, por thjesht tregon kufirin mes asaj që është publike dhe asaj që i përket jetës së brendshme të një organizate jo-politike. Teoritë e konspiracionit nuk ushqehen nga mungesa e informacionit, por nga mungesa e edukimit kritik. Edhe kur informacioni ekziston, shpesh refuzohet në favor të narrativave më të thjeshta dhe më frikësuese. Dialogu publik është i mirëpritur, por nuk mund të kërkohet që organizata iniciatike të shndërrohen në aktorë mediatikë për të justifikuar ekzistencën e tyre. Fshehtësia nuk duhet romantizuar, por as demonizuar. Ajo bëhet problem vetëm kur shoqërohet me pushtet formal dhe ndikim në vendimmarrje publike, gjë që në këtë rast nuk ekziston. Demokracia nuk rrezikohet nga hapësirat reflektive jashtë politikës, por nga kapja dhe keqpërdorimi i institucioneve publike. Për këdo që dëshiron të informohet drejtpërdrejt dhe jo përmes spekulimeve, informacioni dhe kontaktet janë publike: ???? www.grandlodge-albania.org ???? https://www.facebook.com/GrandLodgeOfAlbania ✉️ [email protected] Debati i hapur dhe i informuar është gjithmonë më i shëndetshëm sesa ndërtimi i miteve mbi frikë dhe supozime.
Mos u merrni me hamendesime dhe paragjykime .Masonet kudo qe jane se jane shqiptare apo te kudo shteti tjeter percojne se pari DRITE dhe DITURI per tr ndricuar edhe me shume shoqerinë e cdo Shteti drejt nje Zhvillimi dhe Progresi ku secili te kete nje jete me te mire..Ky eshte mesazhi i vertete kudo dhe konspiracionet per politike apo cfaredo lloj tjeter mendimi nuk jane gje tjeter vec se fjale boshe qe shtremberojne qellimin e vertete te kesaj shoqerie Nobile..ndaj respektoni faktin e te qenurit Diskrete por Jo Sekrete.
As Enver H nuk i denoi masonet. S
Ne relacionet e ndryeshme te kohes dokumentohet se mason ne shqiperi ka pasur qe ne krijimin e shtetit shqiptar
Po patjter qe operon ne fshehtesi kur nuk kupton kush marrin fondet tenderat etj plot, ku emërohen drejtora dhe shajne të tyrin pas kraheve. Me pak fjale rrjet qe bejn networking shfrytëzojn njeri tjetrin per interes vetiak e pastaj tung per afatgjate apo interes vendi se kombetar ahuuuu, kane shitur bethen e shpirtin