Edhe këtë herë do të ndodhë që Edi Rama të kalojë nëpër ngushticat që i kanë krijuar vendimet e padrejta të Drejtësisë, për të çuar mesazhin në Bruksel.
As që pritet tjetër gjë. E sigurt se Edi Rama nuk do të sillet si Drejtësia. Edhe kësaj here do t’i manifestojë parimësi, pavarësisht goditjes që i dhanë. Të vjen ndërmend sjellja e disa të urtëve përballë dëmeve që u kanë bërë në familje, tek thonë: ‘Ia lë në dorë Zotit!’’ .
Lordi i Edi Ramës, përballë absurdit, formulën kryesore ka ‘kthe faqen tjetër!’. Dhe shiko përpara.
Gjithnjë kryeministri ka deklaruar se ‘Drejtësia ka punën e vet, ne tonën. Nuk ndërhyjmë, pranojmë vendimet e Drejtësisë’.
Por kësaj here, më shumë se kurrë, kryeministri i Shqipërisë ‘nga faqja tjetër’ ka një objektiv shumë të lartë. Ka bërë gati gjithçka që Shqipërinë ta ankorojë në Bashkimin Europian, që është ëndrra më e vjetër dhe më e lartë për kombin. Sot BE ka samitin e vet në Tiranë. Para qëllimit të madh kombëtar, Edi Rama me siguri që do të bëjë sikur nuk ndodhi gjë në ‘familjen e tij’. Ndryshe do të kacafytej me prokurorë e gjykatës që sot janë e nesër nuk janë, duke lënë në anë të rrugës qëllimin për në Bashkimin Europian, i cili është fat i përjetshëm.
Me sa duket nuk ka ndërmend, as kësaj here, që t’u japë shkas skeptikëve apo edhe nihilistë nëpër botë që duan të mbajnë si flamur të shkuarën e errët politike e juridike të vendit. Sikur një fjalë, sado të vërtetë, të thotë Edi Rama për padrejtësitë e Drejtësisë, ata andej dhe disa këtu do t’i suleshin: ‘Ja që ndërhyn në Drejtësi’.
Po të ishte në qeverinë belge apo holandeze, sigurisht që kryeministri do të thoshte të vërtetat hapur për ndërhyrjet e Prokurorit dhe Gjykatësit në qeverisjen e vendit dhe në besimin e sovranit popull. Por jemi këtu, ku sapo tentohet të ngrihet një drejtësi normale. Kryetari i qeverisë është ‘i detyruar’ që të zbusë ose të durojë përbindëshin që rriti vetë’.
Nuk ke ç’i bën, ai tjetri përballë që është agresiv sepse është i dobët, ai do të cingërojë duke thënë ‘Ja, qeveria më preku!’.
Edhe këtë herë do të ndodhë që Edi Rama të kalojë nëpër ngushticat që i kanë krijuar vendimet e padrejta të Drejtësisë, për të çuar mesazhin në Bruksel.
Drejtësia e Re, kësaj here e goditi në krahun e djathtë të tij, në kokën e zëvendës kryeministres. ‘Balluku, pezullohet nga detyra1...’. Ky ishte urdhri. Më parë e kishte goditur te personalitete të tjerë politik të qeverisjes , duke mbërritur deri te kryetari i Bashkisë së kryeqytetit... Drejtësia ka vendosur të bëjë punët e kryeministrit, duke shkarkuar zëvendëskryeministren. Precedenti hap rrugë që të hënën të shkarkojë ministrat. Nga mesi i javës, sipas ‘të drejtës së precedentit’ gjykatësi dhe prokurori do të shkarkojnë presidentin e Republikës. Ndërsa një javë më vonë do të bëjnë sikur Shqipëria nuk ka as popull. ‘E shkarkuam’.
Disa vëzhgues po e quajnë një grusht shteti nga Drejtësia. Të tjerë kanë frikë se po nxiten atavizmat e një Shqipërie të prapambetur kur nuk e kishte mendjen nga Evropa por nga Lindja e Mesme. Të tjerë po flasin për defektet në ndërtimin e ‘Drejtësisë së Re’ si një kullë e vjetër me tunele të nëndheshme që marrin e japin me paratë e vjedhura nga zyrtarët e lartë gjatë këtyre 30 vjetëve.
Ligjvënësi nuk ia preu kanalet e pista ligj zbatuesit.
