TAGS-AT E JAVËS

Editorial24 Nëntor 2025, 09:47

Ne heshtëm, kur duhet të bërtisnim!

Shkruar nga Nadav Lapid
Ne heshtëm, kur duhet të bërtisnim!
Regjizori izraelit Nadav Lapid /

*Autor i artikullit është regjizori izraelit Nadav Lapid. Ai e vë theksin tek mungesa e reagimit: Ndërkohë që në Gazë kanë ndodhur shfarosje dhe shkatërrim, në Izrael nuk ka pasur proteste të mëdha që të vënë në pikëpyetje politikën shtetërore. Jo vetëm ekstremistët janë përgjegjës për krimet, por edhe “të mirët” njerëz që heshtën.
Kinematografia izraelite, sipas tij, reflekton realitetin jo si kritikë, por si pjesë e tij: “Ne, artistët izraelitë, zgjodhëm të jemi më shumë izraelitë se sa artistë.”  

Filmi im "Yes" lindi nga një imazh: "Shtyllat e shoqërisë" nga artisti gjerman George Grosz. Aty shfaqen tre figura; një financier, një ushtar dhe një klerik, në një festë groteske. Ata janë shtyllat e një shoqërie të kalbur, përpara se të përpinte ferri i nazizmit.

Viti është 1926, qyteti Berlin.

Edhe pse katastrofa ende nuk kishte ndodhur, piktori e kishte ndjerë që shoqëria ishte e sëmurë. Aty kuptova se edhe në shoqërinë izraelite të sotme, ngjashmëria është tronditëse.

Shumë përpara 7 tetorit, shoqëria jonë vuante nga një paralizë morale. Disa protestonin, por shumica, përfshirë edhe neve, artistët, heshtnim.

Ne, që duhej të ishim ndër zërat më të zhurmshëm, zgjodhëm heshtjen. Heshtje përballë ndërtimit të një regjimi të mbështetur në diskriminim, nënçmim dhe dhunë sistematike ndaj palestinezëve.

Ne nuk folëm kur u dogjën fushat në Gazë, kur u ndërpre energjia elektrike dhe u shkatërruan spitalet. Nuk folëm kur fëmijët në Rafah mbeteshin pa ujë dhe kur civilët në Khan Younis bëheshin shënjestër. Nuk folëm, dhe kështu u bëmë bashkëfajtorë.

Jo vetëm ekstremistët janë përgjegjës, por edhe ne që u strukëm në qetësinë tonë.

Arti izraelit është bërë pjesë e problemit. Ai nuk reflekton më përballë realitetit, por shpesh e justifikon atë.

Ne vendosëm të jemi më shumë izraelitë se sa artistë, më shumë mbështetës se sa kritikë. A nuk është kjo forma më e frikshme e vetëçensurës?

A mundemi tani të kthejmë kokën pas dhe të themi të vërtetat që i shmangëm?

A jemi në gjendje të xhirojmë një film për këtë; jo për të justifikuar, por për të akuzuar?

Nuk ka më justifikim. Fjalët nuk do të jenë kurrë të mjaftueshme, por heshtja është vrasëse.

Në fund, pyetja që mbetet është kjo: kur do të fillojmë të bërtasim?

Shënim i redaksisë: Ky tekst është një thirrje për reflektim kolektiv, jo vetëm për Izraelin, por për çdo shoqëri që mëson të normalizojë padrejtësinë dhe të heshtë përpara krimeve. Shqipëria dhe rajoni i Ballkanit nuk janë të përjashtuar nga ky paralelizëm historik./Pamfleti

nadav lapid

4 Komente

  1. F
    Feti Dema

    'Pamfleti ka dal në rrugë'. Pamfleti prin, por jo vetëm. Kjo, është inkurajuse për këdo.

    1. f
      fshatari.pafshat

      "Ky tekst eshte nje thirrje per reflektim kolektiv"... - dhe reflektimi tone, atehere, ishte ashpersimi i luftes se klasave. Mjere te deklasuarit...dje, po edhe sot qe ende nuk e dine se cfare po i pret. Reflektimi, eshte manifesti qe vjen nga Messia per popujt. Ende nuk e kemi nje te tille, dhe nuk do ta kemi pa mbaruar rindarja e Botes... Atehere, do filloje te dale ne plan te pare roli i individit perparashpenes i historise...

      1. J
        Jeti

        Pamfleti deri diku eshte ok, por kur i ben favore dhe i sherben lali erit e dhjet gjithe punen e mire

        1. T
          Turra e druve

          Izraeli, reabilitoi Nazistet !!! Kur hebrete, bënë ne 2025 çfare u pa nga te gjithe, imagjinoni se çfare kane qenë e berë ata ne shekuj. Vatikani s'duhet te heshtë më !!!

          Lini një Përgjigje

          Editorial