Cilat janë reagimet në Ballkan për ndalimin e Maduros?
Sot SHBA sulmoi Venezuelën, arrestoi Nicolas Maduro dhe shkundi skenën ndërkombëtare. Reagimet duket se janë ndarë në blloqe, ku disa e mbështesin sulmin dhe disa të tjerë kërkojnë të respektohen rregullat ndërkombëtare.
Reagime pati edhe në Ballkan. Kurti dhe Osmani nga Kosova kanë shprehur mbështetje të qartë për veprimin e SHBA, duke e parë atë si një goditje ndaj diktaturës dhe përpjekje për t’i dhënë fund represionit në Venezuelë. Sali Berisha gjithashtu është rreshtuar hapur përkrah Trump, duke e cilësuar veprimin si një “sinjal të fortë” për kundërshtarët e demokracisë në mbarë botën.
Por Kryeminsitri Edi Rama deri tani nuk ka bërë asnjë regim personal mbi sulmin në Venezuelë. Si duket ai u mjaftua me një reagim të ministres së Jashtme Elisa Spiropali, e cila mbështet operacionin.
“Shqipëria qëndron pa mëdyshje përkrah Shteteve të Bashkuara dhe Presidentit të SHBA-së në veprimet e tyre vendimtare kundër regjimit narko-terrorist të Venezuelës”, shkruan Spiropali
Po ashtu ka reaguar edhe Aleksandër Vuçiç, reagim i cili ka ngjallur dyshime në mediat serbe, pasi nuk e ka përshëndetur operacionin. "Shpresoj që situata në Amerikën e Jugut të qetësohet dhe që sulmet ndaj Venezuelës të ndalen", ka deklaruar ai.
Në Tiranë dhe Beograd, komentet sociale dhe reagimet publike janë të shpërndara, por një trend duket qartë: shumë përdorues kërkojnë humoristikisht ose seriozisht që Trump të vijë në Shqipëri “për të na shpëtuar nga Rama”. E njëta gjë dhe në medit serbe. Kjo reflektim emocional tregon lodhjen e publikut nga politika e brendshme, por realiteti është ndryshe.
SHBA nuk ka asnjë qëllim dhe asnjë kapacitet për të sulmuar apo ndërhyrë ushtarakisht në Shqipëri, përkundrazi Shqipëria konsiderohet një aleate e fortë e Amerikës. Veprimi sot ndaj Venezuelës është dërguar si mesazh i qartë për autokratët e tjerë: udhëheqësit që shtypin demokracinë dhe qëndrojnë larg vlerave perëndimore janë objekt vëmendjeje ndërkombëtare dhe kritikash të forta nga Uashingtoni.
Ndërkohë që SHBA nuk i ka përshëndetur zgjedhjet në Tiranë për shkak të shqetësimeve për mënyrën se si u zhvilluan ato, dhe situata në Serbi mbetet e tensionuar për shkak të kontrollit të medias dhe institucioneve, reagimet e autokratëve në rajon përbëjnë një tregues të qëndrimeve të tyre politike. Mos vallë e kanë marrë mesazhin e Trump? /Pamfleti
Mjaftojne zgjedhjet e vjedhura korrupsioni der grryerje te Ekonomise,patronazhimi i sistemit ekonomia ne duart e krimit etj.. Cfar duhet me qe te quhet vend me kriminalitet kur gjithcka vidhet blihet?
edhe rama
Dora e zgjatur e Tramp do preki edhe Maduron shqiptar. Një qeverisje tranzicioni nga SHBA në Shqipëri do ishte gjëja e duhur. 'Kasta' e meriton një fund të turpshëm.