TAGS-AT E JAVËS

Editorial22 Nëntor 2025, 15:11

Si u kthye Partia Socialiste në një spital psikiatrik

Shkruar nga Pamfleti

 

Si u kthye Partia Socialiste në një spital psikiatrik
Edi Rama /

Një parti që dikur prodhonte debat dhe kriticizëm, sot është mbushur me shpërthime nervore, inate të shtypura dhe frikë nga SPAK-u, ndërsa askush nuk guxon t’i thotë asnjë fjalë Edi Ramës, përveçse të grindet me “të vegjlit” poshtë tij...

Panorama e shpalljes së qeverisë nga Edi Rama më 11 shtator ishte një skenë klasike horrori. Ogerta Manastirliu që pati ulje glicemie pas shpalljes si kandidate e Tiranës, apo Besford Lamallari që u bë i zbehtë në fytyrë kur u njoftua se do të ishte ministër i Drejtësisë.

Ajo atmosferë mëshiruese e enturazhit të lidershipit socialist, që veneron me pahir Edi Ramën, erdhi duke u përshkallëzuar ditë pas dite. Aq shumë, sa shpërtheu haptazi kolera e inatit mes socialistëve. Replikat e frustruara mes Erion Braçes dhe Piro Lutajt, postimi i nxituar i Petro Koçit, nuk ishin të vetmet. U “rizgjuan” Arben Malaj e Ermelinda Meksi, apo ish-drejtori i RTSH-së, që bëri burg pasi e emëroi nga Amerika Olsi Rama, i cili inatin me shokun e tij dhe “palloshin” ia nxjerr pa lidhje Bajram Begajt dhe Fate Velajt.

Edhe Luan Rama, prej muajsh, ka hapur arkivin e veneracionit për figurat e vjetra, duke shprehur pakënaqësinë e tij të qartë me lidershipin e Edi Ramës, ndërsa inatin e shfryn pa lidhje tek general Bajrami, Presidenti i Republikës, njësoj si shoku i vet, ish-kryeredaktori i Zërit të Popullit.

Të gjitha këto shpërthime psikike vijnë nga figura që kanë qenë ministra, deputetë, drejtorë, njerëz me ndikim. Pra njerëz që kanë pasur mundësi reale të mbanin një qëndrim të qartë dhe të guximshëm. Në të shkuarën, në Partinë Socialiste nuk ka pasur problem që të ngrihej një kritikë direkte ndaj kryetarit, ndaj politikave apo ndaj një vendimi konkret.

Ndërsa sot, ndodh një situatë absurde: edhe pse ka njëmijë arsye kritike, askush nuk i bie në kokë Edi Ramës. Merren në mënyrë të tërthortë me figurat poshtë tij. Jo se ata nuk mund të jenë problematikë, por sepse kritika e vërtetë duhet të ngrihet mbi liderin, jo mbi marionetat.

Nuk jemi në rastin e një debati mbi vlerësim figurash, debat legjitim në vetvete, por në rastin e mungesës totale të kritikës ndaj Edi Ramës. Ashtu si dikur e bënte Ben Blushi brenda PS-së, duke shfrytëzuar oratorinë për të krijuar një mjedis kritik dhe demokratik. Por askush nuk e përkrahu atëherë Blushin; shumë e akuzuan si egoist. Sikur të kërkosh karrierë është krim, ndërkohë që karriera është objektiv normal për çdo njeri.

Por të kthehemi te realiteti. Partia Socialiste po përjeton sot një panoramë të deformuar emocionalisht. Në media doli video e Edi Ramës në Romë, i cili bërtiste ndaj drejtuesve të Ministrisë së Brendshme që të firmosnin pa vonesë tenderin e kamerave të Emirateve, edhe pse çështja ka ngecur.

Zyrtarët socialistë, të terrorizuar nga frika e SPAK, nuk firmosin asgjë. Shefi i tyre nuk mban përgjegjësi për asgjë nga ato që shpall, ndërsa administrata firmos e bëhet kurban. Gjithçka është përqendruar te ai dhe te grupi i tij i ngushtë, bashkë me suitat e nëntokës së krimit.

