Arrestimi i Ilir Beqjes, mesazh populist sikur Edi Rama është më i fuqishëm se Amerika!
I shkreti ti o Ilir Beqja, të erdhi arresti andej nga nuk e prisje!
I pari që të preu në besë, është ky që edhe ti si i pa besë, duhet ta presësh në besë.
Edi Rama, për të larguar vëmendjen e medias nga vëlla Olsi, Ilir Meta dhe Engjëll Agaçi, që janë ende ‘peshq të gjallë’, të kishte shitur si derrin në pazar tek Altin Dumani, për interesa të vetat dhe për të shpërndarë mesazhin, se në mungesë të ambasadorit amerikan këtu në Tiranë, ai ende vazhdon të jetë edhe mbi Amerikën.
Thashethemet e fshatarëve, se Beqja kishte blerë dy prokurorë të SPAK-ut dhe nuk do të arrestohej, i mbylli Edi Rama.
Peshku i ngordhur u shit si i freskët.
Kjo ndodhi, por hajde mbushu mendjen shqiptarëve se Ilir Beqja është më hajdut se Patriarku i fisit?!
Nizami që kishte luftuar e pushtuar një koloni të fondeve publike dhe atyre të BE-së, i besonte Edi Ramës, sa kohë në lokalin e tij “Gzona”, gëzonte stomakun e mafies së narko shtetit, të ambasadorit të BE-së Luigi Soreca, diplomates Yuri Kim, shefit të diplomacisë së BE-së Josep Borrel dhe shumë diplomatëve të ambasadës amerikane.
Pedonalja në sarajet e Bamir Topit, shumë shpejt do të zgjohet nga krisma topi.
Është kamufluar në këtë qendër tregtare me zeje të artizanatit dhe kulinarisë, një episod i ndritur e historisë mafioze. Secili ka vajtur, ka ngrënë e ka pirë aty me fatura false, do të vajtojë, “ç’më gjeti e kush ma futi”?!
Imuniteti sot nuk mbush asnjë vrimë vegimi.
Që të kishin “suksese në jetë”, ata që hanin e pinin djersën e popujve shqiptarë, evropianë e amerikanë, do duhej t’i mbushnin mendjen popullit shqiptar të festonte kapjen e një ‘peshku të ngordhur’ si Ilir Beqja.
Këtu dështoi Edi Rama.
Me të futur nuk fitohen betejat, pasi sot edhe “gjeneralëve” ua ka futur dikush nga pas.
Kush ja rrasi “preshin” gjeneralit të “Guarda Di Finanza” Fabrizio Lisi apo shefit të FBI-së për New Yorkun, Charles McGonigal?!
Që të mos bëhemi të mërzitshëm duke e lakuar përditë FBI-në, le të lodrojmë nëpër hapësirën tonë me thashethemet që kërkojnë Thembrën e Akilit.
Alkoolmatësi ynë, ende në rregull nga presionet e këtyre qelbësirave, distilon lëngjet e lëndëve edhe në lëmshin rrumbullak, që Edi Rama lëshon nga Olimpi në SPAK për të mbrojtur vëlla Olsin dhe Ilir Metën.
Prangosja e ish ministrit, është edhe presion i Bablokut për diplomatët e zyrtarët e lartë të BE-së dhe SHBA-ve që t’u thotë, të gjithë e kemi ngjyer gishtin nga pak.
Mediat në minorancë, vlerësojnë elegancën e Elefantëve të korrupsionit.
Pra, Ilir Beqja nuk arrestohet për koncensionet në shëndetësi, por për pastrim “pjatash” në kulinari, nuk i kërkohet llogari për 200 e ca milion dollarë, por shtrëngohet me 200 e ca mijë dollarë që të mos hapë gojë për Bablokun, siç ka llapur se po qeras diplomatët dhe nuk e rruan as për evropianët, as për amerikanët.
SPAK po bën spektakël në sokak.
Në trotuarin e botës së mafies, ku njerëzia blen edhe vdekjen, akuzat që bëjnë lajm se Ilir Beqja dhe Mirela Kumbaro, kanë prerë dy fatura për të njëjtën Konferencë të BE-së më datën 3 prill 2003, janë bojë uji mbi batërditë e bastardëve bark derra të Bablokut.
Në këtë kohë të rënduar me skandale, kryeministri kryemafioz, shpupurishet të shpojë shpresat e shqiptarëve me demonstrime diplomatike.
Pra, me pak fjalë, arrestimi i Ilir Beqjas vjen si mesazh populist, sikur Edi Rama është më i fuqishëm se Amerika!/Pamfleti
Lini një Përgjigje