Gjykata e Lartë nuk ka pranuar rekurset që ka bërë Fredi Beleri. Kryebashkiaku i zgjedhur në Himarë po tenton prej 3 muajsh të dalë nga qelia, por duket se kjo nuk ka për të ndodhur.
Pak ditë më parë SPAK dërgoi dosjen për gjykim dhe gjykata e pranoi, ndërsa Fredi Beleri më herët kishte bërë dy ankimime në Gjykatën e Lartë. Por sot gjykata ka njoftuar se nuk i ka pranuar rekurset e tij dhe tani Bleri do të përballet me gjykimin.
Bëhet fjëlë për dy rekurse. Në një prej tyre kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës kërkonte vlerësimin e paligjshëm të arrestit në flagrancë. Në rekursin tjetër Beleri kërkonte të shpallen të paligjshme përgjimet e kryera nga Prokuroria e Vlorës për lejimin e përgjimit të fshehtë fotografik audio e video të personit të infiltruar. Por gjykata i ka dhën goditje atij dhe Athinës. Ashtu si GJKKO dhe Apel i Posaçëm, edhe Gjykata e Lartë ka refuzuar presionet e grekëve.
Fredi Beleri u arrestua për zgjedhjet e 14 majit. Veprimet hetimore speciale zbuluan se në prag të ditës se votimeve ai u përfshi në skemën e blerjes se votës.
Paratë u paguan nga bashkëpunëtori i tij tek qytetari qe iu tha qe për këtë pune do të shpërblehej me 300 euro dhe gjykata deri më tani ja ka refuzuar Belerit kërkesën për tu betuar por edhe për të lënë qelinë.
Më 15 korrik, Beleri humbi betejën me drejtësinë shqiptare për të lënë qelinë. Gjykata e Lartë rrëzoi Fredi Belerin, duke lënë në fuqi masën e arrestit me burg të dhënë nga Gjykata e Posaçme e Apelit.
Gjykatat e tjera e kanë rrëzuar disa herë kërkesën e tij për tu liruar ndërsa për herë të parë kjo masë sigurie do të shqyrtohet në Gjykatën e Lartë.
Një person bashkëpunoi me policinë dhe prokurorinë e Vlorës për të dokumentuar faktin e akuzës, ai u pajis me logjistikën e nevojshme, që nga regjistruesi.
I infiltruari arriti të merrte shumën prej 40 mijë lekëve të reja në kërkim të 8 votave në favor të Belerit. Beleri u shpall fitues nga qelia në zgjedhje, por betimi i tij nuk u krye asnjëherë për të marrë detyrën.
Arrestimi i tij ka nxitur reagimin e Athinës e cila kërkon me ngulm lirimin e tij duke deklaruar se arrestimi i tij ka lidhje politike.
Lini një Përgjigje