Motivimi për karrierë ka vdekur. Gara nuk ekziston. Meritokracia është zhdukur. Si pasojë, strukturat e PS-së janë kthyer në klane të urrejtjes së ndërsjellë,  një atmosferë që vjen drejtpërdrejt nga Edi Rama dhe njerëzit e tij, si mënyrë sundimi.

Një tenxhere me presion që pritet të shpërthejë.
Ajo që ndodhi këto ditë është vetëm fillimi.
Siç ka thënë “i gjati”: “S’keni parë gjë akoma!”/Pamfleti

partia socialiste spitali psikiatrik

9 Komente

  1. b
    bledi

    Rasti i fundit i Ballukut, ku kryeministri hapur ka fale ne mbrojtje te saj, tregon fare qarte qe kryetarit nandes po i vjen fundi, po i vjen rradha. E di shume mire qe pas Ballukut do shkoi dhe ai ne burg. Perpiqet me cdo kusht te mbijetoj, por tani ato gjera qe cdo shqiptar i dinte apo i kishte te degjuara, po i provon drejtesia. Keta jane harbuter kane vjedhur dhe plackitur si asnjehere me pare. Ndaj tani po u vjen koha te paguajne dhe do paguajne shtrenjt. Deklaratat e kryeministrit tone interesant, qe reformen e bera une kurse Amerika Ndoc Rrokun e shume te tjera budalleqe, kane ngritur antenat e agjencive ligjzbatuese amerikane. Tani e kane vene perpara dhe ja kane prere bileten. Mendon qe do e shpetoj europa por jo.

    1. E
      Ervis

      Balluku nuk shkon ne burg, ajo thjesht nuk do te ndahet nga parate e korrupsionit! As Rama nuk ka per te shkuar ne burg, SPAK thjesht ben show ndersa GJKKO jep denime qesharake per zyrtaret e korruptuar! Situaten e ndryshon vete populli me revolte, studentet dhe pensionistet duke mbajtur larg protestes komunista si Arlind Qori qe jane marioneta kontrolli te qeverise ndaj tyre! Ka ardhur koha qe gjenerata Z ne Shqiperi te tregoje veten si ajo e Nepal apo Serbi.

    2. E
      Emigranti 1991

      Kur mashtrimi. Genjeshtra,hipokrizia, deliri, perzene të verteten nga "shtrati", fenomeni "Çernobil", është i pa shmangshem.

      1. a
        andi

        Deri sa ka nje psikopat ne krye, ca prisni normalitet!!!!!!

        1. L
          Liu

          Nje gje e mire ka ndodhur te pakten - veliaj eshte ne burg

          1. Y
            Ylli

            Sorosi e Toni Bler ca thone valle tani?? Se helbete qe planet bashke i zbatuan. Si Romana Vlahutin qe kishte burrin me Sorosin dhe mbante retorike koti gjoja po perparonte vendi (nxjerrin nga nje cironke keta e gjoja ja.. mashtro veten) sikur se di populli qe keta mblidh taksa e shpernda ku duan, merr thase "taksash" droge nga jashte, i japin vete lidereve te atyre vendeve, gjoja blene shpia neper Shq, qe te mos ua prishin terezine. Me pak fjale populli kokeulur se dhe ata ne droge e alkol prej hallit e streseve perfundojne Jane vete per psikiatri marrin me qafe gjithe arken e molles

            1. D
              Detari

              Blushi doli qe i kishte llafe Kur erdhi puna per te vjedhur e pati lugën e madhe Hajde pyesni në Top para se të na i maresh shembull

              1. S
                Socialist

                Edi Rama vertet ska pare gje akoma!

                1. P
                  PIRRO

                  Artikulli dhe kruefjala me.e.salte.qe.kam.lexuar deri me sot tek Pamfleti 57 vjet qe e.lexoj. Diagnoza me.e sakte deri me sot per.partine / organizaya Satanike Kriminale me e Madhya qe ka pas kombi shqipetare mbas asaj Abrahamike. Ju lumte

                  Lini një Përgjigje

                  Editorial