TAGS-AT E JAVËS

Editorial12 Korrik 2024, 12:53

E ku ndryshon modeli i Shkëlzenit dhe Argitës nga ai i Olsi Ramës?

Shkruar nga Gjergj Zefi

Këto kërkojnë të rrëzojnë këtë qeveri që në fund të fundit nuk ka bërë asgjë tjetër veçse ka ndjekur pikë për pikë modelin që krijoi Sali Berisha: drejtues e trashëgimtarë, të gjithë bashkë të jargavitur në tepsinë e pushtetit...

E ku ndryshon modeli i Shkëlzenit dhe Argitës nga ai i Olsi
Shkelzen Berisha /

Me Shkëlzenin e Argitën nuk mund të ketë as opozitë e as rotacion; ata e kanë vendin në burg, në krah të Olsi Ramës...

Pinjollët e Berishajve i kanë ndarë detyrat: Argita shfaqet në krye të turmës sa herë kërkohet lirimi i të atit dhe sa herë turmat i turren bashkisë së Tiranës.

Shkëlzeni është pjesëmarrës në ato që konsiderohen protesta kombëtare. Qerthulli shqiptar politik, që trazon të njëjtën çorbë të prishur, ai që krijoi precedentin, të cilin e trashëgoi edhe pushteti i sotëm, vazhdon të bëjë pis dhe të shkatërrojë edhe atë fill të dobët shprese për të ardhmen e shqiptarëve.

Dje, e ashtuquajtura opozitë, të  cilën plaku i pakallur ende në ‘varrin’ politik e drejton nga ballkoni i shtëpisë, doli në shesh, njësoj e çoroditur dhe pa bosht si më parë. Ndryshimi i vetëm kësaj here ishte se në krye të turmës, përveç Ilirit të dalldisur që e ka humbur toruan fare, u shfaqën edhe bijtë e Sali Berishës.

Tmerr!

Pikërisht ata që sot e gjithë ditën mbeten të ndyrë nga krimi, vjedhja dhe korrupsioni, zyrtarisht të përzier në çdo aferë që pushtetit i babait të tyre ka krijuar, dolën në protestë kundër qeverisë. Ata kërkojnë të rrëzojnë këtë qeveri që në fund të fundit nuk ka bërë asgjë tjetër veçse ka ndjekur pikë për pikë modelin që krijoi Sali Berisha: drejtues e trashëgimtarë, të gjithë bashkë të jargavitur në tepsinë e pushtetit.

Tmerr!

Shkëlzeni dhe Argita kërkojnë ikjen e Edi Ramës që të vijnë ata në pushtet.

Këta dy pinjollë që, përveç të tjerash, mbajnë edhe faturën e fundit politike të babait të tyre, duan të rikthehen.

Shkëlzeni ka vrarë njerëz të pafajshëm dhe kjo është vërtetuar katërcipërisht,  do të vijë në pushtet. Argita që e ka dosjen sa një mal në drejtësi për vjedhjen e drejtuar nga ajo dhe i shoqi, do të vijë në pushtet.

Këta fundërrina kanë ende faqe e fytyrë të dalin në krye të turmave kur në fakt duhet të ishin në burg.

Këta fundërrina që janë autorët e modelit të pushtetit që vuajmë sot, duan të rikthehen.

A mund të ketë fund më të thellë se ky?! Zor...

Sali Berisha me pjellat e veta biologjike, jo vetëm që mbolli fundin e tij, por krijoi edhe bazën e pushtetit me trashëgimi, që të majtët e përqafuan me pathos. Iku ai me pjellat e veta dhe erdhi Edi Rama me Olsin, me trashëgimtarët e drejtpërdrejtë të Nomenklaturës që çimentuan atë që kjo kufomë politike mbolli dhe vaditi me pasion. Iku Saliu dhe horrat dhe kriminelët e tij, i mori Edi. Iku Sali dhe oligarkët e tij sot i shërbejnë Bablokut...

Tani këta duan të bëjnë rotacion!

Tmerr!

Shkëlzeni dhe Argita mendojnë se shqiptarët kanë harruar dhe dalin në krye të një turme të dëshpëruar dhe të çoroditur dhe kërkojnë të rikthehen zyrtarisht. Këta, vijnë vërdallë me molotov nëpër duar në këto ditë të nxehta dhe mendojnë se shqiptarët kanë harruar.

Kjo nuk mund të jetë e ardhmja e shqiptarëve. Kjo është e pamundur. Kufoma politike le të bërtasë sa të dojë nga divani i shtëpisë dhe molotovët të bëjnë flakë sa të duan. Bijtë e tij e kanë vendin në burg si Olsi, Edi Rama dhe bijtë politikë.

Vetëm kur këta të shkojnë aty ku e kanë vendin shqiptarët mund të bëjnë rotacion dhe të jetojnë të qetë./Pamfleti

shkelzen berisha argita berisha olsi rama modeli

Lini një Përgjigje