Sado të skajshme që duken, të gjitha paradigmat kanë baza reale. Përderisa Prokurori shkarkon nga detyra të zgjedhurit dhe të votuarit nga populli. Belinda Balluku, zëvendëskryeministre, është e votuar dy herë: E para nga vetë sovrani për në altarin e mbajtësit të sovranitetit. E dyta, votuar për nënkryetare e qeverisë nga Parlamenti- si mbajtës i sovranitetit.
Megjithatë, Edi Rama, sigurisht do të kalojë nëpër ngushticë pa i lënë ‘të drejtë’ prokurorit që të hedhë edhe baltë, pas gurëve.
Gjynah që Rama nuk e bën ministër propagande Frrokun. E meriton.
Ky eshte Faruk jo Frrok. Ky eshte magjistari qe te zezen e ben te bardhe e te bardhen te zeze. E ka fituar si zanat qe kur ishte te Agon i Becchettit
Komunist asht dhe ky nuk ka nonji ndryshim me kta që janë . Gjithmone asht pagu për me folë për perkrahje.
Nuk ka lepires me ekzemplar se ky mostra. Ky bashke me Mero Gelbazen e kane bere llapen cope nga lepirja e Palloshit.
Ata nuk shkarkojne ministra,por po gjykojne hajdute dhe ne rast se Rama do te na coje ne europe me nje grup ministrash hajdute,atehere drejtesia do bente shme mire ti bllokonte dhe jo vetem,po tu marri pasurine e pa ligjshme dhe po te doje le ti fusi dhe ne burg.Nuk kemi pse drejtohemi nga hajdute ordinere.
Sahan lepires tere jeten ngeli ky i shkreti!
Ky është..më e ndyra gjë (jo njeri) i tokës shqiptare..!
Larve
DREJTËSIA PO DEL NGA RRUGA, PO I KALON CAQET, PO BËHEN TË PA PREKSHËM! DERI DJE ISHTE QEVERIA E PA PREKSHME, SOT KALOI PAPREKSHMËRIA NGA KRAHU I DREJTËSISË! NË PUNËN E SAJ DREJTËSIA KA SHFAQUR NUANCA TË DREJTËSIS NË KOHËN E SOCIALIZMIT QË ME TRE FIRMA DËSHMITARËSH HYJE NË BURG, ME NJË DALLIM SE ATËHERE NUK E BLEJE DOT DREJTËSINË, TANI PO! DISA PROKURORË NË SJELLJE MË NGJAJNË ME ISH SIGURIMSAT GJATË PUNËS ! KEMI RRËSHQITUR, KEMI FETISHIZUAR DREJTËSINË DHE KEMI INJORUAR SOVRANIN POPULL! NUK DUHET DREJTËSIA TË VËJË DORË MBI TË ZGJEDHURIT NGA POPULLI, PËR KËTË DREJTËSIA TI DREJTOHET POPULLIT DHE TË PARAQES ARGUMENTAT E VETA, JO ME LETRA ANONIME E TELEFONATA PO ME ARGUMENTA, ÇFAR DËMI ËSHTË SHKAKTUAR EKONOMIKISHTË DHE NË LIDHJE ME POLITIKAT E SHTETIT ÇFAR DËMI ËSHTË SHKAKTUAR; ME KËTO DREJTËSIA TI DREJTOHET POPULLIT, NËSE E VOTON POPULLI TË VEPROJË DREJTËSIA, SA KOHË KA VOTËN E POPULLIT AI/AJO DUHET TË JETË E PA PREKSHME!!! LIGJET TONA NË PËRGJITHËSI DUHEN RISHIKUAR DHE TË NDËRHYET PËR TË MOS RËNË NDESH ME NJËRA TJETRËN, TË MOS LEXOHEN NDRYSHE NGA NJËRI E NDRYSHE NGA TJETRI NË GJUHËN SHQIPE! DREJTËSIA NUK ËSHTË AJO QË PRISNIN SHQIPTARËT, NUK I SHËRBEN QËLLIMIT PËR TË CILËN U BË REFORMA E U SHPENZUAN E SHPENZOHEN LUMË PARASH, DUKE NA VARFËRUAR E DUKE MBAJTUR KËTA QË BLEJNË VILA E MAKINA LLUKSOZE!!!
Në këtë qeverisje, ( si edhe në atë tjetren) genjeshtrat, mashtrimet, kanë përzënë të verteten nga "shtrati", fenomeni "Çernobil", ka treguar historia, është i pashmangshëm.
Ky PIS????