Sipas KLSH, në shqyrtimin e dosjeve për kompensim rezultojnë vonesa në kompensimin deri në 3 vjet, në 6 raste rezulton se dosjet kanë filluar të shqyrtohen në vitin 2017 dhe janë kompensuar në vitin 2020...
Qeveria duket se ka dështuar me procesin e kthimit dhe kompensimit të pronave. Edhe pse kanë 10 vite në pushtet. Socialistët duket sa nuk kanë avancuar në këtë aspekt. KLSH ka kryer një auditmim në fushën pronave dhe ka arritur në përfundimin se në 7 vite, që nga hyrja e fuqisë së ligjit mbi kompensimin e ish-pronarëve, Agjencia e Trajtimit të Pronave ka kompensuar në total vetëm 794 vendime nga 18734, duke u përkthyer në vetëm 4,5% të procedurave
“Në 7 vjet nga hyrja në fuqi e ligjit nr. 133/2015 deri në 31 dhjetor 2022, nga ATP janë ekzekutuar në total vetëm 794 vendime ekzekutimi për kompensim financiar, nga 18734 vendime përfundimtare të vlerësuara nga Sektori i Kompensimit i ATP-së, e përkthyer në përqindje vetëm 4,5%, të vendime janë ekzekutuar, që do të thotë se me këto ritme Ekzekutimi Financiar i Vendimeve Përfundimtar për Kompensim që do të vlerësohen financiarisht sipas mënyrës dhe formave të përcaktuara në VKM-në 223/2016, të ndryshuar, është një proces pothuajse e pa realizueshëm, për zbatimin e nenit 16, pika 6 të ligjit nr. 133/2015”, thuhet në raport.
Sipas KLSH, në shqyrtimin e dosjeve për kompensim rezultojnë vonesa në kompensimin deri në 3 vjet, në 6 raste rezulton se dosjet kanë filluar të shqyrtohen në vitin 2017 dhe janë kompensuar në vitin 2020 pra me vonesa të pa justifikuara dhe pa pasur dokument justifikues mbi shkaqet e vonesës si dhe selektimi dhe zgjedhja e subjektit për tu marrë në shqyrtim.
Auditi ka nxjerrë në pah edhe raste të tjera që kanë shfaqur problem lidhur me kompensimin. Kështu në 3 raste nga Sektori i Kërkesave të Veçanta nuk është marrë në shqyrtim kërkesa e subjektit të shpronësuar për kompensimin financiar me “Kërkesë të Veçantë” edhe pse kërkuesi legjitimohet në kërkesën e tij për kompensimin financiar të pronës, por ka kaluar për shqyrtim në Sektorin e Kompensimit Financiar dhe Fizik, duke mos i kursyer buxhetit të shtetit një vleftë prej 60,388,502 lekë, nga fondi i kompensimit të subjekteve të shpronësuara.
Lini një Përgjigje