TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet26 Shtator 2023, 15:51

Ndërhyri në sistem dhe hoqi një automjet nga statusi “Alert”, ndalohet oficerja e policisë në Rinas

Shkruar nga Pamfleti

Ndërhyri në sistem dhe hoqi një automjet nga statusi

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ndaluar një oficere policie, me detyrë Trup Shërbimi në Seksionin e Sigurisë, në Komisariatin e Policisë Rinas. Oficerja në fjalë ka ndëhyrë në sitemin kompjuterik duke hequr nga nga statusi ‘Alert’ një automjet të futur në listën e zezë të policisë.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Shkodër-Lezhë) në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë ka kryer ndalimin e oficeres së policisë Inspektore S. K., 29 vjeçe, me detyrë Trup Shërbimi në Seksionin e Sigurisë, në Komisariatin e Policisë Rinas, DVP Tiranë, pasi dyshohet për kryerjen e veprave penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”.

Ndalimi i oficeres së policisë u krye pas marrjes në dijeni të një parregullsie në procedurën e mbylljes së praktikës për heqjen nga statusi ‘Alert’ të mjetit në pronësi të shtetasit L. K”, njfton AMP.

Lini një Përgjigje